Në kuadër të pandemisë COVID-19, Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve (OIE) dhe Shoqata Botërore e Veterinarisë (WVA) bashkarisht tërheqin vëmendjen për rëndësinë dhe përgjegjësitë e profesionit të Mjekut Veteriner për shëndetin publik.
Ato (OIE&WVA), nxjerrin në pah rolet specifike të profesionit të Veterinerit, të cilat janë thelbësore për të siguruar një vazhdimësi në sigurinë e ushqimit, parandalimin e sëmundjeve dhe menaxhimin e urgjencës.
Paris, 18 Mars 2020 – Për të trajtuar në mënyrë efektive sfidat e paraqitura nga pandemia COVID-19, shumë qeveri, në mbarë botën kanë ndërmarrë masa kufizuese për të mbyllur bizneset jo thelbësore. Këto vendime shtrojnë pyetje në lidhje me përshtatjet e mundëshme që duhet të zbatohen nga Mjekët Veterinerë.
Në këtë kontekst, Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve (OIE) dhe Shoqata Botërore e Veterinarisë (WVA) mbështet idenë se aktivitetet specifike të shërbimeve veterinare duhet të konsiderohen si biznes thelbësor.
Mbajtja e aktiviteteve që janë thelbësore për shëndetin publik!
Një Shëndet! Veterinerët janë pjesë integrale e bashkësisë globale të shëndetit. Përtej aktiviteteve të lidhura me shëndetin dhe mirqënien e kafshëve, ato kanë një rol kryesor në parandalimin dhe menaxhimin e sëmundjeve, përfshirë sëmundjet që janë të transmetueshme për njerëzit, apo dhe për të kontrolluar sigurinë ushqimore për popullsinë.
Duke pasur parasysh situatën aktuale, është e rëndësishme që Veterinerët të sigurohen se:
-Shërbimet e Rregullimit dhe Inspektimit Veterinar në vend dhe rajon mund të mbikqyrin integritetin e shëndetit publik.
-Vetëm kafshët e shëndetshme dhe nënproduktet e tyre lejohen në furnizimin me ushqim për të garantuar sigurinë ushqimore për popullsinë.
-Situatat emergjente mund të adresohen dhe administrohen ashtu sic duhet.
-Mirëmbajtja e masave parandaluese, siç është vaksinimi kundër sëmundjeve me një ndikim të rëndësishëm shëndetësor publik ose ekonomik.
-Vazhdim të aktiviteteve prioritare kërkimore.
Mbështetja e aktiviteteve veterinare për momentin që po kalojmë!
Kur kryejnë punën e tyre, Mjekët Veterinerë kanë përgjegjësi të ruajnë shëndetin e tyre, shëndetin e atyre me të cilët punojnë dhe shëndetin e klientëve të tyre. Prandaj, është e rëndësishme se ata/ato duhet të sigurohen se po zbatohen nivelet e biosigurisë, në mënyrë që personeli i tyre të mbrohet me pajisjet e nevojshme të duhura, dhe që pronarët e kafshëve të informohen për masat paraprake të vendosura. Eshtë përgjegjësi e secilit individ që të sigurojë respektimin e rregullave në kuadrin e këtyre veprimtarive, në mënyrë nqë të shmanget përhapja e mëtejshme e COVID-19.P.S Këshillat e mëspiërme janë rekomanduar nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve (OIE) dhe Shoqata Botërore e Veterinarisë (WVA) dhe pritet që së shpejti te jenë pjesë e ligjit për menaxhimin e situatës aktuale ndaj COVID-19.
Përgatiti Mjekësia Veterinare Shqiptare
Hyrje » Për veterinerët » Zoonozat » Rëndësia e Mjekut Veteriner në situatën që po kalojmë