Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Zoonozat » Ethja Hemoragjike e Krime Kongo-Infeksioni tek njerëzit-Pjesa e dytë

Ethja Hemoragjike e Krime Kongo-Infeksioni tek njerëzit-Pjesa e dytë

INFEKSIONI TEK NJEREZIT

Cikli i transmetimit te ethes hemorragjikePeriudha e inkubacionit ёshtё e lidhur nga rruga e infektimit. Infeksionet e mara nёpёrmjet pickimit tё riqnave zakonisht bёhen tё dukёshme pas 1-3 ditёsh dhe periudha mё e gjatё e inkubacionit nё kёtё rrugё ёshtё prej 9 ditёsh. Ekspozimi kundrejt gjakut ose indeve, zakonisht kanё njё periudhё mё tё gjatё inkubacioni. Tё dhёnat e sotme flasin pёr njё periudhё mesatarisht prej 5 deri nё 6 ditёsh, porse periudha mё e gjatё e inkubacionit, nёpёrmjet kёsaj rruge, ёshtё deri nё 13 ditё.

Shёnjat klinike

kkango1Shёnja e parё klinike e ethes hemorragjike tё Crime-Congos ёshtё shpёrthimi i papritur i ethes dhe shёnjave tё tjera jo specifike si tё ftohtit, dhёmbje koke tё forta, fotofobi, marje mёndsh, dhёmbje e qafёs, myalgi dhe atralgi. Temperatura mund tё jetё e lartё. Shёnjat gastrointestinale mё tё zakonshme pёrfshijnё ndjenjёn e tё vjellit, tё vjellat, diarre pa gjak dhe dhёmbje abdominale. Gjёndje e keqe shpirtёrore, konfuzion dhe agresion nё disa raste. Ndryshimet kardiovaskulare, tё tilla si bradikardia dhe presioni i ulёt i gjakut mund tё vihen re. Stadi i hershёm i sёmundjes ёshtё quajtur faza prehemorragjike e cila pasohet pas disa ditёsh nga faza hemorragjike.

Faza hemorragjike zhvillohet pa pritur. Zakonisht ajo ёshtё e shkurtёr dhe zgjat mesatarisht 2-3 ditё. Shёnjat e para mund tё jenё njё skuqje petekiale e cila pasohet nga petekiet, ekimozat dhe shpёrthime massive nё lёkurё dhe membranat mukoze. Hematoma, melena, epistazis, hematuria, hemoptizis dhe derdhje gjaku nga çpimi i venave janё shёnja tё zakonshme. Rrjedhja e gjakut mund tё ndodhё dhe nё vёnde tё tjera, pёrfshi dhe trurin. Nё ndonjё rast, rjedhja e brёndёshme e gjakut tё ngjan me apendisitin. Nё disa pacientё vihet re hepatit dhe qё mund tё rezultojё nё zverdhje. Po kёshtu ёshtё parё dhe splenomegalia. Disa pacientё vdesin nga hemorragjia, pneumonia hemorragjike dhe çrregullimet kardiovaskulare.

Tek pacientёt tё cilёt mbijetojnё, shёrimi fillon 10 deri nё 20 ditё mbas shpёrthimit tё sёmundjes. Faza kovaleshente karakterizohet nga njё dobёsi e pёrgjithёshme, puls i dobёt, tharje e gojёs, nauze, oreksi i pakёsuar, polyneuritis, dobёsim i shikimit, humbja e tё dёgjuarit dhe e memorjes. Disa pacientё pёrkohёsisht humbasin tё gjithё flokёt e tyre. Shёrimi zakonisht ёshtё komplet, por i ngadalshёm dhe mund tё zgjasё deri nё 1 vit. Mund tё vrehen dhe infeksione subklinike, porse ato janё jo tё zakonshme. Ёshtё vёnё re dhe njё ethe e moderuar pa hemorragji.

CCHFV ёshtё prezent nё gjak, lёngjet e trupit dhe indet e pacientёve tё infektuar. Hemorragjitё janё njё burim i rёndёsishёm pёr ekspozimin e personave tё tjerё, sidomos antarёve tё familjes dhe punonjёsve tё kujdesit shёndetёsor. Transmetimi horizontal, nga nёna tek fёmija, gjithashtu ёshtё i mundshёm.

TESTET DIAGNOSTIKE

labCCHFV mund tё diagnostikohet duke evidentuar virusin nga gjaku, plazma dhe indet. Nё autopsi, virusi mund tё gjёndet nё mushkёri, shpretkё, mёlçi, palcё tё kockave, veshka dhe trurit. CCHFV mund tё izolohet nё njё numur linjash qelizore, pёrfshi Së-13, Vero, LLC-MK2 dhe BHK21. Kulturat qelizore mund tё evidentojnё nivel tё lartё tё virusit dhe kjo metodё ёshtё mё e sukseshme sidomos nё 5 ditёt e para tё sёmundjes. Inokulimi i kafshёve tё eksperimentit, sidomos minjtё e sapo lindur, ёshtё i suksesshёm pasi ata janё mё tё ndjeshёm se sa kulturat qelizore dhe kёshtu mund tё evidentohet virusi pёr njё periudhё mё tё gjatё kohe. CCHFV mund tё evidentohet me imunofloureshencё ose RT-PCR. Izolimi i virusit duhet tё bёhet nё njё laborator qё siguron kushtet e sigurisё tё nivelit 4 (BSL-4).

CCHFV mund tё diagnostikohet edhe nёpёrmjet testeve serologjikё, teste tё cilёt evidentojnё IgM specifike ose rritje tё titrit tё IgG nё serumet çifte nё formёn akute dhe nё serumet e kovaleshencёs. IgG dhe IgM, zakonisht mund tё evidentohen nё serum, me testin e imunofloureshencёs apo dhe tё ELISA, pas 7-9 ditёve tё sёmundjes. Nё rastet fatale, pacientёt vdesin pa shfaqur nivel antitrupash.

 TRAJTIMI DHE PARANDALIMI

Trajtimi ёshtё kryesisht mbёshtetёs. Ribavirina mund tё pёrdoret nё disa raste. Studimet observuese nё njerёz dhe nё minj tё infektuar eksperiemntalisht e mbёshtesin pёrdorimin e kёtij medikamenti. Imunoterapia pasive, me serum hyperimun ёshtё testuar nё disa raste, por vlera e kёtij trajtimi janё tё diskutueshme.

 PARANDALIMI

k.kango2Nё regjionet endemike, parandalimi varet nё eliminimin e pickimit nga riqnat e infektuara dhe kontakti me gjakun ose indet e infektuara. Masat pёr t´ju shmangur pickimit tё riqnave pёrfshijnё pёrdorimin e sprajeve anti riqnё, modifikimin ambiental (eliminimin e riqnave tё dёmtuara, insekticidet), mos futja nё habitatet e riqnave dhe egzaminimi i rregullt i veshjeve dhe lёkurёs pёr prezencёn e riqnave. Veshjet duhet tё jenё tё tilla pёr tё parandaluar ngjitjen e riqnave nё to. Rekomandohet pёrdorimi mёngёve tё gjata dhe i pantallonave tё gjata. Akaricidet mund tё pёrdoren nё blektori dhe kafshёt e tjera shtёpiake duhet tё kontrollohen pёr riqna, sidmos pёrpara therjes ose exportit. Ёshtё e domosdoshme, qё gjatё largimit tё riqnave nga kafshёt, riqnat tё mos hidhen nё ambient, por ato tё grumbullohen nё vёnde tё caktuara dhe tё digjen. Duhet tё pёrdoren veshje mbrojtёse si dhe dorashkat, kur egziston mundёsia e kontaktit tё lёkurё ose mukozave me kafshёt viremike, sidomos kur manipulohet me gjakun dhe indet apo gjatё largimit tё riqnave dhe daljen e gjakut nga vёndi i largimit tё tyre pasi egziston mundёsia qё kafshёt gjatё kёsaj kohe tё jenё viremike. Qumёshti i papasterizuar nuk duhet tё pihet. Mishi duhet tё pёrpunohet mirё. Virusi i CCHF inaktivohet gjatё acidifikimit tё mishit mbas therjes. Kujdes strikt duhet tё tregohet kur punohet me pacientё humanё. Po kёshtu edhe punonjёsit qё punojnё nё laboratorё me kёtё virus duhet tё jenё mjaft tё kujdesshёm dhe tё marrin masa parandaluese dhe mbrojtёse tё fuqishme. Aktualisht nё shumё vёnde tё botёs nuk ka vaksinё nё pёrdorim. Nё ish BS dhe nё Bullgari ёshtё pёrdorur njё vaksinё e pёrgatitur nga trutё e minjve tё infektuar.

