Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

http://www.veterineret.com

Pionerë të mjekësisë veterinare shqiptare, që kanë dhënë një kontribut të vyer në historikun e sportit shqiptar.

Dr.Naim Vreto.

Jo vetëm që është pjesëmarrës në kampionatin e parë të atletikës , zhvilluar në fushën e Shalvares Tiranë,në vitin 1929.Ai është fitues i finales së 100m(përfaqësonte Elbasanin) , është sprinteri i parë , kampion në garën 100m.Dr.Naim Vreto (1905-1995).Dr. i famshëm i veterinarisë shqiptare është rekordmeni i parë i 100m – simboli i atletikës ( 12.4 sek) .Një rezultat aspak modest për kohën kur u arrit.Ai u pregatit si atlet gjatë kohës së studimeve në Vjenë. Më duhet të theksoi se Kampionati i I-rë Shqiptar i Atletikës së Lehtë ,përfaqësohet pothuajse vetëm nga intelektual apo nga intelegjenca e re shqiptare.Dr.Vreto, studioi në Austri që në moshë të vogël,( në moshën 12 vjeç) studioi për veterinari dhe u kthye ne atdhe, ku shërbeu në këtë profesion.Një rast unikal , ku ai punoi si veteriner praktikë për 65 vjet. Kush ishte Dr.Vreto? Dr.J.Milaj, shkruan në kujtimet etij: “ i famshëm si kliniçist i mirë, e tani së fundi , edhe pse për moshë , është dekani i gjithë veterinerve të Shqipërisë, me 87 vjetët që mban në kurriz….ai me shkathtësinë që ka ,me trupi e drejtë e me aftësinë për të hipur çdo ditë në bicikletë dhe motorcikletë, nuk duhet të jetë më shumë se 60 vjeç.Vrojtuesi hollë, shumë energjik dhe i pa përtuar…Më habit fakti se ende vazhdon të punoi me një motorçikletë që është një relike me vlerë në ” muzeumin” e Mjekësisë Veterinare Shqiptare.

Aftësit e tij praktike nuk kishin asgjë të përbashkët me prakticizmin e zakonshëm, empirizmin që shihej jo rallë, dhe lidhej në atë periudhë me faktorë tashmë të njohur të kohës…. …Aftësitë praktike të tij, buronin nga kultura e përgjithëshme dhe profesionale tipike e shkollës gjermane, që në thelb ka një pregatitje të tillë, të gjithanëshme profesionale që synon me çdo kusht suksesin. Kjo pregatitje, e përbërë nga një numër faktorësh të shkallëzuar do të çojë patjetër në arritjen e kërkuar. Në themel të saj është logjika profesionale e arsyetimi i detyruar i shkaqeve . Në dallim nga shkollat e tjera të kohës që mbështeteshin në të mësuarin mekanik. Kjo e bëri që gjatë jetës profesionale, Ai të grumbullojë një eksperiencë të jashtëzakonëshme , që është një pasuri e çmuar në fondin e artë të Mjekësisë Veterinare Shqiptare….

Artikulli u soll për Revistën “Mjekësia Veterinare Shqiptare” nga Dr Agim Nelaj

Nuk lejohet ripublikimi i këtij artikulli pa lejën e autorit ose redaksisë së revistës!

Ju lutemi në rast referimi përmendeni burimin e informacionit veterineret.com


Na shkruani