Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Fakte interesante rreth qenve

Fakte interesante rreth qenve

1.Qentë e races Newfoundland kanë një lëkurë shumë rezistente ndaj ujit, gjithashtu këmbët e tyre janë të paisur me një membranë shumë të fortë e cila e ndihmon atë të notoj mjaftë mire. Këto qenë janë edukuar për të ndihmuar peshkatarët në mbledhjen e rrjetave të peshkimit dhe për të ndihmuar njerëzit që rrezikojnë të mbyten.

2.Këlyshët e qenve lindin me 28 dhëmbë , ndërsa qentë e rritur kanë 42 dhëmbë .

qen ndjek bishtin3.Shpesh here qenve ju pëlqen të ndjekin bishtin e tyre ,dhe kjo ndodh për disa arsye. Disa e bëjnë këtë nga kurjoziteti, të tjerë për stervitje, shpesh herë nga ankthi që ndjejn në situata të ndryshme , arsye e fortë është dhe instinkti I tyre gabitqar, por kryesisht kjo ndodh nga prezenca e parasitëve . Nëse qeni juaj është perpjekur disa herë për të kapur bishtin e tij, është mirë që të kontaktoni me veterinerin tuaj.

qen dalmatian, kelysh4.Disa nga këlyshët e racës Dalmatian nuk lindin me pullat të cilat janë karakteristikë e tyre por tërësisht të bardhë , dhe në javët e para të lindjes pullat e tyre arrijnë të shfaqen vete.

qeni enderron5.Qentë mund të ëndërrojnë . Sipas shumë studimeve të bëra , qentë bëjnë një gjumë të qetë si njerëzit , dhe gjatë gjumit ato bëjnë lëvizje të ndryshme , pulisin sytë , lëshojnë hungërima dhe tinguj të lehtë . Këto janë shenja të qarta që qeni juaj është duke ëndërruar.

6.Sytë e qenve arrijnë të shikojnë dhe në errësirë ,kjo pasi sytë përmbajnë një cipë të vecantë të quajtur ‘ lucidum tapetum “ e cila u lejon atyre të shohin në errësirë.

7. Zemra e një qeni të racave të mëdha rreh nga 60 – 100 herë në minutë , ndërsa ajo e qenve të racave të vegjel rreh nga 100 – 140 herë në minutë. Ndërsa zemra e njerëzve rreh rreth 60 – 100 herë në minutë.

8.Sipas një sondazhi të bërë nga Petside.com/Associated Press. 72 % e pronarve të qenve besojnë se qentë e tyre janë të aftë të parashikojnë një mot të keq dhe ardhjen e një stuhie.

9.Eshtë shumë interesante , në krahasim me njerëzit të cilët djersisin kudo në trupin e tyre qentë arrijnë të djersisin vetëm në shputat e putrave të tyre.

10.Qentë kanë 3 qepalla ,një kapak të sipërm , një kapak të poshtëm, dhe një të tretë të quajtur membrana Nictitating e cila i ndihmon për të mbrojtur syrin dhe për ta mbajtur atë të lagësht.

11.Sipas një sondazhi 45 % e qenve të cilët janë adoptuar nga familje flejnë në shtratin e pronarit të tyre.

12.Hunda e qenve është e mbuluar me një shtresë të hollë mukoze e cila ndihmon në nuhatjen e aromave të ndryshme. Më pas qentë e lepijnë atë për të shijuar (testuar) aromën në gojën e tyre.

13.Qentë kanë në gjuhën e tyre rreth 1.700 papila të shijes, njerëzit kanë rreth 9.000, ndërsa macet vetëm 473.

14.Shqisa e të nuhaturit tek qentë është 10.000 – 100.000 herë më e fortë se e njerëzve.

15.Gjithmonë është menduar se qentë shohin vetëm bardhë e zi. Por ato arrijnë të dallojnë ngjyrat blu, të gjelbër, të verdhë dhe nuance të ndryshme të ngjyrës gri.

16.Qentë arrijnë të shprehin shumë ndjesi të ndryshme nëpërmjet lëvizjeve të veshëve të tyre. Prandaj egzistojnë një numër i madh muskujsh të cilët kontrollojnë lëvizjet e veshëve të qenve.

17.Qentë e racës Chow Chow njihen për karakteristikën e tyre të vecantë të gjuhës me ngjyrë blu. Por në të vërtet këlyshët lindin me gjuhë në ngjyrë trendafili dhe rreth javës së 8 -10 ngjyra e gjuhës së tyre ndryshon në blu .

18.Qentë normalisht kanë një ritëm frymëmarrje nga 30 -40 herë në minutë . Por gjatë momenteve të gulcimit ky ritëm shkon nga 300 – 400 herë në minutë.

19.Gjatë fundosjes së anijes gjigande Titanik ishin tre qen të cilët arritën ti shpëtonin fundosjes . Dy ishin të racës Pomeranian dhe një Pekingese. Të tre qentë udhëtonin me pronarët e tyre në klasin e parë.

Solli për revistën “Veterinerët “ Doktoresha MV Zamira Hoxha

Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e autores ose redaksisë së revistës.

Ju lutemi në rast referimi nga ky shkrim të përmendet linku i veterineret.com si dhe autori i shkrimit!


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: