Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Kujdesi ndaj qengjave në periudhën e dimrit

Përgatiti Mjekësia Veterinare Shqiptare

-Përveç problemit me temperaturat e ulta në këtë periudhe të dimrit, fermerët kanë dhe një shqetësim tjetër që ju shtohet akoma më shumë duke parë motin e acartë që po kalojmë:

Shëndetin e qengjave të porsalindur!

Shumë fermerë kanë pasur probleme me qengjat e porsalindur, ku shumë qengja po ngordhin për shkak të kushteve brenda në stallë si dhe temperaturave nën zero.
Më poshtë po përcjellim një prej përgjigjeve që ju kemi dhënë fermerëve të interesuar:
Delet për shkak te gezofit te tyre të dendur nuk e kanë problem të ftohtin, qoftë dhe temperaturat tepër të ulta që po kalojmë.
Ndryshe kur flitet për qengjat. Qengjat e porsalindur kur janë të ushqyer mirë (kulloshtër të sapolindurit dhe qumësht të vegjëlit) mund të përballojnë të ftohtën kur jetojnë në ambjente të thata.
Problemi më i madh që kanë qengjat është lagështira (kur janë të qullur) e kombimuar me temperaturat e ulta nën zero apo të shoqëruar me erëra të ftohta!
Kjo jo vetëm mund ti sëmurë por mund dhe ti vrasë qengjat e porsalindur! Më të rrezikuar janë qengjat me të vegjël se 3 javësh.

Prandaj këshillat tonë do të jenë :
Qengjat e porsalindur të thahen menjëherë pasi lindin duke përdorur një rrobë të thatë dhe të pastër.
Sigurohuni se qengjat e porsalindur të pijnë menjëherë kulloshtër dhe të zhvendosen në ambjente të thata.
Stallat duhet të MOS JENE HERMETIKISHT TE MBYLLURA QE TE KRIJOHET LAGESHTIRE NE STALLE, por, lejoni ventilimin e duhur!
Përdorni shtresa të trasha kashte për shtroje.
-Fermerët që përdorin tallash ta rifreskojnë atë sa më shpesh me tallash të thatë dhe të pastër.
-Delet të kenë gjithmonë ujë të pijshëm (sigurohuni se nuk ka ngrirë). Një dele ka nevojë për rreth 12 litra ujë në ditë.

Ju urojmë qengjave tuaj një rritje të shëndetshme dhe një dimër të butë!

Përgatiti Mjekësia Veterinare Shqiptare
Ndalohet ribotimi pa lejën e redaksisë .
Në rast referimi përmendni autorin dhe burimin e informacionit që është veterineret.com