Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » 100 vjeçar dhe vazhdon e punon Mjek Veteriner

100 vjeçar dhe vazhdon e punon Mjek Veteriner

100 vjecar dhe vazhdon e punon Mjek Veteriner

Sot do të flasim për Dr Paul Wise, Mjek Veteriner nga Chico, California (Çiko, Kaliforni) i cili megjithëse në moshën 100 vjeçare ( po e lexuat drejt; njëqind vjeçare) vazhdon dhe të punojë në klinikën e kafshëve të vogla.
Kështu e fillon kronikën televizive një stacion i Kalifornisë.
Rubrika vazhdon me filmime nga puna e Mjekut Veteriner Dr Paul, i cili që prej vitit 1981 punon në një klinikë që ndodhet pranë qytetit ku ai banon.
Doktori tregon se doli në pension kur ishte në të 60tat, por gruaja e tij ishte ajo që e nxiti të gjente një punë dhe të punonte me orar të reduktuar në një vend që ta tërhiqte puna që bënte. Sigurisht zgjedhja e tij do të ishte ; Klinikë Veterinare.
Doktor Paul thotë me të qeshur se; :nuk kam ndërmend të lej punën deri në momentin që do të më thërrasin nga shtëpia e funeralit” Kur e pyesin se kur do të dalë në pension ai përgjigjet;
“Unë në pension jam, kjo nuk është një punë por një pasion i imi”
“Ndjehem i gjallëruar dhe mirë fizikisht” thotë doktori, “pjesa më e mirë e kësaj punë është ç’do ditë ndryshon nga njëra tjetra”
Këshilla e Dr Paul është të gjeni një shtysë që tu mbajë aktiv, për doktorin kjo shtysë është ndihma që ai ju jep kafshëve.

Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Këtë e pëlqejnë %d blogues: