Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Dermatologji » Dermatophytosis-Qere

Dermatophytosis-Qere

Nga Dr Atalvin Zhiva

foto ilustruese

Një nga infeksionet e shkaktuara nga grupet fungale që e hasim më shpesh quhet  krimbi  unazë (ringworm) ose në shqip, qere ; por në fakt nuk shkaktohet nga asnjë lloj krimbi.Kërpudha e ushqyer me qelizat e vdekura të lëkurës dhe flokëve , shkakton tek njerzit një infeksion që shfaqet në formë rrethore klasike, ngjyre e kuqe rreth dhe në qëndër ngjyrë normale të lëkurës duke formuar kështu nje formë perfekte unazore.  Për shkak se pjesa e infektuar (unaza) e lëkurës duket si një krimb infeksioni u emërua gabimisht: “krimbi unazë” .Kërpudhat përgjegjëse për këtë infeksion quhen “ dermatofite “ që do të thotë bimë që jetojnë në lëkurë kështu qe termi më i saktë është : “ dermatofitozë

Pamja karakteristike e unazës shihet tek njerzit, kurse tek kafshët  dermatofitozat shihen si një njolle gri , e tharë me luspa por gjithashtu mund te duket si ndonjë plagë tjetër  e lëkurës dhe të ketë ç’farëdo pamje.

Ku e merr qeni/macja këtë infeksion ?

Sporet e kërpudhave dermatofite janë shumë rezistente  ne mjedis, ato mund të jetojnë me vite me radhë.Duhet vetëm një kontakt i vogël i lëkurës me sporet për të marrë infeksionin ; gjithsesi lëkura duhet të jetë e irrituar në atë pjesë të kontaktit , pasi kërpudhat nuk mund të infektojnë një lëkurë të shëndetshmë.Kjo do të thotë që kryesisht lëkura e sapo rruajtur,  e gërvishtur apo që sapo e kemi kruar  është veçanërisht e pambrojtur.

Kafshët e infektuara lëshojnë dhe shkundin qime dhe lekurë të infektuar vazhdimisht në mjedis .Disa kafshë janë thjesht mbartëse dhe mund të mos kenë  asnjëhere shënja të dukëshme të infeksionit , por mund të infektojnë të tjerët shumë lehtë.Një mbartës mund të jetë subklinikisht i infektuar, që do të thotë që e ka infeksionin por nuk shfaq lezione të dukëshme të tij.Pacientet e prekur  dhe te trajtuar futen në këtë kategori duke mos pasur më lezione ( si pasoje e trajtimit), lëkura vazhdon dhe shkund spore duke berë kështu të mundur infektimin e të tjerëve.

Ka disa lloje të ndryshme dermatofite.Lloje të ndryshme  kërpudhash vijnë nga lloje të ndryshme kafshësh apo edhe nga toka.Për përcaktimin e llojeve të kërpudhave (fungus) mund të ndihmojë përcaktimi i burimit të infeksionit fungal.

A mundet të përhapet tek njerzit?

dermatofitoza

foto ilustruese

Po,  dermatofitet janë ngjitëse tek njerëzit (zoonoze), megjithatë disa njerëz janë më të rrezikuar se të tjerët .Kerpuadhat marrin avantazh në lëkurë e njerzve me system imunitar të zvogëluar.Ketu përfshihen fëmijët, të moshuarit të sëmurët e ndryshëm( HIV pozitiv , njerzit apo kafshët që janë në kimoterapi ose marrin medikamente të ndryshme pas transzfuzionit të gjakut ose trasnplantimit të organeve) Në përgjithësi nëse nuk e keni marrë infkesionin deri në kohën që është diagnostikuar qeni/macja juaj , ka shumë mundësi që ju të mos prekeni nga infeksioni. Mbani mënd së lëkura duhet të jetë e irrituar ( sapo kruajtur) që të marri infeksionin.

Si e diagnostikon doktori infeksionin fungal?

Në disa raste shënjat janë të qarta dhe ne e dimë me siguri se kemi të bëjmë me dermatofite dhe në disa raste të tjera mund të kemi dyshime.Tek kafshët lezionet e lëkurës shumë rralë mund të jenë në formën klasike (formë rrethi si unaze) si tek njerëzit , biles kemi raste kur tek kafshët lezionet nuk japin as kruarje, prandaj disa teste janë të nevojshme.

Llamba me ndriçim fluoroshent

foto ilustruese

Microsporum canis, është kërpudha më e shpeshtë e cila lëshon një dritë  jeshile (ngjyre molle) në rreth 50 % të rasteve.Floroshenca është një test shumë I lehtë për tu kryher por që mund të jetë një çlës në përgjigjen e dyshimit nëse kafsha ka dermatofite apo jo.Mëgjithëse mund të shohim shënja floroshence në trupin e kafshës analiza të mëtejshme janë të nevojshme për të përcaktuar diagnozën përfundimtare.

Egzaminimi miksroskopik

foto nga Dr A.Zhiva

Veterineri mund të kërkojë të shohë në mikroskop disa qime nga pjesa e dyshuar për të kontrolluar presences e sporeve mikroskopike.Nësë sporet shihen në qimet qe vijnë nga zona e infektuar atëhere diagnoza me fungus është e qartë .Megjithatë sporet është shumë e vështirë për tu gjetur ne mikroskop prandaj mundet që veterineri ta kalojë këtë hap.

Kultura fungale

Qere

Foto nga Dr A.ZHIVA

Disa qime dhe pjese të lëkurës së dëmtuar , vendosen në një kulturë të veçantë në një përpjekje për të rritur kerpudhat.Avantazhi I këtij testi është që jo vetëm mund të konfirmojë dermatofitet por mund dhe të tregojmë llojin , specien e kërpudhës. Njohja e identitet të këprudhave mund të na ndihmojë në përcaktimin e burimit të infeksionit.Disavantazhi i këtij testi është se rritja e kerpudhave kërkon një periudhe 10 ditore .

Gjithashtu ky është testi i vetëm i dobishëm që na tregon nëse kafsha është një mbartëse asimptomatike.Testet e tjera kërkojnë një plagët të dukëshme të lëkurës për ta provuar.Edhe nëse nje kafshë mund të duket e shëndetshme , pa shënja të dukshme si plagë të lëkurës apo rënie qimesh , mund të marrim disa kampion qimesh dhe ti mbjellim ne kulturën.Mbartëse janë kryesisht macet që jetojnë në grup me mace të tjera.

   Biopsia

Ndonjëherë lezionet e lëkurës mund të mos jenë shumë të qarta , në këtë rast nevojitet biopsia e lëkruës për të dhënë diagnozën përfundimtare.

Sporet fungale janë mjaft të qarta në këto kampione dhe mund të përcaktohet nëse janë positive apo negative.Në varësi të rezultateve veterineri mund të vendosi për trajtimin e dermatofitozës apo jo.

Trajtimi

Celësi i trajtimit me sukses është “angazhimi” sidomos nëse ndodhen më shumë se një kafshë shtëpiake që jetojnë së bashku. Kafshët e infektuara lëshojnë spore vazhdimësisht në mjedisin ku jetojnë , kështu dezifektimi është po aq I rëndësishëm sa trajtimi I kafshës/kafsheve te prekura.

Kafshët e infektuara , në ato raste kur jetojnë në grup ,kërkojnë izolim ndërsa mjedisi dezifektohet, dhe kafsha e prekur nuk lejohet të këthehet në ambjenitn e pastër deri sa të kemi një rezultat negative.Ideale është që në të gjitha kafshët të kryhet testi dhe te mbahen te izoluara deri ne pergjigjen e tij dhe me pas te lejohen në zonën e pastër.

Trajtimi tek kafshët e prekuara është kryesisht oral e cila me raste mund te kombinohet me trajtime te tjera (zhyjte, lyerje locale , ose te dyja).

Në disa raste shumë lezione, të cilat janë lokalizuar tashmë mund të hiqen vetëm me trajtim lokal.

Mjekimi ne rrugë orale

Kryesisht janë dy medikamente primare që përdoren në kafshët e prekura:

Griseofulvin dhe Itraconazole. Të dy keto medikamente janë kryesisht të shtrenjta , duhen dhënë me ushqim dhe kanë efekte anësore potenciale duke shkaktuar dhe ç’rregullime ne lindje tek kafshët shtatzëna.

Trajtimi me medikament orale ose topikale duhet të vazhdohet për 1 deri 2 muaj dhe nuk duhet të ndalohet deri sa të kemi nje kulurë negative.

Ndalimi kur mendojmë se kafsha është bërë më mirë , na sjell përsëritje të sëmundjes.

Griseofulvin

Ky medikament shoqërohet me nje vakt të pasur me ushqime yndyrore për një efiktivitet  në absorbimin e dozës nga kafsha.Macet “Persiane” dhe kotelet e vogla , duket se janë më të ndjeshme ndaj efekteve anësore të medikamentit ,të cilat zakonisht mjatfojnë me vjellje por mund të përfshijnë dhe sëmundje të mëlcisë dhe deri në ndryshim serioz te rruazave të bardha të gjakut.

Macet e infektuara me IMUNODEFICIENCY VIRUS  zakonisht nuk trajtohen me këtë medikament për shkak të rrezikut të jetës si rezultat I ndryshimit të qeliza të bardha në gjak.

Pavarësisht nga efektet anësore të cilat në disa raste mund të jenë të rënda, duke u nisur dhe nga çmimi disi me I lirë se medikamentet e tjera, griseofulvin është ende një ilac tradicional në trajtimin e rasteve me dermatofitoze

Itraknazol

Ky medikament është shumë efektiv në trajtimet e dermatofiteve, por është në dispozicion në kapsula të mëdha , duke e bërë kështu jo shumë të përdorshëm në kafshët e vogla.Megjtihate në farmaci mund të bëhet ndarja e dozave për tu bërë e mundur përdorimi i dozave të nevojshme dhe ne kafshët me peshë të vogël.

Vjellja është një nga efektet anësore më të shpeshta që hasim nga përdorimi i këtij medikamenti.Por duke qënë se është më I shtrenjtë sesa griseofulvin-a përdorimi I kesaj të parës është më I përhapur.Megjithate macet e trajtuara me itakonazol dhe me asgjë tjetër ,në një mesatare të marrë ishin në gjëndje të arrijnë një kurë dy javë më shpejt se macet e e trajtuara me griseofulvin.

Terbinafine-Vlen të përmendet

Terbinafine është një antifungal i ri që ka filluar të përdoret së fundmi me një rezultat shumë të kënaqshëm per efiktivitetin ndaj fungus.Është pak më  i kushtueshëm sesa medikamentet e përdorura deri tani.Efektet anësore janë në minimum.

Trajtimet topikale për kafshët e infektuara.

Medikamentet e përmenduara më sipër nuk vrasin direkt kerpudhat , por bëjnë ndalimin e riprodhimit të tyre duke bërë të mundur në këtë mënyrë zhdukjen e fungus .Por kafsha vazhdon të jetë një burim perhapje infkesioni duke shkundur në këtë mënyrë sporet nga trupi dhe qimet.

Për të bërë të mundur zhdukjen e shënjave dhe të rrezikshmërisë së përhapjes është mirë që krahas medikamenteve të sipërpërmendura të përdoret një kombinim dhe me trajtim lokal.

Zhytja në preparat sulfuri.

 Zhytjet janë të rekomanduara dy herë në javë dhe mund të kryhen ose në spital ose në shtëpi.Nëse vendosni ta bëni këtë banjë në shtëpi duhet të merrni parasysh:

  • Sulfuri mund të lejë njolla në bizhuteri ose rroba.
  • Siperfaqet e bardha do te ngjryosen përkohesisht me të verdhë nga sulfuri.
  • Sulfuri bie një erë shumë të rëndë, atë të një veze të prishur.
  • Sulfuri përzjehet ashtu siç e sqaron dhe etiketa shoqëruese dhe në fund të zhytjes kafsha nuk shplahet me uje apo banjë normale.Nuk lejohet përdorimi i shampoos në fund.Kafsha thahet me peshqir.

Miconazole-CHLORHXEDINE ( larje ).

Kombinimi i miconazole ( një antifungal ) dhe i chlorhexedinës ( dizinfektues) të sinkornizuara më njëra tjetrën në luftimin kuder dermatofiteve (qeres) kanë dhënë një rezultat të kënaqshëm.Janë në dispozicion si një kombinim  larje ose shampo. Larja e cila  i bëhet kafshës , duhet lënë të thahet , është efektive në vrasjen e sporeve të dermatofiteve.

Trajtimi i mjedisit.

Problemi me vrasjen e sporeve është se shumë pak produkte janë efikase.Klori ne një përzjerje 1:10 do të vrasë 80 % të kërpudhave me një aplikim të vetëm. Prandaj nëse ka vënde që ju mund ti spërkasni mund ta bëni këtë pa hezitim.Përdorimi i fshesës me korent apo atyre me avull do te ndihmojë njëfarsoj në largimin e sporeve por duhet të kihet parasysh se çanta e fshesës me korent duhet të hidhet pas kësaj, nësë është shumë përdorimshme duhet të lahet me përzjerjen e klorit 1:10.

Për të reduktuar ndotjen e mjedisit macet e infektuara duhet të jenë të mbyllura në një dhomë për aq kohë sa të rezultojnë pozitive.

Pjesa tjetër e shtëpisë mund të dizifektohet gjatë kësaj kohe.

Kulturat e kafsheve të shoqërimit bëhen ç’do muaj për aq kohë sa vazhdon trajtimi me medikamente.

Nga Dr Atalvin Zhiva
Nuk lejohet ripublimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: