Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » C’farë është Pyometra?

C’farë është Pyometra?

Nga Dr Atalvin Zhiva
Rast klinik: Qen femer, mosha 4 vjecare. U paraqit ne kliniken veterinare per mungese oreksi, “nuk ngopej se piri uje”,e lodhur, si dhe rrjedhje vaginale me ere te rende. Gjate egzaminit klinik Mjeku Veteriner konstatoi nje temperature prej 39.6 grade C. Rrjedhja vaginale ishte qelb dhe dyshimi kryesor ishte Pyometra. Pa humbur kohe u krye nderhyrja kirugjikale sterilizim dhe qeni shpetoi. Pronarja e tij u shpreh, e terorizuar nga qelbi qe ndodhej tek te 2 briret e mitres u shpreh ; ” Ju premtoj doktor se qe sot do te sterilizoj c’do qenushte tjeter qe do te kem ne shtepi. Nuk eshte e ndershme qe ato te rrezikojne kaq shume nga mosdija ime” – O.D

C’farë është Pyometra?

Pyometra! Nëse e përkthejmë fjalën pyometra do të kemi: pyo= qelb dhe metra= uterus=mitër pra e thënë ndryshe qelbezim i mitrës.

Që këtu e kuptojmë më pak fjalë se c’farë po ndodh tek një qen femër apo një femër e një lloji tjetër.

pyometra22Pyometra ndodh si rezultat i ndryshimeve hormonale, rritje të nivelit të progresteronit pa një shtatzani, që do të shkaktojë rritje të lëngjeve në mitër, infektim të tyre me bakterie që zakonisht depërtojnë deri këtu nga vagina, trakti urinar ose kontaminimi i fekales.

Pyometra mund të jetë e hapur( kur cerviksi, qafa e mitrës është e hapur) dhe e mbyllur (kur cerviksi, qafa e mitrës është e mbyllur)

Pyometra mund te haset tek qentë, macet dhe kafshë të tjera, por më së shumti, ne e hasim atë tek qentë.

Kush janë disa prej shënjave të pyometrës?

Shënjat tipike që mund të hasen tek qentë me pyometër janë:

  • Anoreksi
  • Etje e shtuar
  • Temperature e lartë
  • Letargji e përgjithëshme
  • Rritje të urinimit
  • Rrjedhje vaginale – mund të jenë prezente ose jo
  • Zmadhim i abdomenit (barkut)-në disa raste
  • Në analizat e gjakut vërehet një rritje e Leukociteve- qelizave të bardha.

Trajtimi i pyometrës.

pyometra4pyometra2Pyometra duhet të vlersohet dhe merret seriozisht. Ajo ka një natyrë toksike të lartë dhe përhapje të shpejtë nëpër trupin e kafshës (infeksioni në mitër përhapet dhe kalon në gjak). Trajtimi më profesional, i saktë dhe i preferuar është STERILIZIMI, pra heqje e mitrës dhë vezoreve. Sigurisht për shkak të gjëndjes së rëndë shëndetësore, tek këto kafshë është e nevojshme trajtimi me serum dhe antibiotik kura e të cilit varion nga 7 (shtatë) deri 14 )katërmbedhjetë) ditë.

pyometra11Por tek disa qen, megjithëse bëjmë sqarimet e rëndësisë së sterilizimit, pronarët e tyre këmbngulin për një opsion tjetër trajtimi përvec se sterilizimit.

Në këto raste kur pyometra është e hapur, Mjeku Veteriner mund të përdorë një kurë intesive (me doza maksimale) të antibiotikëve, rezultati mund të jetë i kënaqshëm vetëm se duhet të kihet parasysh se megjithatë, kjo nuk parandalon ripërsëritjen e pyometrës në të ardhmen.

Kurse tek pyometra e mbyllur, keto trajtime nuk duhet të përdoren pasi mund të kemi dhe shkëputje të mitrës e cila është me pasojë vdekjen e kafshës.
Parandalimi

Për të parandaluar pyometrën është një rrugë shumë e sigurt, tepër njerëzore dhe që tregon se pronari është i përgjegjshëm: STERILIZIMI.
Kur sterilizimi kryhet në moshë të vogël, pa pasur mundësi që qëni apo macja juaj të vijë në afsh, siguria e parandalimit të pyometrës është 100 %.

Artikulli u përgatit nga Dr Atalvin Zhiva

Nuk lejohet publikimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë.

Në c’do rast referimi dhe citimi, përmendni burimin e informacionit që është veterineret.com


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: