Sigurisht që mërzitemi dhe inatosemi kur shohim një mace që mbështetet në derë , ngre bishtin dhe lëshon si paqeder një pellg urine tek pragu i derës dhe pse jo dhe mu para syve tanë.
A keni këto probleme me macen tuaj? Nëse PO , atëhere ju keni një problem.Por që mund ti gjejmë një zgjidhje.
Akorduar Shoqatës Britanike të Këshillimit të sjelljeve , thuhet se; sjellja e maceve që spërkasin me urinë , janë problemet që hasen më së shumti.
Shpesh në klinikat tona na pyesin : Doktor si t’ja bëj se macoku nuk pëlqen rërën që unë përdor dhe megjithëse e kam ndërruar disa herë , ai vazhdon dhe urinon nëpër shtëpi ?
Theksojmë se :Shënimi ( spërkatja ) që bëjnë macet nëpër shtëpi është kryesisht një sjellje dhe jo një problem me kutinë e rërës.
Urina e maceve përmban feromone ( pheromones) , një substancë që kafshët përdorin për të komunikuar.Kombinimet e feromoneve janë si shënjat e gishtave , ato identifikojne macen.
Një mace që spërkat , shënon territorin e saj/tij me urinë .Kjo thjesht do të thotë : Ky është territori im .
Sigurisht ne nuk na pëlqen kjo gjë , por kot sa zemërohemi pasi kjo gjë nuk ndihmon , por në disa raste mund të ketë efekt të kundërt ; mund të zemërojë ( apo frikësojë ) macen /macokun , pra mund të kemi më shumë spërkatje nëpëër shtëpi.
Macet në periudhën e afshit tërheqin macokët ( ose anasjelltas) me anën e erës së urinës.Për ta spërkatja është si një ftesë dashurie.Rezultatet mund të duken pas 65 ditësh : një çerdhe me disa kotele të vogla shumë të bukura .
Macet/macokët nuk shënojnë vetëm gjatë periudhës së ciftëzimit .Disa gjithashtu mund ta kryejnë këtë veprim dhe konflikteve me mace të tjera , ose kur janë të stresuara.
Sigurisht era është e rëndë dhe shpesh le njolla që nuk largohen nëpër shtëpi, fatmirësisht macet kryesisht spërkasin jashtë shtëpie, por ka dhe mace qe kryejnë këtë veprim në shtëpi. Dhe kështu lind pyetja ; a ka zgjidhje kjo gje?
Fatmiresisht përgjigja është : PO
Një nga veprimet më të shpeshta dhe me efektivitet që rekomandohet është të bëhet sterilizimi apo kastrimi i maceve.
Shpesh tek maçokët që kastrohen shohim që ndalojnë së spërkaturi nëpër shtëpi në një kohë të shkurtër pas operacionit.
Po nëse disa prej nesh për arsye të ndryshme nuk duan ti sterilizojnë apo kastrojnë macet /macokët e tyre , a ka një zgjidhje?
Në këtë rast të përpiqemi të gjejmë shkakun që detyron macen të spërkasi nëpër shtëpi.Ndoshta macja që ne kemi në shtëpi e kryen këtë veprim vetëm kur sheh mace të tjera .Atehere bllokoni pamjen.
Ose ai/ajo spërkat për shkak të një konflikti që ka me një mace tjetër.Atëhere zgjidhja mund të jetë duke i mbajtur ato/ata të ndarë.
Nëse ju nuk mund ta gjeni dot shkakun përse macja/macoku juaj spërkat nëpër shtëpi , bisedoni me veterinerin tuaj.Ka shumë mundësi që ai t’ju sygjerojë sterilizimin apo kastrimin .Por gjithashtu veterineri mund të kontrollojë që macja juaj nuk spërkat për shkak të ndonjë problemi mjekësor.
Përgatiti materialin MV Egli Ozuni.
Nuk lejohet publikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë