Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » TELEGRAF » Breshka me protezat LEGO (Video)

Breshka me protezat LEGO (Video)

Blade dhe proteza prej LEGOTë themi të vërtetën që në fillim na e tërhoqi vëmendjen fotografia e “patëdrejtë” e një breshke të cilës i ishin ngjitur në pjesën e poshtme LEGO, kutitë plastike të lojrave për fëmijë. Por, isihim gabuar, nuk ishte një lojë fëmijësh, por një punë përkushtuese e pronarit të kësaj breshke të vogël. Ngjarja vjen nga Gjermania dhe breshka që do të flasim ne quhet Blade (teh i mprehtë). Eshtë një breshkë e cila nuk mundet të lëvizte fare nga vendi pa ndihmë, mbase vetëm disa centimetra me mundim të madh mund të lëvizte. E gjitha kjo vjen si pasojë e një çrregullimi të rritjes së gjymtyrëve. Duke e bërë kështu tepër të vështirë ecjen apo zvarritjen e saj.
Kjo breshkë e vogël po vuante nga një problem i madh deri në monentin kur pronari i saj inovativ dhe me mëndje të mprehtë vendosi të krijonte disa proteza për ta ndihmuar breshkën Blade. Me anën e disa kutive LEGO ai krijoi një hapësirë të nevojshme mes shuallit të breshkës dhe truallit ku ajo do të zvarritet, dhe jo vetëm kaq, ai mundet ti vendosë edhe rrota duke e kthyer kështu breshkën nga një zvarritëse në një vrapuese.
E gjitha kjo shpresohet dhe mendohet se eshte e përkohëshme. Pas forcimit të gjymtyrëve këto proteza të bëra me LEGO nuk do të jenë të nevojshme.
Një zbulim kaq i thjeshtë po i ndryshon jetën breshkës e cila mund të “rrutullohet” në drejtimet që dëshiron me anën e protezave LEGO.

Telegraf/veterineret,com
Ju lutemi në rast referimi nga ky artikull përmendeni burimin e informacionit që është veterineret,com

Ndiqni dhe videon e përgatitur :-


Na shkruani