Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Të ushqyerit e kafshëve

Të ushqyerit e kafshëve

Shkenca“Të ushqyerit e kafshëve shtëpiake” merret me hulumtimin e raportit në mes të ushqimit si burim i lëndëve ushqyese të kafshëve, gjendjes së tyre fiziologjike dhe të ushqyerit e kafshëve shtëpiake si shfrytëzues të ushqimit. Kjo shkencë merret me studimin e përbërjes kimike të organizmit të bimëve dhe kafshëve, përcaktimin e karakterit të lëndëve ushqyese dhe të kërkesave të kafshëve me këto lëndë, studion fiziologjinë e tretjes, normimin e ushqimit dhe balancimin e kërkesave me lëndë ushqyese. Ushqimin për kafshë e përbejnë lëndët organike dhe inorganike me origjinë bimore dhe shtazore, si dhe shtesat, premiksat (materiet minerale, vitaminat, materiet sintetike dhe kombinimet e tyre) etj. Të gjitha këto përdorën për të ushqyerit e kafshëve nga të cilat me tretje lirohen dhe absorbohen lëndët ushqyese të nevojshme për mirëmbajtje, riprodhim si dhe për prodhimin e produkteve blegtorale nga kafshët. Lëndët ushqyese janë përbërës të ushqimit të cilat shërbejnë për sigurimin e kërkesave fiziologjike të kafshëve me lëndë ushqyese dhe në kuadër të këtyre hyjnë: proteinat, yndyrat, hidratet e karbonit, lëndët minerale, vitaminat dhe uji. Lëndë ushqyese të tretshme janë ato lëndë që shndërrohen prej lëndëve të ushqimit në lëndë përbërëse të organizmit të kafshëve përmes lëndëve ushqyese apo minerale. Racioni ditor praqet sasinë e ushqimit që kafshëve u jepet brenda 24 orëve. Racioni i balancuar ditor paraqet racionin me të cilin lëndët ushqyese gjenden në raport me sasitë që ti plotësojë të gjitha kërkesat e kafshëve shtëpiake.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: