Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Zoonozat » Tërbimi

Tërbimi

Terbimi

Përshkrimi i sëmundjes së tërbimit është bërë me mijra vite më parë. Ka qënë gjithmonë një nga infeksionet më të frikëshme të të gjitha kohrave. Shkaktohet nga një Rhabdovirus (familja Rhabdoviridae) në formë plumbi që është relativisht i paqëndrueshëm në mjedis dhe kërkon kontakt të vazhdueshem me membranat e mukozes për të shkaktuar infektimin. Në shumicën e rasteve transmetohet me anën e kafshimit.Vetëm gjitarët duket se infektohen, dhe kafshët e egra janë grupi kryesor ku infeksioni perhapet.Kur kafshet e egra bien ne kontakt me njerzit apo kafshët shtëpiake, tërbimi kthehet në një problem për shëndetin publik. Edhe në vendet ku vaksinimi i kafshëve për tërbimin është i detyruar, çdo vit raportohen raste me vdekje ne njerez për të mos përmendur qindra raste në qen e mace. Tërbimi është i pashërueshëm prandaj duhet të vlerësohet si një problematikë serioze për shendetin publik. Për këtë arsye, vaksinimi i kafshëve sidomos i qenve, aq më tepër i atyre rrugaç duhet të jetë e detyrueshëm.

Në Shqiperi, sëmundja e tërbimit është vrejtur së fundmi nga viti 2001. Infeksioni po vjen gjithnjë  e më tepër nga zonat veriore të Ballkanit, ku dhelprat e kuqe që mbartin virusin zbresin gjithnjë e më tepër në jug të vendit tonë. Bazuar në sa më lartë, tashmë vendi ynë nuk konsiderohet i lirë nga sëmundja e tërbimit si vite më parë, megjithese rastet e prezences se virusit në dhelprat e kuqe  praktikisht janë të izoluara kryesisht në veri të vendit. Kjo nuk do të thotë se rreziku i sëmundjes egziston vetëm atje. Lakuriqi i natës, si transmetues i i tërbimit deri tani nuk është evidentuar në vendin tonë. Megjithatë studimet për prezencën ose jo të species specifike si bartës të virusit duhet të vazhdojnë.

SHUMË NJERËZ NUK E KUPTOJNË SE VDEKJA NGA TËRBIMI ËSHTË SHUME E SHPEJTË DHE E SIGURT.

Mëgjithese mund të marrë kohë që virusi të arrije fazën e inkubimit, kur fillojnë dhe shfaqen shenjat e para vdekja ndodh brenda 10 ditësh.

Zhvillimi i sëmundjes

Virusi përhapet nga kafsha e infektuar tek nje tjetër kryesisht nëpërmjet kafshimit dhe përlyerjes së plagës së shkaktuar me pështymë me virus. Theksojmse virusi i tërbimit shfaqet në pështymën e kafshës së infektuar  disa ditë para se të shfaqen shënjat klinike kështu tek macet 3 ditë përpara, 14 ditë tek qentë e infektuar dhe 29 ditë tek dhelprat. Kjo rrit dhe më tepër rrezikun nga ky infeksion si dhe vëmëndjet që duhet të kenë njerzit kundrejt kësaj sëmundjeje. Virusi mbasi futet në qelizat e muskujve shumzohet për një kohë të gjatë dhe pasi ka arritur atje një përqëndrim të lartë të tij, nëpërmjet fijeve nervore, kalon në sistemin nervor  qëndror (palca shpinore dhe tru). Me kalimin e virusit në tru,fillojnë të shfaqen dhe shënjat e sëmundjes. Periudha e e inkubacionit (nga momenti i kafshimit deri në shfaqjen e shënjave klinike) është  e ndryshme dhe luhatet nga disa ditë deri në disa vjet. E rëndësishme është te theksohet se periudha e inkubacionit është më e shkrutër tek fëmijtë se sa tek të rriturit, ajo gjithashtu shkurtohet kur kafshimi bëhet në zona shumë të inervuara e sidomos në zonën e kokës e të qafës. Kjo fazë është e lidhur me domosdoshmërinë e vaksinimit të menjëhershëm për personit të kafshuar nga një kafshë e tërbuar ose e dyshuar për këtë sëmundje.

