Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » I mbrojtur: Edukuese » Konsumimi i placentës-Placentofagi

Konsumimi i placentës-Placentofagi

Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare:
–Termi mjekësor; placentofagi (placentophagy), përdoret kur kafshët hanë placentën e tyre pas lindjeve. Eshtë një fenomen natyral dhe i hasur tek të gjitha llojet e kafshëve.

 

Pothuajse sa herë që një kafshë pjell, nëse lejohet ajo do të hajë plancentën e saj. Kafshët që bëjnë përjashtim janë: devetë (mbase pasi placenta ka shumë rërë), fokat, delfinët dhe balenat. Përveç këtyre që sapo përmendëm të gjitha llojet e kafshëve bën pjesë në këtë “ritual”. Biles edhe njerëzit dhe gjithë primatët e tjerë janë konideruar placentë-ngrënës (plancetofagic).

Mjekut Veteriner i has shpesh herë që të pyetet: A duhet lejuar lopa të konsumojë placentën e saj?

Atëhere fillimisht të kuptojmë se përse lopët e hanë placentën?
Shumë persona do të thonë: Placenta ka përbërje të mëdha vitaminash dhe mineralesh.
Kjo është e vërtetë deri diku. Të shohim nga se është e ndërtuar placenta?
Placenta në përbërjen e saj ka : 6% proteina, yndyrnat përbëjnë 0.78%, si dhe ka përmbajtje të larta të hekurit, kalciumit, natriume, fosfate, kaliume, magnez, zink dhe bakërr. Nëse do të vazhdojmë atëhere do të përmendim: Horomone, kortizone, kortikosterone, estradiol, estrone, progresteron dhe testosterone (dhe lista vazhdon me 11-Deoxycortisol, 17-hydroxyprogesterone, 7-ketodehydroepiandrosterone, aldosterone, allopregnanolone, androstenedione, dehydroepiandrosterone, dihydrotestosterone, estriol dhe melatonine.
Pra kushdo e kupton që gjithcka mund të gjendet tek placenta.
Tek njeriu mendohet se përvec se ndihmon në ndërtimin e sistemit imun, gjithashtu ndihmon gratë lehona duke reduktuar depresionin e pas lindjes, rrit lidhjen prind-fëmijë, ul periudhën e rikuperimit pas lindjes etj etj.
Tek kafshët e egra mendohet se veprojnë në këtë mënyrë (hanë placentën e tyre) pasi duan të zhdukin gjurmët e lindjes për tu mos u bërë të vegjëlit e tyre pre e grabitqarëve të ndryshëm.
Ka Mjek Veterinarë që porosisin fermerët që ti largojnë placentën lopës menjëherë pas lindjes që të mos ketë mundësi ta konsumojë. Arsyet kanë lidhje me problemet gastrointestinale (shkakton probleme në aparatin tretës) si dhe ajo që është më e rëndësishmja disa herë është raportuar mbytje të lopëve gjatë konsumimit të placentës.
Ashtu siç dhe ka Mjek Veterinerë që asnjëherë nuk kanë dëgjuar apo hasur raste të problemeve të lopëve kur konsumojnë placentën, asnjëherë nuk kanë hasur lopë të mbytura gjatë konsumit të placentës. Ka Veterinerë që i rekomandojnë fermerët ta lejojë lopën të konsumojë placentën pas lindjes dhe argumentojnë se: Natyra e di më mirë!
Gjithsesi ajo që është e rëndësishme; duhet ë të jemi prezent në momentet e lindjes por dhe pas lindjeve. Edhe në rastet kur vendosim që lopa të lejohet të konsumojë placentën , ky veprim të kryhet nën vëshgimin tonë.
Arsyeja e këtij artikulli ka të bëjë me edukimin rreth placentofagisë. Çdo veprim që vendosni të ndërmerrni, ju këshillojmë që fillmisht të konsultoheni me Mjekun Veteriner në zonën tuaj.

Përgatiti Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare
Në rast publikimi apo referimi të këtij artikulli, ju lutemi të përmendet burimi informacionit.

 

Këtë e pëlqejnë %d blogues: