Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Toksiciteti nga çokollata

Ndërkohë që studimet e fundit kanë treguar se çokollata është me vlera për shëndetin e njeriut, ajo c’ka është e rëndësishmë të dini është se ; cokollata është toksike për kafshët , dhe ndonjëhere fatale për jetën e tyre.

Qentë janë më të prekurit, kjo për shkak të aftësive të tyre nuhatëse , si dhe ata janë të prirur të pëlqejnë shijen e ëmbël dicka më shumë se macet.Duam të theksojmë se toksiciteti i cokollatës është po aq i rrezikshëm dhe  për macet.

Lind pyetja : C’farë e bën çokollatën kaq të rrezikshme për kafshët ?

Cokollata është e përbërë nga fruta të pemës së “Kakaos” .Teobrominë është komponenti që gjendet tek cokollata dhe është toksik per kafshët. Kafeina është gjithashtu e pranishme dhe sigurisht është toksike gjithashtu , por gjendet në sasi shumë më të vogël se teobromina tek çokollata.Që të dyja ; teobromina dhe kafeina , bëjnë pjesë në një grup të quajtur  “Metylxanine ” .

 

 

 

Teobromina dhe kafeina ndikojnë në trup duke vepruar si :

  • Stimulant të  Sistemit Nervor Qëndror ( SNQ)
  • Stimulant të problemeve kardiovasculare
  • Vjellje dhe diarre

 Po atëhere pse nuk shfaq probleme tek njerëzit ?

Trupi i njeriut dhe metabolizmi i tij mund ta shpërbëjnë teobrominën dhe ta nxjerrin jashtë trupi shumë shpejt , pa arritur të shkaktojë problemet e mësipërme.

Minimumi i kohëzgjatjes së teobrominës në trupin e një qeni është e gjatë ; mesatarisht 17.5 ore.

A janë disa çokollata më toksike se të tjerat ?

PO. Cokollata e zezë ( e pastër) përmban 8-10 herë më shumë teobrominë sesa çokollata e bardhe ( cokollatë qumështi ) .Tek cokollata e bardhë egziston ne përberjen e saj teobrominë , por në sasi shumë të vogël , dhe shpesh kafshët që kanë konsumuar këtë ( jo në doza të larta) shumë rrallë kanë probleme me helmimin nga teobromina.

Ja një përmbledhje e shkurtër e sasisë së teobrminës që gjendet në cokollata të ndryshme të marra nga manuali veterinar ” Merck ”

pluhuri i kakaos = 800 mg teobrominë për 30 gr kako

çokollatë e pastër ( hidhur ) e papërpunuar = 450 mg teobrominë për 30 gr Cokollatë

çokollatë e ëmbël e zezë= 150-160 mg teobrominë për 30 gr Cokollatë

çokollatë e bardhë ( qumështi ) = 45-65 mg mg teobrominë për 30 gr Cokollatë

Këshillë : Në ato raste kur dyshoni , shihni , apo gjeni evidenca ( qesen me cokollata bosh dhe te shqyer nga qeni ) se qeni apo macja juaj ka konsumuar çokollatë ju lutemi komunikoni ne telefon , apo shkoni ne klinikën e veterinerit tuaj për të lejuar që kafsha tuaj të marrë ndihmën e nevojshme.Sugjerojmë që të merrni qesen me çokollata që në këtë mënyrë mjeku të ketë mundësi të shohë sasine e teobrominës që ka marre miku juaj i vogël.

Përgatiti materialin MV Egli Ozuni

Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë


2 Komente

  1. Xhilda Roko thotë:

    shume i sakte materiali juaj. ne mos gabohem ne kliniken tone para dy vjetesh na erdhi nje material per cokollaten, qepen dhe rushin te cilat jane toxike per qenin(macja duke qene se zgjedh ushqimin eshte me e rezervuar) dhe thoshte se shkaktojne semundje te veshkave ne shkalle te rende.me vjen mire qe veterinaria dhe koleget jane te mire informuar. me respekt

Na shkruani