Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Norvegjia i pari vend në botë ku nuk do të priten pemët dhe shpyllëzohet vendi!

Norvegjia i pari vend në botë ku nuk do të priten pemët dhe shpyllëzohet vendi!


22 Prill Dita Botërore e Tokës!
MOS PRIT, POR MBILL!
Norvegjia i pari vend në botë ku nuk do të priten pemët dhe shpyllëzohet vendi!
Të gjithë pak a shumë jemi të varur nga prodhimet e drurit, këtë askush nuk e vë në dyshim.
Druri, është një material që përdoret në mijra artikuj që njerezit i përdorin çdo ditë.
Fatkeqësisht shumë nga këto prodhime; qofshin tavolina, krevatë, mobilje të ndryshme apo dhe produkte të gatuara me vaj palme, janë përgjegjëse për prerjet masive që po ju bëhen pyjeve tropikale.
Vendet më të prekura janë vendet me pyje masive si Argjentina, Bolivia, Brazili, Paraguai, Indonezia, Malajzia, Papua, Guinea e re , etj etj. Këto pyje të përhapura në sipërfaqe të mëdha, dikur ishin habitat i qindra specieve të ndryshme që jetonin aty por që tani i përkasin historisë.
Në një situatë si kjo, kishim nevojë për lajme të tilla që na mbushin me shpresë të gjithëve ne: Prej shumë vitesh Qeveria Norvegjeze ka bërë përpjekje që të mos lejojë blerjen e produkteve që kanë lidhje me shpyllëzimin tropikal. Kjo do të thotë se Parlamenti Norvegjez nuk do të lejojë më kontrata qeveritare me kompanitë e përfshira në shkatërrimin e pyjeve.
Vitet e fundit, të shumta janë kompanitë që ndaluan prodhimin e produkteve që ndikonin në shpyllëzimin e tropikut. Gjithsesi, deri më tani, asnjë qeveri nuk kishte ndërmarrë një hap konkret në finalizimin e premtimeve të dhëna.
Më në fund një shtet si Norvegjia doli si vendi i parë në botë ku do të çojë shpyllëzimin në vend në ZERO.
Gjithashtu Norvegjia ka bërë thirrje dhe shteteve të tjera të përfshihen në nismën e marrë prej saj, veçanërisht Anglisë dhe Gjermanisë.
Veç të tjerash mos harrojmë se miliona njerez në botë varemi nga pyjet dhe mbrojtja e “Mushkrive të Tokës” është përgjegjësi e të gjitha vendeve.
Fatmirësisht, Norvegjia e bëri hapin e parë, të shpreshojmë se të tjera shtete do e ndjekin shembullin e saj.

Përgatiti Mjekësia Veterinare Shqiptare
Në rast përdorimi i këtij artikulli, lutemi të përmendet burimi i informacionit dhe linku përkatës nga veterineret.com

Burimi informacionit: https://www.iflscience.com/environment/norway-is-the-first-country-to-commit-to-zero-deforestation/
Këtë e pëlqejnë %d blogues: