1. Skifteri Peregrine ( Falco peregrinus) , i njohur ndryshe dhe me emrin Peregrine. Ky grabitqar është i njohur për shejtësinë e tij që mund të arrijë deri 322 km/ orë në momentin e gjuetisë(në pikiatë), duke qënë kështu mbreti i shpejtësisë në të gjithë mbretërinë e kafshëve. Sipas një emisjoni të realizuar nga National Geographic, shpejtësia maksimale që mund të arrihet prej këtij skifteri është regjistruar 389 km/orë
2. Gushëbardha bisht gjilpërë (Hirundapus) e njohur ndryshe dhe me emrin “Shpinë përbaltura” është një zog tepër i shpejtë. Megjithëse radhitet në vendin e dytë , është zogu më i shpejtë që duke përplasur krahët mund të fluturojë me një shpejtësi që arrin 170 km/orë. Eshtë një zog që jeton pothuajse gjithë kohën në ajër, dhe nëse nuk e ka të nevojshme nuk ulet kurrë në mënyrë vullnetare në tokë, jeton me insektet që kap me sqep duke fluturuar.
3. Zogjte Frigate, sic shihet dhe nga emri, janë zogj që jetojnë në oqeane dhe kanë emra të ndryshëm; Zogu Piratëve, Zogu i Njeriut të Detit, etj. Vijnë nga familja Fregatidae dhe janë 5 specie të ndryshme të dala nga kjo gjini. Por ajo që duam të sjellim sot për ju, rreth këtyre zogjëve është shpejtësia e madhe që mund të fluturojnë, duke arritur shpejtësinë 153 km/ orë. Jo pak për një zog realitivisht jo të vogël në trup, apo jo?
4. Rosa e familjes Plectropterus gambensis, është radhitur shpendi i katërt për shpejtësinë që mund të arrijë një shpend gjatë fluturimit. Kjo lloj rose jeton në disa zona të Afrikës. Ka një gjatësi trupore prej 75-15 cm dhe një peshë mesatare prej 4-6.8 kg. Ky zog, është zogu më i shpejtë nga familjet e ”rosave” duke arritur një shpejtësi prej 142 km/orë.
5. Në vendin e pestë do të radhitet sërisht një rosë, por kjo është një rosë zhytëse dhe jeton në vende me ujëra të ëmbla. Ajo quhet rosa Merganser ( Mergus serrator) por njihet me emra të ndryshëm pasi gjendet në shumë vende si; Amerika e Veriut, Groenlanda, Europe dhe Azi. Në fluturim kjo rosë mund të arrijë një shpejtësi prej 129.07 km/ orë.
Burimi informacioni: Wikipedia.org
Nuk lejohet ripublikimi i këtin informacioni pa lejën e redaksisë.
Në rast referimi duhete të përdoret linku përkatës nga veterineret.com