Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Meslidhja Njeri-Natyrë-Bletë ( pjesa e gjashtë)

Nga Dr.Agim Nelaj

Agim Nelaj

Kujdes! Specialistë dhe bletarë!

bletet grumbullim polen dhe nektarDy muajt e fundit, po vrehet një rënie e theksur e numërit të bletëve.Ndonëse kushtet e motit janë të favorshme.Nga informacine që kam nga disa zona ,më sqarojnë se humbja e numërit të bletëve u theksua gjatë muajve gusht-shtator.Si rregull bie numëri në këto muaj,por bletarët janë të shqetësuar se numëri i bletëve për familje është ulur ndjeshëm.Bletët punojnë pak( janë të topitura) .Ka familje me një dhe dy korniza.Në se do të ishin raste të veçanta ,arsyetimi dihet.Por shqetësimi është më i gjërë.Dyshohet se mund të lidhet me kultivimin dhe periudhën e lulëzimit të bimës Kanabis sativa.Për të evituar sado pak efektet negative,duhet të shtohet të ushqyerit e bletëve me sherbet sheqeri duke i shtuar AIPIFIT ose Apiherb,vitamin C,mjalt,pak krypë gjelle.

Ektoparasiti Varroa destructor është paraziti më i përhapur i bletëve.Ai është duke e rritur qëndresën e tij,ndaj akaricideve tradicionale sintetike gjithnjë e më shumë për çdo vit. Rregulloret e reja për cilësinë (Bashkimi Evropian) ndalojnë praninë e mbetjeve në produktet e bletës.Kontrolli i Varroa destruktor në familje të bletëve, nënkupton përdorimin e masave dhe trajtimeve, duke u mbështetur në preparatet me bazë vajra eterike dhe acide organike adekuate bioteknike dhe biofizike. Kombinimi i këtyre trajtimeve sipas strategjisë që ne kemi prezantuar, ka bërë të mundur për ta mbajtur varroasis nën kontroll.

Image result for bee

Acide organike si; acidi formik, laktik, oksalik,acetik,citrik; janë biopesticide të cilat përdoren për kontrollin varroas në bletari të zhvilluar.Ato nuk shkaktojnë humbjen e Amave dhe nuk ndikojnë në jetën e bletëve të rritura e dhe në pjellje.

Acidi Laktik Midis acideve organik, përdoret dhe trajtimi me acid laktik të pastër,kryesishti bletët e dimrit.

Dikush mund të pyesi pse Acid Laktik?

1-Acid laktik është një trajtim absolutisht i “natyrshëm”. Ai ekziston në sasi natyrale në mjaltë.

2. Acid laktik, shërben si trajtim efektiv anti-Varroa.Kjo është deklaruar në mënyrë të qartë në një shumëllojshmëri raporte dhe botime në literaturën e kohës.

3. Acid laktik i holluar është praktikisht i padëmshme. Bletari nuk kërkon të veshin syze mbrojtëse kur përdor acid laktik dhe avujt e prodhuar janë të padëmshëm. (në kontrast me të njëjtën mënyrë natyrale të trajtimit me acid formik ).Një argument kundër acidit laktik është se; ai nuk avullon shpejtë, do kohë. Në përvojën time acidi laktik (holluar me 18%), avullon ngandal por e jep shpejt efektin..

4.Trajtimi me acid laktik ka përparësi se përdoret në dimër.Në një periudhë ku ka probleme me bletet dimërore.

5. Përdoret në një kohë ku aktiviteti në kalendarin e bletarit është minimal. Acid Laktik Është një kristal i ngjeshur,lehtësisht i tretshëm në ujë.Ky acid në përgjithësi konsiderohet si një substancë më pak e rrezikshme se acide të tjera organike, që përdoren në kontrollin Varroas. Gjithësesi duhet kujdes se mund të shkaktojë reaksione alergjike dhe shkaktojë djegie të lëkurës dhe të syve. Ai gjithashtu shkaktonë gërryerje dhe acarim të traktit digjestiv… Acidi laktik është efektive ndaj riqnave që janë mbi bletët e rritura,që mund të kontaktohen nga pikat e acidit.Përdoret kur bletët janë në zgjua.Ky kusht plotësohet gjatë muajve nëntor – dhjetor. Çdo kornizë blete duhet të hiqet dhe të mbulohet nga të dyja anët me solucion e pregatitur të acidit laktik 18%.Trajtimi mund të përsëritet disa herë. Për shkak të nevojës për përdorim të shpeshtë dhe të sasive më të mëdha, kjo e rrit mundësinë e mbetjeve në mjaltë.Sasi të vogla të acidit laktik janë të pranishëm në natyrë. Ky fakt është përdorur shpesh për të sugjeruar se acidi laktik është një trajtim ‘natyral’ (megjithatë është mençuri për të kujtuar se nuk ka “helm” në vetvete, por ka “’nivele helmuese”.) Koha trajtimit është e rëndësishme për të minimizuar këtë ndotje në mjaltë.Kjo kohë e nevojshme është prej e tetë javësh nga trajtimi fundit para vjeljes së mjaltit Acidi laktik është një varrocid kontakti që duhet të shpërndahet direkt mbi bletët.Përdoret 10-15 ml të acid laktik 15%.Rekomandohen dy deri në katër trajtime në vit.Efektiviteti: Acid laktik i përdorur dy herë në vjeshtë, ka treguar të jetë efektive në bletët e dimrit.

Trajtimi dimëror.

Trajtimi jep efekt të mirë nëse bëhet në temperaturë mjedisi prej 3 -4 – 7-8 ° C me tretësirë acid lactik 18%.Periudha më përshtashme e trajtimit është fund nëntori dhe fillim dhjetori. Për këtë qëllim hiqen të gjitha kornizat, përdoret një shishe plastike që lirisht shpërndan tretësirën e pregatitur ( e ngrohët), deri sa bletët të jenë të lagështa.Sasia e tretësirës është çështje përvoje: jo shumë- jo pak.Trajtimi mbështetet në rritjen e temperaturës në familje në kohën e trajtimit.Kjo ndihmon shtimin e avullimit të acidit laktik,i cili nuk avullon menjëherë.Rrjedhja e tretësirës mbi korniza,nxit bletët për një rritje të temperaturës,duke shkaktuar hapje disi të grumbullit. Duke përdorur këtë procedur ka të dhëna që me një trajtim, kanë rënë rreth 3000 varroa në një rast të veçantë (!) Me një trajtim të vetëm. Testimi me pesticid kimik si trajtim kontrolli hodhi 11 varroa. Në përfundim dëshiroj të theksoj se, përdorimi i acidit laktik nuk ka efekte negative mbi bletët apo mbretëreshën. Humbja e mbretëreshës për shkak të trajtimit është i papërfillshëm, edhe në qoftë se është mbuluar edhe direkt me tretësirë.Rekomandohet një trajtim i dytë me acid laktik në fillim të pranverës – menjëherë pas fluturimit të parë të pastrues. Kjo sjell rënien e varroave të mbetura. Acidi laktik është një kristal solid që është lehtësisht i tretshëm në ujë.

Acid formik: (i quajtur edhe acid methanoic) është thjeshtë acid karboksilik Formula kimike HCOOH ose HCO2H.. Fjala “formik” vjen nga fjala latine.Estere kripëra, dhe anionet që rrjedhin nga acidit formik quhen formates. Acidi formik është një lëng pa ngjyrë,shumë i athët,erë e thekshëm në temperaturë dhome.Në natyrë gjendet në disa milingona dhe në hithër thumbues (Urtica dioica).Acid formik është një komponent natyrës.Nënprodukt i prodhimit të acidit acetik.Bletarët përdorin acid formik si varrocid kundër parazitit trakeal (Acarapis woodi) dhe Varroosis.Ai metabolizohet dhe eliminohet nga trupi. Gjithësesi, ka efekte specifike toksike; Acidi. 2% -10%është irritues;10% -90% korrozive > 90% gërryese.Acid formik, përdoret për trajtimin varroas në fund të verës. Kjo është substancë që synon varroat në fazën riprodhuese. Rezistenca varroa ndaj acid formik është ende e panjohur dhe gjithashtu mjaft unike. Acid formik nuk është i tretshëm në dylli ose mjaltë,.dhe avullon me kalimin e kohës.Acidi formik përdoret i pregatitur:Furmitom 60% – .25ml ; Formidol 85%–40ml. Është një nga acidet organike që përdoren për kontrollin e Varroas.Ky është përdorur që nga viti 1980 në disa vende të tjera europiane.Efikasiteti i tij varion midis 60-92%.Kjo varet nga metoda e përdorimit Ndryshimi i efektit të acid formik lidhet me kushtet e motit, sezonin e trajtimit, materiale avullimit dhe distanca e këtij materiali me zonën pjelljeve.Temperatura e përdorimit është shumë e rëndësishme për marrjen e efikasitetit që synohet në kontrollin e Varroas. Temperaturat e mjedisit është e rëndësishme për suksesin e përdorimit. Acidi formik nuk ka efikasitetin e duhur nën temperaturë prej 10oC. Për më tepër, acidi formik avullohet shpejt me rritjen e temperaturës,dhe mund të kemi dëmtim të bletëve.Ky acid është i vështirë të përdoret në kushtet mesdhetare për shkak të temperaturës së lartë .

Acid acetik; Ky është i njohur për praninë e tij në uthull.Ai ka një rol në prodhimin e disa produkteve të tjera që hasim rregullisht.Kjo është gjithashtu një pjesë e rëndësishme e një shkencë eksperimentale klasike!Acid acetik,njihet me emerin acid ethanoic edhe pse përdoret më rrallë ky emërtim.Shumica e njerëzve duan të dinë pranin e tij në uthull,emri rrjedh nga fjala latine për uthullën.Ka disa prodhime uthulle;uthull malto që rrjedh nga maltoe birrës, uthull balsamic(.nga lëngë rrushi i bardhë) dhe uthull molle etj.Me shumicë prodhohet industriale (petrochemicals),jo nga fermentimi..Përdoret për pregatitjen e disa barnave, për shembull, aspirina mund të prodhohet nga reagimi ndërmjet acidit acetik dhe acid salicilik. Ndonëse anhidridi acetik është një përbërës i cili mund të prodhohet nga acidit acetik,është më i përdorur për të prodhuar aspirinë.. Edhe pse ne mendojmë për uthullën,si një substancë veçanërisht jo e rrezikshme,acid acetik i pastër është një kimikat shumë gryes.Tek ne përdoret rregullisht në çdo pregatitje ushqimi,uthull molle.Në çdo një litër sherbet 100 ml uthull 5-8%.Përdoret rregullisht për frenimin e myqeve. Eksperenca po tregon se ka një efekt mjaft të mirë për nozemën dhe ndihmon në kontrollin e varroas.Uthulla rregullon Ph e ushqimit të bletëve. Gjëja më e mirë është një pH i rregulluar më produkte organike. Një shqetësim tjetër është niveli i pH.Një zgjua nuk është vetëm një shtëpi e ndërtuar enkas bukur dhe një familje me blete në të.Një komunitet i tërë mikroorganizma (maja, baktere, kërpudha) jetojnë së bashku në ekuilibër me bletët.Disa prej këtyre mikrobeve janë të dëmshme,disa të dobishme dhe disa janë të mira.Kjo është e vërtetë si për familjen,si superorganism dhe trupin individual të bletës.Për të kuptuar se çfarë mikroorganizma mund të zhvillohen dhe të mbijetojnë varet shumë nga niveli i pH. Për referencë pH e mjaltit është 3,2-4,5, ndërkohë që pH i sherbetit sheqerit është 6.0. Michael Bush (shenjt mbrojtës i bletarisë natyrore) ka deklaruar se shumë sëmundje të bletëve si: Nosemosis,sëmundjet mykotike,pestat,varroosis shumohen dhe zhvillohen në kushtet kur Ph është afër sherbetit të sheqerit.Familja e bletës, për të mbrojtur organizimin dhe shëndetin ruan pH të ulët dhe ka një mospërputhje në mes të nivelit të pH të ushqimit natyral të bletëve dhe versionit që bënë njeriu.Në përgjigje të kësaj,bletarët mundohen të ulin pH e përzierjes sherbet sheqeri, duke shtuar vitaminë C (pluhur),lëng limoni,uthull krypë gjelle etj

Acid citric. Për kontrollin e varroas përdoret gjërësisht lëng limoni . Studimet kanë përcaktuar efektin e lëng limonit, për kontrollin e Varroa,desktruktori (Anderson dhe Trueman). Janë provuar pesë përqendrime(10%, 25%, 50%, 75% dhe 100%) lëng limoni me shurup sheqeri 1: 1 .Është përcaktuar përqindja e invazionit varroa për bletë punëtore, numri i patazitëve të rënë, numri i bletëve të vdekura dhe reduktimi përqindjes së infestimit nga varroa.Mbi këtë bazë u krye testimi. Rezultatet treguan se, përqindja e paksimit të varroas ishte respektivisht 32.514%, 40.577%, 82.88%, 84.411% dhe 86.613%, Përdorimi i mundshëm i lëng limoni është një alternativë për trajtime rutinë. Përdorimi i një mundësie të tillë,ndihmon bletarët për të mbajtur invazionin varroa nën” pragun dëmprurës” dhe në” pragun ekonomik”. Leng limoni ka aciditetit mesatarisht 2,5 (2,3 për 4,0 pH)

Në përgjigje të pyetjeve: Përdoret edhe acidi citrik 5g në një litër shurup sheqeri 1:1 .Pas përdorimit vrehen shumë varroa që kanë rënë dhe jetojnë, duhet detyrimisht të vendosen penguese që të mos riabilitohen. Sjellje higjenike e bletëve. Përdorimi i acideve organike me sherbet sheqeri, që përdoret ndaj varroas njëkohësisht nxit sjelljen higjienike tek bletë. Efekti sinergji = rrit sjelljen higjienike.Kur përdoret acid organik + sherbet sheqeri,numri i varroa të rëzuara (70%) është rezultat i efekteve të drejtpërdrejta vepruese të acidit. Por 30% bien si rezultat i vetpastrimit të bletët dhe kjo vazhdon edhe dy javë pas përdorimit.Në vënde me bletari të zhvilluar, për shumë vite tregtohen pregatitje të njohura që përmbajnë :acid oxalic,acid citrik,vajra esenciale,Propolisi, etj (BiennWOHL, BeeVITAL etj).

Nga përvoja ime tregon se i vetmi efekt negative (për trajtimin e dimrit) është rritur konsumi i ushqimit..Kështu që për të ushqyer bletët në dimër, duhet dhënë një minimum prej 2 kg sheqer. Tek ne është eksperimentuar përdorimi sherbet sheqeri 1: 1 me lëng (gjysmë limoni).Është një arsye e mirë për të vazhduar.Po provohet të shtohet sasia e lëng limonit..Unë nuk e di nëse kjo zgjidhje është një metodë e mirë, por unë shpresoj, kaq.Përzierja duhet e saktë. Përdoret deri 50ml perzierje.Përdorimi i përzierjes të plotë: lëng limoni në sasi të barabarta me 1: 1 shurup sheqeri.Sasia që përdoret normaisht është 5ml për kornizë ( në hapësirën midis kornizave) dhe kjo mund të përsëritet sipas rastit deri 5 herë në çdo javë.Gjatë kësaj periudhe bien ~ 84% të popullatës varroa. Ajo duhet të jetë e vakët (30 gradë)Në dysheme duhet letër ngjitëse.Interesant dallimi në mes një përzierje 50% dhe 100% është shumë i vogël.

Artikulli u përgatit nga Dr.Agim Nelaj
Nuk lejohet përdorimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë ose autorit!
Ju lutemi në rast referimi duhet të përmendet autori, burimi i informacionit dhe linku përkatës.