Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » I mbrojtur: Edukuese » Mos bëni gabim të vrisni një shumëkëmbësh!

Mos bëni gabim të vrisni një shumëkëmbësh!

Kur shihni një shumëkëmbësh në shtëpinë tuaj, nuk mund ti përmbahesh dëshirës/ndjenjës për ta shtypur apo nxjerrë jashtë (si dhe veproj unë), apo jo?

Fatkeqësisht vetëm kohët e fundit, zbuluam se vrasja e shumëkëmbëshit të shtëpisë mund të jetë në fakt një zgjedhje e gabuar!

Ky insekt (Scutigera coleoptrata) shfaqen kryesisht në vende të errëta dhe të lagështa. Shpesh, dikush i gjen në një banjë ose bodrum dhe pothuajse çdokush do të dëshironte menjëherë t’i shtypte ose të ikte me vrap.

Në fakt ashtu të shpejtë dhe të shkathët, ata janë të dobishme kundër insekteve të tjera. Me këmbët e shumta dhe lëvizjet e shpejta, një shumëkëmbësh duket vërtet një gjë e frikshme kur e gjeb në banjën tuaj në mes të natës. Por ky insekt bëhët më pak i frikshëm kur zbulojmë se falë tij në nuk shohim buburreca, merimanga dhe milingona në shtëpinë tonq.

Eshtë një insekt që ha të gjitha këto insekte e tjera dhe gjithashtu me një oreks të fortë, që do të thotë se ato janë gjithmonë në kërkim të insekteve të tjera më shumë të dëmshme për shtëpinë tuaj.

Mbani mend se shumëkëmbëshat e shtëpisë, ndryshe nga disa prej llojeve (kushërinjeve) të tyre, nuk janë helmues dhe nuk mund të kafshojnë as lëkurën e njeriut. Ato kanë vërtet një sasi helmi, por është e një sasia të vogël dhe mund të dëmtojë vetëm gjahun dhe insektet që ato kërkojnë me aq ngulm për ta eliminuar.
Pra si përfundim lëri rehat shumëkëmshat se dhe ato të lënë rehat ty dhe familjen tënde!
Edukoni gruan dhe fëmijët se këto insekte nuk janë aspak të rrezikshme për asnjë prej nesh.

Artikulli u përgatit nga Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare. Ju lutemi në rast referimi të përmendet burimi informacionit si dhe linku përkatës.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: