Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Rinotrakeiti Infektiv i Gjedhit (IBR)


Rinotrakeiti infektiv i gjedhit (IBR) shkaktohet nga një herpesvirus-1 (BHV-1) dhe është një nga sëmundjet që shkakton më shumë dëme ekonomike në gjedh.

Njihen 5 sindroma të sëmundjes.:
a)sindromi respirator
b)sindromi i konjuktivitit (syri i kuq)
c)infeksionet gjenitale
d)aborted
f)infeksionet e trurit apo encefaliti.

Në viça infeksioni mund të marrë një formë të gjeneralizuar. BHV-1 është cilësuar si patogjeni kryesor, shkaktar i sindromit respirator të quajtur “ethja e udhëtimit”.
IBR zakonisht prek 20 deri 30% ose më shumë të kafshëve të ekspozuara. Megjithëse mortaliteti nuk është shumë i lartë, infeksioni le shteg infeksioneve bakteriale sekondare çka mund të çojë në pneumoni shumë të rëndë deri në ngordhje. E ndërsa në viça dëmi më i madh i shkaktuar është rënia në peshë, në lopë vihet re një rënie e prodhimit të qumështit, aborte dhe lindje e viçave të dobët e të pashëndetshëm. Mortaliteti vjen si rezultat i infeksioneve bakteriale.

Diagnoza: Për diagnozën e sëmundjes përdoren teste të ndryshme. Metoda më specifike dhe më sensitive është PCR (polymerase chain reaction). Me anë të kësaj metode është e mundur të zbulohen sasi shumë të vogla të virusit në sekrecionet e hundës apo në organe.

Shenjat klinike: Shënja të sistemit respirator, sekrecione nga sytë, sekrecione nga hundët, jargëzim, prek shumë kafshë njeherësh dhe të gjitha grup moshat, dështim jo si pasojë e etheve, skuqje të flegrave dhe kollitje.
Shenjat post mortem: Trakeit dhe lengje në sinuse. Gjëndra limfatike te traktit respirator janë të enjtura dhe me hemoragji. Trakeja mund të përmbaje shtresa purulente dhe likuidi me rema gjaku dhe fluide të gjakosura.

Masat parandaluese: Kryesorja është pradalimi i futjes dhe përhapjes së virusit në tufën tuaj dhe vaksinimi.
Tek parandalimi i futjes së virusit në tufë, përmendim masat që duhen marrë kur blihen dhe sillen në fermë lopë apo viça të rinj. Cdo fermë duhet të ketë kushtet e duhura për ti mbajtur veças kafshët e sapo blera për një periudhë të caktuar dhe pas vizitës nga Mjeku Veteriner dhe pasi të jemi siguruar se janë të shëndetëshme, mund të bashkohen me tufën e lopëve apo viçave të tjerë.
Po ashtu përmendim karantinimin e kafshëve të prekura apo të dyshuara në një ambjent të përshtatur në karantinë.
Vaksinimi : Në treg gjenden disa vaksina me virus të modefikuar (MLV). Këto vaksina sigurojnë mbrojtje duke ndihmuar në parandalimin e sëmundjes ose duke reduktuar ashpërsinë e saj.
Në treg gjenden vaksina parenterale (aplikohen në muskul ose nënlëkurë) si dhe intranazale (nga hunda) të cilat janë efikase dhe prodhojnë një përgjigje të shpejtë të sistemit imun.
Vaksinat parenterale e IBR me virus të gjallë të modefikuar nuk aplikohen tek lopët barsë pasi shkaktojnë dështim të tyre si dhe nuk etiketohen për viçat që ushqehen nga lopë barsë, pasi në këtë mënyrë egziston rreziku i përhapjes së virusit nga vaksina tek lopët barësa duke rrezikuar ne infektim dhe abort të lopës.


Përgatiti Mjekësia Veterinare Shqiptare
Burimi informacionit : NADIS, Laborator BIO-V, Zoetis