Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » I mbrojtur: Kafshët e shoqërimit » Deformimi karpal tek këlyshët

Deformimi karpal tek këlyshët

deformime karpale2Deformimi karpal tek këlyshët që kanë një zhvillim të shpejtë, është një problem i zakonshëm tek rracat me trup mesatar dhe rracat trupmëdha. Kjo gjëndje njihet me emra të ndryshëm si: hiperextension karpal, deformim karpal, sindroma e lirimit karpal etj. Kjo sindromë përfshin deformimet karpale të shoqëruar me deformim të ekstremiteteve të para tek këlyshët. Këlyshët e prekur janë shumica të moshave të vogla, 6 deri 12 javësh, por, megjithëse më rrallë, nuk perjashtohen dhe rastet prezent të këlyshëve më të rritur si psh të moshës 7 muajshe. Studimet e bëra tregojnë se ka një prezencë më të theksuar tek këlyshët e gjinisë meshkuj të rracave të caktura. Një prezencë të theksuar të këtij problemi e hasim tek rracat Doberman dhe Shar- Pei.

deformime karpale3deformime karpale4

 

Qentë e prekur nuk shfaqin shënja dhimbjeje, por mund të shfaqin një calim mekanik si rezultat i deformimit në ato raste kur është i theksuar.

Përvec deformimit të gjymtyrëve që është i dukshëm, rezultati i egzaminimit klinik, i radiografisë, testet patologjike të të gjitha llojeve nuk do të kalojnë pa vënë re ndonjë ndryshim të rajonit karpal.

Teoritë dhe rezultatet e studimeve të ndryshme, rreth shkakut të plotë të deformimit karpal, janë të ndryshme. Shkaku i mirëfilltë i këtyre deformimeve janë të panjohura akoma për ne. Rezultatet e marra nga këto studime duke u nisur dhe nga simptoma prezente apo ecuria e këtij cregullimi, sugjerojnë se ka një cregullim në normën e rritjes së kockave dhe tendinave të gjymtyrëve të para.

Faktorët e tjerë të propozuar, përfshijnë ndikimet gjenetike, kequshqyerja, ose mbi-ushqyerja e mineraleve dhe vitaminave që përfshin dieta ushqimore e këlyshit. Në fakt egzistojnë evidneca shumë të vogla për të mbështetur këto teori.

Terapia e propozuar është sa e gjërë aq dhe selektive. Ajo përfshin rritjen e këlyshit me një monitorim të nevojshëm të dietës ushqimore, dukë siguruar një dietë ushqimore të ekuilibruar, duke siguruar një dietë me ushqime me më pak kalori. Të kemi parasysh se shumica e ushqimeve për këlyshë të vegjël janë të pasura me kalori dhe proteina. Prandaj sugjerohet që tek këlyshët e prekur nga deformimi karpal, të merret në konsideratë përdorimi i ushqimit të qenve të rritur (kanë më pak kalori), vënia në allci e gjymtyrës së deformuar, MOS vënia në allci e gjymtyrës(gjymtyrëve) të deformuar, ushtrime fizike të regullta, ushtrime fizike të kontrolluara.

deformime karpale5Pra sic e vëreni më lart , këto sugjerime janë kontradiktore, c’ka do të thotë se nuk egzistojnë prova të mjaftueshme që të arrime një një skemë të mirefilltë trajtimi. Gjithsesi duke biseduar serisht rreth vënies në allci të gjymtyrës tek këlyshët që janë në rritje duhet të kemi parasysh se mundet të shkaktojmë deformime më të mëdha në vend se të trajtojmë atë.

Megjithatë, edhe pse kemi kontradita kur flasim për trajtimin, përfundimi kryesor i progonzës tek keta këlyshë, është shumë e mirë. Pothuajse tek të gjitha rastet e paraqitura, këlyshët janë kthyer në gjëndje normale pas një periudhe kohore prej 4 javësh ( tek disa raste dhe brenda 2 javësh), pavarësisht skemës së trajtimit të zgjedhur (apo të mos zgjedhur). Përjashtim të rrallë duket se kemi të bëjmë në ato raste kur kemi multideformime të rënda të kyceve. Por edhe shumica e këtyre rasteve do të kthehet në një funksion më të mirë të gjymtyrëve, por do të kërkojë një trajtim më të gjatë dhe mundet që të ketë vetëm përmisim të pjesëshëm dhe jo të plotë.

Përgatiti materialim Dr Atalvin Zhiva.

Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë. Ripublikimi i këtij materiali pjesërisht apo i plotë është i ndaluar të botohet pa lejen e marrë nga redaksia e revistës”Mjekësia Veterinere Shqiptare”. Ju lutemi në çdo rast citimi apo reference nga ky tekst, shënoni linkun përkatës në veterineret.com

Referencat : a) Carpal hyperextension in two month old pups. J Am Vet Med Assoc.

b) Carpal laxity syndrome in forty-three puppies. Vet Comp Orthop Traumatol.

 

 

 


Na shkruani