Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » Kafshët e fermave- Blegtoria » Kosovë-Shqetësimet e fermerëve në lidhje me subvencionimet 2021

Kosovë-Shqetësimet e fermerëve në lidhje me subvencionimet 2021

Pas publikimit të subvencionit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Kosovë, për të marrë mendimin edhe të fermerëve në Kosovë, redaksia e Revistës Mjekësia Veterinare Shqiptare kontaktoi direkt ata të cilët mendohet se do të përfitojnë këto pagesa direkte.

Fermeri Sadush Kabashi i komunës Istog si dhe anëtar i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështin për zonën e Istogut.
Mes shqetësimesh të tjera fermeri Sadush Kabashi shprehet i pakënaqur duke sjellë shqetësimet aktuale që fermerët e zonës te tij kanë me pagesat direkte ku theksojnë:

-Vonesa në paraqitjen e aplikacionit për subvencionimet
Pas publikimit të aplikacionit dhe linkut përkatës, fermerët u njoftuan shumë vonë dhe kanë vetëm 3 javë kohë për plotësimin e dokumentave, fakt që e bën shumë të vështirë plotësimin e tyre duke marrë parasysh dokumentacionin e plotë që ju kerkohet.


Kriteret janë të komplikuara, sidomos sa i përket të mbjellurave të grurit ku përveç problemeve burokratike fermerët shprehen të shqetësuar se për shkak të vonesës së subvencionimeve dhe kushteve të vështira në të cilat gjendeshin fermerët, shumica prej tyre e kanë shitur grurin sipas mundësive disa dhe në privat dhe pagesa direkte që fermerët përfitojnë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është 75 euro/ha dhe 1.9 cent për kg grurë të dorëzuar në fabrikat e miellit, duke bërë kështu që shumë fermerë të mos mund të përfitojnë pagesat direkte.

Pakënaqësi në lidhje me pagesën direkte të kafshëve bujqësore.
Në lidhje me shumën e pagesa direkte për fermerët Z Sadush Kabashi shprehet se; “Jemi të gjithë dëshmimtarë sa është rritur çmimi i misrit, sojës dhe koncetratit. Gjithashtu çmimi i qumështit ra ndjeshëm në fillim të pandemisë si dhe mos të harrojmë kushtet klimatike aspak të favorshme për këtë vit dhe më konkretisht thatësira që kaluam duke e bërë shumë të vështirë për disa fermerë sigurimin e ushqimit të nevojshëm për kafshët e fermave”. Aktuale është situata se ka fermerë që do e kenë shumë të vështirë mbijetesën.

-Pakënaqësi në lidhje me detyrimin e noterizimit të çdo kontrate
Kushti i noterizimi të çdo kontrate është një ngarkesë shtesë për fermerët që janë të detyruar të paguajnë shumë të konsiderueshme kur kemi parasysh se kërkohet noterizimi i çdo kontrate ku siç njofton Z. Sadush Kabashi pagesat tek noteri janë minimumi 30 euro.

Ky fermer duke sjellë shqetësimin e tij dhe të fermerëve të tjerë të zonës ku jeton ka një mesazh për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe në veçanti për Ministrin Faton Peci:I bëjmë thirrje Ministrisë si dhe Ministrit që të rishqyrtojë formën dhe pagesat direkte, pasi në të kundërt të gjithë ne, fermerët, do të dalim së bashku me traktorët tanë në formë proteste

Përgatiti redaksia e Revistës Mjekësia Veterinare Shqiptare