Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Pjellja e lopëve dhe kujdesi ndaj tyre

lope ne pjelljeKëshilla kryesore për të gjithë fermerët që kanë lopë në prag të pjelljes është përgatitja e nje shtroje të rehatëshme në vendmbajtjen e lopës. Eshtë esenciale që  vendi i pjelljes së lopëve të jetë freskët, i pastër dhe mirëventiluar. Vendi i pjelljes  duhet të pastrohet dhe dezinfektohet pas secilës pjellje. Nuk është e rekomandueshme lëvizja e lopës barrse në vendin e pjelljes në një kohe të shkurtër para pjelljes. Lopës i nevojitet kohë të adaptohet në ambient të ri. Nëse lopa transferohet në boksat e veçantë është e nevojshme që  lopa të ketë kontakt vizual me lopët tjera. Kur pjellja zhvillohet  jashtë në hapësire të lirë  strehimorja duhet të mbrohet kundër rrezeve të diellit, erës dhe shiut. Nën të gjitha këto rrethana rrymat i ajrit duhen të shmanget.

Procesi i pjelljes

Për ta minimizuar rrezikun e infeksionit ku lopët pjellin është esenciale që  vendi i pjelljes të mbahet shumë   pastër. Bakteret mund  të shkaktojnë  infeksione për shkak të uljes së sistemit imunitar në pjellje. Infeksioni i vagjinës dhe mitrës gjatë dhe pas pjelljes mund të rezultojë në rrjedhje “infeksion të mitrës”. Për këto arsye personat që  kujdesen ose ju ndihmojnë lopëve në pjellje duhet patjetër të mbajnë higjienën në nivelin më të lartë. E njëjta vlen edhe për pajisjet që  përdoren në pjellje si litari i pjelljes dhe lubrifikuesit e mirë. Asnjëherë të mos përdorim sapunë ose dezinfektues tjerë si lubrifikues.

Treguesit e simptomave të pjelljes ndryshojnë nga lopa në lopë; për shembull lopët bëhen të shqetësuara dhe lopëve u ënjtët gjiri. Enjtja e vulvës dhe lirimi i ligamenteve është një tjetër shenjë. Në disa raste thithat e gjirit pikojnë, në këto raste rekomandohet të mjelët pak në mënyrë që  të largohet presioni nga gjiri dhe të bëhet dezinfektimi i thithave me pajisje dhe dezinfektues adekuat.

Në shumicën e rasteve lopët nuk kanë nevojë për ndihme, por sidoqoftë një kujdes dhe vëzhgim i mirë  është i nevojshëm gjithmonë në procesin e pjelljes, për ti dhënë ndihme direke viçit menjëherë pas lindjes. Çdo ndihmë e ofruar duhet të jetë profesionale dhe ndërhyrja duhet të behet vetëm në raste kur ka vështirësi ne pjellje. Kontaktoni veterinarin nëse dyshoni se pjellja është jo normale apo procesi i pjelljes është i vështirësuar.

Përdorimi i forcës me nxitim gjatë procesit të pjelljes mund të shkaktojë dëmtime tek lopa. Procesi i pjelljes duhet të përfundojë pa probleme për të lejuar lopën të shërohet shpejt dhe të rikthej forcën e saj. Pas pjelljes, lopës duhet siguruar ujë i pastër dhe i ngrohtë dhe sigurimin e ushqimit voluminoz kualitativ apo rriska të panxharsheqerit të thata për të stimuluar apetitin.

Periudha e pas pjelljes

lopa sapo pjelleNëse  dyshojmë për mukus në tubin bronkial rekomandohet që  viçi të ngritët menjëherë  pas pjelljes nga këmbët e pasme për një moment  të shkurtë që  të ndihmon rrjedhjen e mukusit. Menjëherë pas lindjes së viçit  kërthiza duhet të dezinfektohet me tretësire jodi. Është shumë  e domosdoshme sa me shpejtë që  është e mundur që   viçi ti japim kulloshtër. Për këtë arsye është e nevojshme që  viçit ti japim së paku 2 litra kulloshtër sa me shpejtë pas pjelljes.

Pas disa orëve viçin duhet vendosur ne boksin individual. Nëse lopën e përgatitim mirë  para pjelljes, rreziku ndaj komplikimeve dhe çrregullimeve pas pjelljes zvogëlohet,  veçanërisht nëse mbajtja e viçave është e qetë, ambienti është i pastër dhe pa lagështi.

Të gjitha aktivitetet menaxhuese të fermës duhet të fokusohen në parandalimin dhe zvogëlimin e streseve te lopët, gjithashtu higjiena sa me e lartë siguron kushte të mira për lopën dhe viçin.

Riprodhimi

Traktit  riprodhues  për tu kthyer ne gjendje normale mesatarisht i duhen rreth 25 deri 30 ditë. Në përgjithësi cikli estral  mund të fillojë  dy javë pas pjelljes. Kjo periudhe mund të jetë më e gjatë nëse lopët janë ndihmuar në pjellje, mbajtja e placentës pas pjelljes ose zhvillimi i infeksionit të mitrës.

Për të parandaluar ndonjë anomali pas pjelljes, lopët duhet të monitorohen për së afërmi gjatë kësaj periudhe.

Nëse është e nevojshme veterineri duhet të intervenojë për shërim dhe ta përgatisë lopën për mbarësimin tjetër. Më së voni 50 – 75 ditë duhet të behet mbarësimi tjetër. Qëllimi kryesor është mbajtja e shëndetit të lopës dhe riprodhimit të lopës, ku së bashku ndikojnë në arritjen e prodhimtarisë sa me të lartë të qumështit.

Seleksionimi i farës për pjellje të lehtë te mështjerrat është me rëndësi, por edhe për lopët më të vjetra të cilat kanë pasur probleme në pjelljet paraprake. Mbajtja e të dhënave për performancën e pjelljeve do të ndihmojë fermerin ne zgjedhjen e farës për mbarsim dhe për racat e duhura.

Burimi i informacionit: IADKLogoe IADK


Na shkruani