SЁMUNDSHMЁRIA DHE VDEKSHMЁRIA

Faktorёt klimatikё mund tё influencojnё tek numёri i rriqnave nё ambient dhe nё incidencёn e sёmundjes. Nё disa vёnde, CCHF tenton tё jetё sezonale. Kjo sёmundje ёshtё e zakonshme nё Iran gjatё Gushtit dhe Shtatorit, kurse nё Pakistan p.sh ёshtё prezentё gjatё muajit Mars deri nё Maj dhe nga Gushti nё Shtator. Nё vendin tonё ajo ёshtё vёnё re gjatё periudhёs sё verёs.

Shumё raste nё njerёz janё si pasojё e vendit tё punёs. CCHF ёshtё sidomos e zakonshme tek fermerёt, barinjtё, punonjёsit e thertoreve dhe punonjёsit e laboratorёve. Punonjёsit e shёndetёsisё janё gjithashtu me risk tё madh sidomos pas ekspozimit kundrejt gjakut tё pacientёve. Nё Afrikёn e Jugut p.sh nё njё rast tё shtrimit nё spital , 33% e personelit tё mjekёsisё u ekspozua dhe u sёmur. Nё publikun e pёrgjithshёm, aktivitete tё ndryshme rrisin ekspozimin kundrejt riqnave. Kёshtu ky rrezik rritet gjatё ekskursioneve, kampingjeve tё ndryshem, kundrejt turistёve, ushtarёve gjatё dislokimit tё tyre nё territore me status tё panjohur. Mesatarja e indeksit rast-fatalitet ёshtё 30-50%, kurse niveli i vdekshmёrisё varion nga 10-80%, nё shpёrthime tё ndryshme. Niveli i lartё i vdekshmёrisё ёshtё i tillё sidomos gjatё infeksioneve spitalore se sa nga pickimi i riqnave, gjё e cila mund tё jetё e lidhur me dozёn e virusit. Niveli i lartё i mortalitetit ёshtё parё nё Emiratet e Bashkuara Arabe (73%) dhe nё Kinё (80%). Mendohet se diferenca gjeografike luan rol nё virulencёn e virusit por kjo gjё ende nuk ёshtё provuar. Niveli i vdekshmёrisё mund tё influencohet gjithashtu nga trajtimi suportiv rigoroz (ose jo) gjatё shtrimit tё personave tё infektuar nё spitale.

Profesor Kristaq Bërxholi
Virolog – Fakulteti i Mjekësisë Veterinare
Departamenti i Shëndetit Publik Veterinar
Tiranë – Shqipëri

Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë ose autorit të shkrimit.

Ju lutemi në rast referimi nga ky shkrim të përmendet linku i veterineret.com si dhe autori i shkrimit!

Lexoni Ethja Hemoragjike e Krime Kongo-Pjesa e parë


Na shkruani