Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Dermatologji » Dermatophytosis në gjedh-Trikofitoza

Dermatophytosis në gjedh-Trikofitoza

Trikofitoza (Dermatophytosis) është një infeksion fungal që prek disa kafshë përfshi dhe njeriun.

Shkaktarët e përhapjes janë kërpudhat e gjinisë Tricophyton. Trichophyton verrucosum  dhe Trichofyton mentagrophytes hasen më së shumti.
Infeksioni përhapet nga kafshët e prekura tek kafshët e tjera dhe njeriu me anën e kontaktit të drejtpërdrejtë ose objektet e kontaminuara.
Trikofitet janë organizma mjaft rezistentë, mund të mbijetojnë në ambjente (tokë, paisjet e stallës etj) për muaj të tërë.

Trikofitoza haset më së shumti në vicat e rinj por mund të prekë të gjitha moshat dhe pa dallim seksin e kafshës.
Periudha e inkubacionit zgjat 1-4 javë.
Kjo sëmundje shkakton dëme të ndjeshme ne ekonomi si dhe vetë arsyeja që është zoonoze e bën një prej atyre sëmundjeve që Mjeku Veteriner duhet ta njohë mirë dhe të mos neglizhojë asnjë rast të dyshuar.

Shënjat klinike:

Paraqitet me lezione jo pruritike pamje karakteristike dhe e lokalizuar, megjithatë sëmundja mund të përhapet në të gjithë trupin.
Tek viçat haset më së shumti në zonën rreth syve-perioculare, tek lopët dhe mëshqerrat sëmundja paraqitet kryesisht në zonën e toraksit dhe gjymtyrë, kurse tek demat në pjesën e lafshës së qafës (në pjesën e varur të saj) si dhe në pjesën e kokës.
Nuk mungon dhe prezenca e lezioneve në zonat të tjera si; brinjë, fytyrë veshë, hundë etj.
Sëmundja haset më së shumti në periudhën e dimrit megjithatë është raportuar dhe në stinë të tjera (psh pranverë).
Lezionet janë karakterisitike dhe lehtësisht të dallueshme. Ato paraqiten me alopeci, lëkurë krustoze, kore ngjyrë gri, si dhe me froma të rrumbullakta ose ovale.

Fotot u realizuan nga Mjek Veteriner Bujar Mustafa DMV

Fotot u realizuan nga Mjek Veteriner Bujar Mustafa DMV

Fotot u realizuan nga Mjek Veteriner Bujar Mustafa DMV

Fotot u realizuan nga Mjek Veteriner Bujar Mustafa DMV

Diagnoza:

Diagnoza vendoset në bazë të shënjave klinike. Mjeku Veteriner, që e ka hasur dhe më parë si rast klinik e ka lehtësisht të dallueshme. Llamba me rreze ultraviolet mund të bëjë të mundur reflektimin fluoreshent në disa zona.
Po ashtu për diagnozë mund të përdoren dhe kultura fungale me mbjellje në pjatë agari dhe vëzhgimin e kërpudhave me mikroskop.
Konfirmimi i diagnozës bëhet dhe me anën e biopsisë.

Trajtimi:

Në treg gjenden disa trajtues topikalë të cilët janë shfaqur të suksesëshëm. Gjithsesi për shkak të shërimeve spontane është e vështirë të flitet me siguri rreth efikasitetit të produktit.
Megjthatë këshillohet që në të gjtiha rastet e dyshuara të fillohet menjëherë trajtimi topical për të ngaalësuar përhapjen e sëmundjes në zona të tjera të trupit apo tek kafshët e tjera.
Lezionet të cilat kanë formuar kore duhet të kruhen dhe pastrohen. Materialet e përdorura për pastrim duhet të digjen ose dizinfektohen me solucion hypochlorite.
Raportimi i agjentëve të përdorur përfshin larjen apo spërkatjen ( në formën e spray) me lime sulfur me përqëndrim 4%, Hypochlorite sodium (klor që përdoret në familjen tona për pastrim). Klori duhet holluar në masën 0.5 % pra në raport 1 klor : 10 ujë, po ashtu mund të përdorim dhe natamycin dhe enilconazole. Lezionet individuale mund të trajtohen me miconazole ose solucion clotrimazole.
Theksojmë se në të gjitha rastet që vendosni për trajtim duhet të merret parasysh nëse kafsha mbarështohet për konsum mishi , apo nëse është lopë për prodhim qumështi. Kjo pasi ka preparate që janë të ndaluara tek kafshët për konsum.

Terapitë topikale që rekomandohen më së shumti për Dermatophytosis.

Agjentët  Formulimi Frekuenca  Komente
Captan powder,  shampo Nuk rekomandohet 2x/javë Është inefektive
Na hyposulfite  (Klor) 1:10 në ujë 2x/javë Jo tek kafshët me gëzof të zi
Zhytje me Lime-Sulfur 2-4% në ujë 2x/javë Jo tek kafshët me gëzof të bardhë
Chlorhexidine shampoo; rinse Nuk rekomandohet 2x/javë Është inefektive
Povidone Iodine Nuk rekomandohet 1x/javë Mund të irritojë; jo tek macet; është inefektive
Miconazole Krem, lyerje Sipas udhëzimit Për lezione të vogla
Miconazole Dermazol® shampo;

ose produkt me emrin Micatin®

2x/javë Produkt i ri; efikasiteti i shampoos i panjohur
Clotrimazole Lotrim®,Veltrim® Kremra Sipas udhëzimit Për lezione të vogla
Enilconazole Me emrat: Clinafarm®, Imaverol® 0.02% si një shplarje Shumë efektiv

Parandalimi:

Vaksinimi është forma më e mirë e parandalimit. Vaksinat që janë përdorur në disa shtete kanë arritur me sukses të parandalojmë përhapjen e trikofitozës në kafshët e tjera të tufave. Imuniteti i krijuar zgjat për një kohë relativisht të gjatë.
Vaksinimi i kombinuar me pastrim të kujdesëshëm si dhe me zbatimin e protokolit të dezinfektimit, eleminon përhapjen e saj tek kafshët e tjera.
Po ashtu theksojmë se vaksinimi ul ndjeshëm dhe incidentet zoonoze tek fermerët, veterinerët dhe stafin e stallave, thertoreve, apo përpunimin e lëkurave.

Përgatiti materialin për Revistën Mjekësia Veterinare Shqiptare Mjek Veteriner Egli Ozuni, MV
Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë.
Në rast referimi të përmendet linku përkatës si dhe autori i shkrimit.
 

Burimi informacionit:  Sëmundjet e Ripërtypësve, Merck Vet Manual, Puble Med Library of Medicine.

 

Këtë e pëlqejnë %d blogues: