Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Qenushja ime lindi kelyshe-Si te veproj?

qen me kelyshe

Pershendetje doktor!
Arsyeja qe po ju shkruaj eshte pak e vecante. Une kam nje qenushe qe ishte shtatzane. Nuk kam patur kurre nje eksperience te tille me pare dhe njohurite e mia jane shume te pakta ne kete drejtim. Une e dija qe shtatzania te qente zgjat 3-4 muaj nderkohe qe qenushja ime lindi sot papritur dhe une u gjenda krejt e papergatitur. Mora ne tel spitalin veterinar ku mjeket me udhezuan se si duhej ti prisja kelyshet. Qenushja lindi 7 kelyshe dhe eshte mire per momentin, por edhe pse eshte nje qenushe shume e bute dhe e dashur, ajo, fillimisht, nuk lejon ti afrohesh kelysheve apo ta ndihmosh. Une nuk di si duhet sjellur ne te tilla raste, cfare pergatitjesh duhet te bej, si duhet te kujdesem per kelyshet nese kane nevoje per pastrim apo ushqim suplementare pasi jane 7 dhe kam pershtypjen se nuk do te arrijne te ushqehen te gjithe me qumesht. Si duhet te sillem me qenin gjate kesaj kohe, si dhe cfare kushtesh dhe keshillash duhet te ndjek ne lidhje me higjenen. Disa prej kelysheve mi kane kerkuar qe perpara per adoptim, ndersa per te tjeret do te kerkoj ti jap edhe ata ne njerez te besuar. Ju lutem me ndihmoni qe te gjithe kelyshet te arrijne te mbijetojne dhe te jene te shendetshem.
Ju faleminderit

Pergjigjet Dr Atalvin Zhiva:

Si fillim do te perfitoja nga rasti t’ju them se rritja e kelysheve nuk eshte nje pune aq e lehte, kerkon pergjegjesi dhe perkushtim. Jam i sigurt se dhe ju jeni dakord me mua kur them se ne tashme ne Shqiperi i kemi te shumte qenushet dhe macet qe kerkojne nje familje. Nuk eshte e nevojshme te shtojme numerin e kafsheve te shoqerimit, por ajo c’ka eshte e nevojshme eshte te gjejme familje per kafshet e pastreha. Shpresoj te me mirekuptoni.
Por ndonjehere mund ta hasim dhe me raste sic ju ka ndodhur Juve. Atehere une pa humbur kohe po kaloj tek pergjigjet e pyetjeve qe ju keni bere.:

Ne varesi te moshes te qenushes nene, mund ta hasim ndonje problem ne fillimet e ushqyerjes prej saj, me qumesht te kelysheve . Shpesh ky eshte nje problem qe kalon shpejt nese nuk kemi te bejme me probleme te gjirit qe mund te shkaktojne dhimbje ( psh infeksion i gjirit i quajtur mastitis). Kur keto hezitime jane thjesht nga trauma e postlindjes, kalojne shpejt dhe me pak ndihme nga ana jone gjithcka do te normalizohet. Kini parasysh se eshte shume e keshillueshme qe; nese nena, ndjehet e frikesuar dhe ka sjellje qe tregojne egersi, te mos ta prekni as ate, as kelyshet pa u siguruar qe nuk do ju kafshoje. Keshillat qe do ju jepja une kane lidhje me : ta mbani qenushen ne nje vend te rehatshem dhe te qete, larg zhurmave dhe levizjeve te njerezve. Me shume interes mendoj se eshte nese do te ndertoni nje kuti te madhe mjaftueshem, ne menyre qe nena te shtrihet ne te lirshem, te mos kete as siperfaqe te medha, por as te jete ngushte, se bashku me te 7-te kelyshet e saj. Nenes duhet ti ofroni ushqime te pasura (rekomadohen ushqimet e pergatitura qe shiten ne dyqanet per kafshe qe jane per prodhimin e qumeshtit) me kalori, te kete prane (mbase jo brenda ne kuti) nje ene te mbushur gjithmone me uje te fresket. Sigurohuni qe te gjithe kelyshet kane mundesi te pijne qumesht, ju mund ta beni kete duke qendruar dhe monitoruar kelyshet per pak minuta, ju do ta kuptoni kur ndonje prej kelysheve nuk ka mundur te pije mjaftueshem nese ndonje prej tyre qan vazhdimisht dhe nuk qetesohet, c’ka do te tregoje se; ose nuk kane pire mjaftueshem qumesht, ose ka dicka qe nuk shkon me qumeshtin (ose thithat e gjirit). Zakonisht kelyshet e vegjel flejne 90 % te kohes.
-Rreth pyetjes suaj per pastrimin e kelysheve; ate e kryen nena me gjuhen e saj. Nese kini vene re nje qenushe femer (por dhe disa kafshe te tjera) i lepin shpesh femijet e saj, Ne kete menyre ajo i pastron si dhe stimulon defekimin dhe urinimin e tyre. Nese ti ke deshire dhe ndjehesh me mire duke e bere dhe vete, mund te perdorni nje picete (ose topa pambuku) me uje te ngrohte duke i pastruar me kujdes kelyshet.
Ju uroj suksese dhe rritje te gezueshme te gjithe kelysheve te qenushes suaj!

Pergatiti pergjigjen
Dr Atalvin Zhiva

Nuk lejohet perdorimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë ose autorit.

Në rast referimi nga ky artikull duhet të përmendni burimin e informacionit veterineret.com


Na shkruani