Paralija e gjedhit ose semundja nodulare e gjedhit, ose LSD eshte nje semundje infektive virale , me karakter shperthyes dhe fatale per gjedhin .Eshte semundje qe karakterizohet nga nodula ne lekure dhe pjese te tjera te trupit . Infeksiontet sekondare bakteriale shpesh e perkeqesojne gjendjen. Zakonisht LSD eshte gjetur ne Afriken e jugut dhe ate lindore , por ne vitin 1970 ajo eshte perhapur ne veriperendim te kontinentit Afrikan (Afriken sub-Sahariane). Qe nga viti 2000 , ka pesuar nje perhapje ne disa vende te Lindjes se Mesme dhe ne 2003 u konfirmua ne Turqi.
Etiologjia dhe Epidemiologjia
Virusi shkaktar i LSD eshte nje Poksvirus. LSD shfaqet ne menyre epidemike ose sporadike. Shpesh vatrat e reja te infeksionit shfaqen ne zona shume te largeta nga infeksioni fillestar . Incidenca e perhapjes se ketij infeksioni eshte me e larte ne vere kur moti eshte i lagesht , por mund te ndodhe edhe ne dimer . Eshte me shume prevalente pergjat rrjedhave te ujit dhe ne zonat e ulta . Jane te dyshuar si vektore te transmetimit insektet kafshuese , megjithate infeksioni ka ndodhur edhe kur insektet praktikisht kane qene te perjashtuara. Eksperimentalisht eshte vertetuar se tre lloje rriqnash qe veshtire se gjenden ne Afrike jane biologjikisht te afte per te transmetuar virusin. Per shkak se infeksioni mund te transmetohet eksperimentalisht me ane te peshtymes se infektuar , infeksioni me ane te kontaktit eshte konsideruar si nje rruge tjeter e mundur transmetimi.
Shenjat klinike
Nëse do injektonim nenlekure (subckutanus) një material të infektuar në gjedhë do shfaqen shenja klinike si dhimbje te madhe më pas ethe, shtim të lotëve, rrjedhje jarghesh (hipersalivacion), të ndjekur më pas nga shpërthimet karakteristike në lëkurë dhe pjesët e tjera të trupit. Më pas rreth 50% e gjedhëve preken. Inkubacioni zgjat 4-14 ditë. Nodulat janë të rrumbullakëta, të kufizuara, të forta, të ngritura pak dhe të dhimbshme të cilat përfshijnë pjesën kutane dhe mukozat e traktit gastro-interstinal, respirator dhe gjenital. Nodulat gjithashtu mund të zhvillohen dhe në membranat mukoze bukale dhe nazale. Nodulat e lëkurës përmbajnë një masë të fortë, gri në të verdhë. Nyjet limfatike rajonale janë të fryra, dhe kemi zhvillim të edemës në gji dhe gjymtyrë. Shpesh ndodhin dhe infeksionet sekondare, ku si pasojë kemi prodhim të madh të qelbit, si rezultat kafsha humbet në peshë, dhe në tilla raste eutanazia është e rekomanduar(sipas autorit). Me kalimin e kohës nodulat pësojnë regres, ose nekroza e lëkurës bëhet shumë e rënde. Këto zona shndërrohen në ulçera që më vonë mbushen me ind lidhor. Prekshmëria është 5-50% , mortalitet është zakonisht i ulët. Kemi humbje të mëdha ekonomike, ulje të prodhimit të qumështit, dhe kondicionit trupor të kafshës.
DIAGNOZA
Sëmundja mund të ngatërrohet me Pseudo-Lumpy Skin Diseas, e cila shkaktohet nga një Herpesvirus(Herpesvirusi Bovine II). Kjo sëmundje mund të jetë e ngjashme klinikisht me LSD, megjithatë ne disa pjese te botës lezionet përfshijnë gjirin dhe shkakton sëmundjen e quajtur Mamiliti Bovinë i shkaktuar nga Herpervirus. Pseudo-LSD është formë më e butë në krahasim me LSD e vërtet, por izolimi dhe diferencimi i viruseve bëhet nëpermjet teknikave në laborator. Ekzaminimi histologjik dhe ultrastrukturor i nodulave të formuara mund të na ofrojnë të dhëna të rendesishme. Në nodula mund të shikohen inkluzionet intracitoplazmike ose inkluzionet eozinofilike nukleare të herpesvirusit. Dermatophilus coungolensis mund të shkaktoj gjithashtu nodula në lëkurën e Gjedhit.
PARANDALIMI DHE MJEKIMI
Respektimi i rregullave të Karantinës. Vaksinimi-Poxvirusët e deleve dhe dhisë të pasazhuar në kultura indore kanë gjetur përdorim. Vaksinimi me vaksinë të atenuar ofron metodën më të mire të kontrollit. Rekomandohet përdorim të antibiotikëve për të shmangur infeksionet sekondare.
Artikulli u përgatiti nga :
Irindi Çitaku dhe Kalem Ymeralaj
Studenta në vitin e IV-t
Fakulteti i Mjekësisë Veterinare Tiranë
Referenca: Lumpy Skin Disease- Paul Gibbs BVSc PhD FRCVS
Ju lutemi në rast referimi përmendni autorët e shkrimit si dhe linkun përgjegjës!