Shënjat klinike:

Fazat

Faza fillestare (prodromale)5 ditët e para pasi kanë filluar shënjat. Vërehet një ndryshim në personalitetin e saj .Kafsha është letargjike, jo në gjëndje të mirë shëndetësore me disa inkordinime të lehta. Kjo situatë qëndron e tillë rreth 12 orë dhe mandej ajo keqësohet. Fillojnë spazmat e laringut dhe kemi një ndryshim në tingullin e zërit(pothuajse prezente në rastet e tërbimit në gjeth).Shumica e kafshëve të infektuara fillojnë dhe shfaqin shenja kruarje në vendin e kafshimit dhe e lëpijnë atë.

Faza agresive(2-3 ditët e tjera):

Në fakt në këtë fazë kafsha mund të quhet tamam e “tërbuar”.Kafsha nuk ka frikë dhe vuan nga haluçinacionet.Në këtë fazë nësë kafsha është e e mbyllur në një kafaz mund te sulmojë dhë kafshojë edhe hekurat e kafazit.Kafsha në këtë fazë kafshon cdo gjë që  i del përpara. Kjo fazë është mjaft e rrezikshme në përhapjen e sëmundjes.

Faza e paralizës(mbas 2 ditesh të tjera)

Dobësi/paralizë e laringut e cila çon në vështirësi në gëlltitje dukë bërë që kafsha të “jargëzohet” dhe te nxjerrë shkumë nga goja.Kafsha vdes kur paraliza fillon dhe përparon duke prekur muskujt e kraharorit ( muskujt që bëjnë të mundur frymëmarrjen). Nuk ka një trajtim për njerzit apo kafshët kur fillojnë dhe shfaqen shënjat klinike .

 

Parandalimi

Fatmirësisht, parandalimi i tërbimit mund të realizohet me anën e vaksinave dhe limitim të ekspozimit ndaj kafshëve te egra.Vaksina standarte kundër tërbimit për qen dhe mace është ajo e virusit te vdekur.Doza e parë e vaksinës është me afat një vjecar. Pas kesaj doza e dytë dhe në vazhdimësi jepet ç’do 3 vjet.Tek macja për shkak të lidhjes se zhvillimit te tumorit nga kjo vaksinë, është nxjerrë në përdorim një vaksinë tjetër e rikombinuar e cila përdor një pjesë të ADN-së e virusti të tërbimit e klonuar në një virus të padënshëm.Kjo vaksinë është po aq efektive sa vaksinat tradicionale vetëm se duhet të aplikohet njëherë në vit.Në shumë vende vaksina e tërbimit është e detyruar për të gjithë qentë dhe macet .

Si vepron ligji në rastet e kafshimit ?

Menjëherë mbas kafshimit të njeriut nga kafshë të tërbuara apo të dyshuara si të prekura nga sëmundja e tërbimit, kryhet vaksinimi i përsonave të prekur. Tashmë vaksinat janë  të padëmshme dhe nuk shkaktojnë probleme anësore. Ligji veterinar dhe ay shendetësor në  vendin tonë  e përcaktojne këtë moment. Personat që merren me studimin e këtij infeksioni si në institucionet veterinare dhe ato mjekësore duhet të vaksionohen rregullisht për të parandaluar infeksionin e mundshëm.

Po kështu kafshët e shoqërimit janë të detyrueshme të vaksinohen kundër sëmundjes së  tërbimit. Në zonat  endemike të sëmundjes, në rastin tonë në zonat veriore të vendit,  duhen vaksinuar edhe  kafshët e tjera. Qentë rrugaçë duhet të eliminohen ose të vaksinohen kundrejt këtij infeksioni.

Në vendin tonë duhet të vazhdojë kontrolli i  situatës epidemiologjike të infeksionit nëpërmjet kontrollit të rregullt dhe për gjatë gjithë vitit të kafshëve të egra të cilat vlerësohen si rezervuarë të këtij infeksioni. Ai duhet të zgjerohet në të gjithë territorin e vendit. Mbështetja financiare e institutcioneve përkatëse është e detyrueshme të bëhet. Eliminimi i infeksionit në kafshë të egra bëhet duke ndërmarë aksione të përbashkëta në kuadër të shteteve ballkanikë. Kështu një  aksion i përbashkët i Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të zi duke vaksinuar kafshët e egra do të ishte mjaft i sukseshëm në eliminin  e këtij infeksioni në këto specie.

Rritja e kontrollit në kufi për hyrjet e kafshëve të gjalla në vend është detyrë e përhershme e shërbimeve  përkatëse. Ndalimi i futjes së kafshëve me status të panjohur ose të pavaksinuara, do të ndalonte dhe futjen e infeksionit të tërbimit në të.

Ligjet rreth kafshimeve nga qen dhe rreth vaksinimeve të tyre me vaksinë tërbimi, janë shumë të ashpra dhe duhet të njihen nga të gjithë.

Nëse ju jeni të ekspozuar

Një plagë e freskët(sapo kafshuar) duhet  të lahet me ujë te rrjedhshëm dhe sapun sa më shpejtë te jetë e mundur pasi mund të  heqi nga plaga grimcat virale. Kohës që i duhet virusit për të arritur në tru varet nga sasia e virusit të pranishëm, apo vëndi i kafshimit(kokë, qafë etj)

Në rast se kafsha ka vdekur (vrarë) duhet që koka e kafshës të dorëzohet pranë departamentit të shërbimit  veterinar për testim të prezencës së virusit të tërbimit. Në rast se kafsha jeton duhet të mbahet nën kontroll për të parë zhvillimin e statusit të saj. Kafshimi i njerëzve duhet të raportohet pranë departamentit të shëndetësisë sa më shpejt të jetë e mundur. Pacienti merr vaksinën e tërbimit, menjëherë mbas kafshimit.

Veterineret janë të ekspozuar ndaj virusit të tërbimit 300 herë më shumë se popullsia normale.

Ka vënde të cilat e kanë zhdukur me sukses tërbimin nga vëndet e tyre siç janë Anglia, Hawai dhe disa zona të tjera ishullore.Këto vende janë shumë të kujdesshme në lidhje me lejimin e futjes së kafshëve në territorin e tyre.Pasi periudha e inkubacionit të virusit është e gjatë, kërkohet një karantinë e gjatë.Kjo kërkon shpenzime të medha dhe shpesh pronarët nuk duan të ndahen nga kafsha e tyre për një periudhe kaq të gjatë. Shumica e vëndeve që kanë zhdukur tërbimin kanë një protokoll të caktuar për keto raste siç është pajisja me mikroçip e ketyre kafshëve.Gjithashtu shumë shtete të ndryshme kanë rregulla te tjera, prandaj ju këshillojmë që përpara së të vendosni të udhëtoni në një shtet , interesohuni për proçedurën dhe rregullat qe ju dhe kafsha juaj duhet te ndiqni për tu lejuar hyrja në këtë shtet. Sidoqoftë vaksinimi i rregullt  krijon kushte të përshtatshme  për lëvizjen tuaj, jetën tuaj dhe jetën  e kafshës tuaj.

Përgatiti MV Egli Ozuni

Të dhëna më të gjëra për këtë sëmundje mund të gjeni tek libri “ZOONOZAT”
Prof. Kristaq BERXHOLI, botimi i vitit 2007

Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë ose autorit .


3 Komente

  1. Abdyl Arifaj thotë:

    Prof. Kristaqi nqse ka mundesi nje sqarim tek skema e mesiperme eshte shkruar qe virusi i terbimit mund te infektoj snq. A munde te jet me mir qe virusi i terbimit infiltron ne snq.

  2. eglantinabega thotë:

    Nese vaksinen orale kunder terbimit e hedhur per dhelpren e kuqe e hane gabimisht dhe kafshe te tjera,si qeni,delja,lopa etj cfar efekte jep tek keto kafshe???

    • Pershendetje. Eshte e vertete se ne Ballkan \, ku perfshihet Shqiperia dhe Kosova, po kryhet vaksinimi kafsheve te egra me anen e vaksines orale kunder terbimit. Ky eshte nje projekt qe kap shifren 11 milion euro. Duke ju pergjigjur direkt pyetjes suaj do te themi se aroma e rende e ekstraktit te peshkut qe perdoret per te bere te mundur gjetjen e vaksines nga kafshet e egra ( dhelpra dhe ujku) ka shume ngjasa qe te mos terheqi lopen, kalin apo gomarin tuaj. Ka mundesi qe qeni dhe macja ta gjejne kete vaksine ( nese ka rene ne afersi te shtepise suaj) dhe ta konsumojne ate. Nisur ne testimin qe i eshte bere vaksines, theksohet se kjo vaksine nuk shkakton probleme tek kafshe te tjera ( e testuar ne me shume se 60 lloje kafshesh). Gjithsesi ne disa raste jane raportuar probleme te sistemit tretes qe mund te shoqerohet me diarre dhe te vjella, ne keto raste rekomandojne dergimin e kafshes tek Mjeku Veteriner. Lexoni per me shume rreth procedures te vaksinimit duke klikuar tek ky link : https://veterineret.com/per-dashamiresit-dhe-pronaret/vaksinimi-i-kafsheve-te-egra-kunder-virusit-te-terbimit-me-anen-e-vaksines-nga-goja/

Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: