“Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare”
“Nuk ka lopë të mira apo lopë të këqija, por ka fermer të mirë apo fermer te keq”!

Jo më kot për ata që e kanë ajo është quajtur fabrika e familjes, pasi lopa është një kafshë jo vetëm produktive por edhe shume paqësore dhe e dashur veçanërisht me ata që kujdesen për të.
Në disa vende si psh në Indi, lopa quhet një kafshë e shenjtë dhe kushdo që vret, apo dhe thjesht plagos (lëndon) një lopë, do të dënohet dhe mund të bëjë edhe burg. Popullsia e besimit “Hindu”, besojnë se lopa duhet vlersuar dhe jo të hahet!
Këto dhe fakte të tjera do të sjellim në këtë artikull respekti dhe edukues për lopët!
Sigurisht disa mundet ti dini, por mund të vemë bast se ka dhe shumë të tjera që do i dëgjoni për herë të parë:
Lopa i përket familjes së gjedh=bovine që vjen nga fjala latine që do të thotë lopë.
Nëse dikush nuk e di sqarojmë se: lopa është femërore, demi është mashkulli, mëshqerra është lopa e re dhe viçi quhet i vogli.

Lopa ka një vizion apo fushë pamje pothuajse panoramike, 330 gradë, duke i lejuar asaj të shohë grabitqarët që mund të vijnë në drejtime të ndryshme. E thënë ndryshe; ju pothuasje asnjëherë nuk mund të befasoni një lopë dukë i shkuar nga mbrapa, pasi ajo jo ka parë para shumë kohësh.
Ja një fakt që jemi shumë të sigurt se nuk e dini: Eshtë vërtetuar se lopët nuk mund ta dallojnë ngjyrën e kuqe. Pra ata flamuj dhe veshjet e matadorëve me ngjyra të kuqe të ndezuara nuk kanë asnjë efekt tek demat. Vëmendja e tyre tëriqet vetëm se matadorët valvisin flamujt e tyre para fytyrës së demit.
Lopa ka një sens të nuhatjes të zhvilluar dhe mund të dallojë aromat që vijnë nga një largësi prej 10 km, diçka shumë e nevojshme për të zbuluar dhe rrezikun me anën e nuhatjes.

Në hundën e saj lopa ka disa gjëndra të vogla që prodhojnë sekrecione në mënyrë që të mbrojnë mushkëritë e tyre nga bakteret e ndryshme që ndodhen në ajrin që ato thithin. Bakteret ngecen në mukozë duke ju ndaluar kështu futjen e tyre në mushkëri.
Por e gjithë kjo mukozë do të krijojë një gjëndje të pakëndëshme edhe për vetë lopën. Lopa nga pamundësia që të shfryjë hundët me një shami, përdor gjuhën e saj të gjatë për të pastruar vrimat e hundës.

Lopët nuk kanë dhëmbë në nofullën e sipërme. Për të bërë të mundur coptimin e ushqimit ato përdorin dhembët e poshtëme të mprehtë dhe qellëzën e nofullës së sipërme që është e fortë dhe e ashpër, duke bërë të mundur kështu prerjen perfekte te barit që konsumojnë.

Lopa lëviz nofullat e saj rreth 50.000 (50 mijë) herë në ditë, duke përtypur kashtën ose barin 40-50 herë në minutë.
Në varësi të rracës dhe peshës trupore, lopët konsumojnë shumë ushqim. Falë metabolizimit të tyre të lartë, lopa qumështore konsumon më shumë se 50 kg ushqim në ditë dhe konsumon rreth 40-50 litra ujë në ditë

Lopët kanë rreth 25.000 (25 mijë) shqisa të shijes. Pra e thënë ndryshe rreth 2.5 herë më shumë se njeriu. Ky zhvillim vjen nga fakti se ato janë herbivore dhe duhen të jenë të afta të dallojnë ndryshimet midis barit dhe bimëve që janë helmuese dhe që janë për konsum.

Lopët janë kafshë ripërtypëse.
Lopa, si një kafshë jashtëzakonisht sociale, nuk rri asnjeherë vetëm, ato nuk e kanë qejf vetminë. Prandaj nëse shihni një lopë që ndahet nga tufa dhe izolohet, atëherë ajo ose nuk ndjehet mirë ose i ka ardhur momenti i pjelljes.
Lopët e kalojnë shumicën e kohës shtrirë, rreth 10-12 orë në ditë.

Lopët na japin qumështin dhe nënproduktet e tij!
Muuuu një ditë të mbarë!
Ky artikull u përgatiti Mjekësia Veterinare Shqiptare. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Mjekësia Veterinare Shqiptare, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare” shoqëruar me linkun e artikullit original.