-Një fermer në zonën e Fierit e dinte se dhia ishte barsë dhe i kishte ardhur koha të pillte, por numëri i kecave që dhia do te lindte ishte një surprizë. Njëri pas tjetrit dhia filloi të pillte kecat. 1 kec, 2, 3 keca, 4 keca dhe më pas keci i 5-të (pestë). Sigurisht që fermeri ishte i habitur, nuk do e egzagjerojmë nëse themi gjëndje shoku! Dhe jo për fajin e fermerit pasi normalisht hasen dhi që pjellin 2-3 apo 4 keca. Por që dhia të pjellë 5 keca është një rast tepër i rrallë jo vetëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni por edhe nëpër botë. Sipas literaturës 1 në 10.000 dhi mund të pjellë 5 keca, por rastet kur të 5 kecat gëzojnë shëndet të plotë janë tepër të rralla. Mama DHIA (e meriton ta shkruajmë më të mëdha) është e rracës Alpine, dhe si ajo po ashtu dhe kecat gëzojnë shëndet të plotë. I urojmë rritje të shëndetëshme të 5 kecave dhe mamasë së tyre!!! Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare Në rast referimi ju lutem të përmendet burimi informacionit si dhe linku përkatës veterineret.com