Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » I mbrojtur: Kafshët e shoqërimit » Glaukomat tek kafshët e shoqërimit

Glaukomat tek kafshët e shoqërimit

Nga Dr Atalvin Zhiva.
Glaucoma

Glaukoma vjen si rezultat i dëmtimit të nervit optik si pasojë e presionit të shkaktuar nga grumbullimi në sasi të mëdha të lëngjëve në sy. Nëse gjëndja është kronike ose e vazhdueshme, pa trajtim shkakton dëmtim të përhershëm të nervit optik duke rezultuar në verbëri.

Glaukoma haset më së shumti tek qentë 0.675% kurse tek macet vetëm 0.197% .

Tek qentë vërejmë një lidhje gjenetike të problemit me rracën e qenit. Glaukoma shfaqet më së shumti në disa rraca si psh Shih Tzu, Samoyed, Poodle, Cocker Spaniels, Shar Pei, Akita, Siberian Husky etj.

Glaukoma tek kafshët mund të jetë shumë e dhimbëshme, në disa raste, më shumë sesa tek njerëzit.

Tek njeriu presioni i syrit ka normale 12-22 mmHg ( milimetër mërkur përdoret për të matur presionin e gjakut) , kurse tek qeni presioni normal është 10-25 mmHg. Tek qentë dhe macet që vuajnë nga glaukoma, ky presion mund të shkojë 30 mmHg dhe më shumë. Kur presioni është mbi 50 mmHg shkakton dhimbje dhe verbim të syrit.

Tipi i glaukomës dhe Simptomat

Presioni i ushtruar mbi nervin optik mund të jetë i pjesëshëm ( qeni mundet të shohë në disa kënde të caktuar) dhe i plotë ( qeni e humb shikimin në atë sy).

Glaukomën e ndajmë në dy lloje: a) Shkak kryesor ( priamar), si dhe b) dhe shkaqe dytësore (sekondare). – Simptomat e sëmundjes shfaqen menjëherë. Në varësi të % dëmtimit mund të kemi shfaqje të këtyre simptomave:

  • Presion i lartë i syrit
  • Skuqje e pjesës së bardhë të syrit(pezmatim i enëve të gjakut në këtë rajon)
  • Paraqitje e turbullt e kokërdhokut të syrit
  • Hapje-mbyllje e kapakut të syrit
  • Pupila e syrit nuk reagon ndaj dritës
  • Humbje të vizionit

Sëmundja e zgjatur dhe avancuar shfaqet me këto shënja:

  •  Zmadhim i kokërdhokut të syrit (buphthalmos)
  • Degjenerimi i avancuar i syrit
  • Humbje e dukëshme e shikimit

Simptomat kur Glaukoma është sekondare, apo si pasojë e një infeksioni në sy, përfshin:

  • Presion i lartë i syrit
  • Syri paraqitet me pamje të turbullt
  • Skuqje e të bardhës së syrit ( si pasojë e enëve të gjakut që gjenden në këtë rajon.
  • Dallohen lehtësisht mbetje inflamatore në pjesën e përparme të syrit
  • Mund të dallohen fërkime të kornea ose lentes së syrit

Gjithashtu mundet që të hasim dhe shënja të tjera si: humbje oreksi, humbje e dëshirës për të lajtur, ndryshim në përqëndrim, konfuzion në lëvizjet e qenit nëpër shtëpi, etj.

Shkaktarët:

Presioni i lart në sy vjen si pasojë e rrjedhjeve të lëngjeve në mënyrë të paktrolluar si pasojë e sëmundjeve kryesore psh : që ka si shkak zhvillimin jo normal të këndeve të filtrit të syrit. Po ashtu glaukomat mund të shkaktohen dhe si pasojë e sëmundjeve të tjera të syrit , psh: inflamacion i indeve të syrit, tumore në sy, rrëshqitje e lentes së syrit, ose mbledhje gjaku si pasoje e një dëmtimi, në pjesën e parme të syrit. Tek qentë glaukomat janë zakonisht rrjedhoje, dytësore ( sekondare) nga probleme dhe sëmundje të tjera kryesore.

Diagnoza:

Glaukoma tek qeniPër të qënë më të saktë me diagnozën, ne Mjekët Veterinerë kemi nevoje për një histori (anamnezë) sa më të hollësishme që lidhet me shëndetin e qenit tuaj, psh; kur i filluan simptomat (sigurisht me aq sa mund të tregoni ju), ndonje incident ( apo aksident) që mund të ketë ndodhur që ju e lidhni me problemin e shfaqur si psh dëmtime apo goditje ne afërsi të syrit (edhe ato që ju i konsideroni të vogla)

TonometryGjatë egzaminimit klinik Veterineri juaj mund të masë presionin e gjakut me një paisje të quajtur tonometer. Preferohet egzaminimi i të dy syve për të parë gjëndjen e tyre.

Në vënde të zhvilluara, që posedojnë Mjekët Veterinerë specialist ( Ophthalmologist) ku dhe kanë paisjet e duhura dhe të nevojshme, mund të kryejnë egzaminimin e syrit dhe me paisje të tjera si : Elektroetonografi ( e cila përcakton nëse syri do të mbetet i verëbr apo jo dhe pas trajtimit), apo ekografi dhe radiografi e syrit. Jo gjithmonë, por shpesh të dy sytë janë të prekur. Në ato raste kur kemi vetëm njërin sy të prekur, duhen marrë masa për të parandaluar avancimin e glaukomës dhe në syrin e shëndetëshëm ( psh të gjendet dhe të trajtohet shkaku kryesor).

Trajtimi:

Kur Mjeku Veteriner është i sigurt për diagnozën, si dhe ka gjetur shkakun kryesor të shkaktimit të glaukomës, fillon trajtimi me medikamente të ndryshme për sytë. Kryesorja që Ne, Mjekët Veterinerë duam të kontrollojmë është ulja e presionit të syrit duke bërë të pamundurën që ta cojmë në norma normale sa më shpejt që të jetë e mundur për të mbrojtur dëmtimin përfundimtar të vizionit të syrit të prekur. Shpesh, fatkeqësisht, tek disa qen kjo gjëndje ka kohë që ka filluar dhe për një kohë të gjatë nuk është vënë re nga pronari. Në një rast të tillë nervi optik është dëmtuar dhe në pamundësi të riparimit me medikamente ngelet vetëm ndërhyrja kirurgjikale si e vetmja zgjidhje.

Trajtimet e Glaukomës janë të ndryshme, në varësi të probemit që ka shkaktuar atë. Largimi i lëngjeve që ushtrojnë presion mbi nervin optik, ky proces quhet ciklokrioterapi (cyclocryotherapy), në këtë proces përdoret temperaturë shumë e ulët për të paralizuar qëlizat që prodhojnë lëngjet e syrit.

Duhet theksuar se në medikamentet që përdoren tek kafshët me probleme të Glaukomës së syrit, kanë gjetur një përdorim të gjerë dhe efikase të njejtat medikamente që përdoren për njerëzit në mjekësinë humane.

Prognoza: Në shumicën e rasteve Glaukoma nuk është e kurueshme plotësisht. Fatkeqësisht rreth 40 % të qenve të prekur në një periudhë më pak se një vit (kur është vërejtur dhe gjetur menjëherë), pavarësisht nga medikamenti, apo ndërhyrja e përdorur , përfundojnë në verbim. Por në shumicën e rasteve kur qeni paraqitet në klinikë vërehet se problemi ka kohë që ka filluar dhe vizioni tashmë është humbur në atë sy.

Shpesh herë, megjithëse larg dëshirës sonë ka qen që përfundojnë me dëmtime përfundimtare të vizionit dhe të syrit . Në këto raste bëhet largimi i komplet syrit me anën e ndërhyrjes kirurgjikale.

Fatmirësisht shumica e qenve shumë shpejt mësohen me këto ndryshime kaq të mëdha, sidomos tek ata qen që kanë kohë që tashmë vuajnë nga glaukoma, c’ka do të thotë se kanë kohë që e kanë humbur vizionin në atë sy. Gjithsesi qeni do të kërkojë ndihmën dhe përkujdesjen tuaj për ta pasur sa më të lehtë këtë ndryshim jo tëvogël që po i ndodh.

Përgatiti materialim Dr Atalvin Zhiva.

Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë . Ripublikimi i këtij materiali pjesërisht apo i plotë është i ndaluar të botohet pa lejën e marrë nga redaksia e revistës”Mjekësia Veterinare Shqiptare”.

Ju lutemi në çdo rast citimi apo reference nga ky tekst, shënoni linkun përkatës dhe autorin e shkrimit.

Burimi informacionit:Amjadi S, Mai K, McCluskey P, Wakefield D.ISRN Ophthalmol. 2013 Jul 24 – Niwano Y, Iwasawa A, Ayaki M. Ophthalmol Eye Dis.


Na shkruani