Pershendetje. Po ju shkruaj serisht por kesaj here per qenin tim. Ai urinon shume shpesh dhe disa here ka urinuar dhe brenda ne shtepi.Ne jetojme ne apartament dhe qenin une e nxjerr jashte 4-5 here ketu ne oborrin e apartamentit dhe ai asnjehere nuk ka pasur probleme u be gati 2 vjet qe jeton me ne.Kerkova ne internet dhe lexova se mund te jete infeksion urinar. A mund te me tregoni dicka me shume ju lutem.Faleminderit
Përgjigjet Dr Atalvin Zhiva :
Infeksionet e rrugëve urinare hasen shpesh si tek qentë dhe tek macet.Shënjat e një infeksioni urinar varjojnë nga “jashtezakonisht të qarta” deri tek shfaqje minimale e shënjave , kjo në varësi të llojit, dhe kohëzgjatjes së këtij infeksioni.
Të njohim disa nga shënjat e infeksionit urinar mund të na ndihmojë ne dhe mikun tonë , për tu paraqitur në kohë tek mjeku veteriner , duke ndihmuar kështu jashtzakonisht për një shërim sa më të shpejtë.
Në këtë artikull do të trajtojmë disa nga shënjat që duhet c’do pronar i një kafshe shtëpiake ti njohë dhe të familjarizohet me to, për të dalluar në kohë infkesionin urinar.
Infeksionet urinare klasifikohen si infeksione “të sipërme ” dhe “të poshtëme”.
Infeksionet e veshkave klasifikohen si infeksione të sipërme të rrugëve urinare.
Infkesionet e fshikzës së urinës dhe uretrës futet tek infeksionet të poshtëme të rrugëve të traktit urinar.
Shënjat që do të sjellim më poshtë hasen kryesisht në rastet me pelonefritis, infkesione e traktit urinar, kalcidikime të urinës ( gurët në fshikzën e urinës) prsotatitis ( inflamim ose infeksioni i prostatit) si dhe në disa raste te kancereve të traktit urinar.Mund te hasen një ose disa shënjash njëherësh:
- pamundësi për të urinuar
- lodhje gjatë urinimit , të cilat mund të hasen para urinimit, gjatë , apo më pas urinimit dhe shpesh interpretohen si kapsllëk.
- shënja të një urinimi të dhimbshëm , (disa qen mund të kuisin gjatë urinimit)
- urinë e përgjakur ( ngjyrë tulle , qershie etj)
- urinë me aromë të fortë me shumë se normalja
- urinë e turbullt
- “aksidente” të urinimit nëpër vënde që nuk kanë urinuar normalisht, disa mace mund të urinojnë jashtë kutisë së rërës që përdoret për urinim
- mosmbajtje e urinës, moskontrollim i fshikzës së urinës ( psh rrjedhje e urinës kur kafsha është duke fjetur )
- pirja e ujit dhe urinimi në sasi mbinormale dhe me frekuenca të shpeshta
- urinim shumë pak , vetëm i një sasie të vogël
- urinim shpesh dhe në shumë vëndë të ndryshme
- dhimbje gjate palpimit në rajonin abdominal ( dhimbje gjate ushtrimit të presionit mbi bark , në uje)
- disa kafshë mund të lëpijne në mënyrë të tepruar organet gjenitale
- letargjikë
- mosngrënie apo humbje të oreksit
- të vjella me apo pa diarre
Duam të theksoj se ndonjëherë mund të mos shfaqet asnjë nga simptomat e mësipërme dhe kafsha mund të ketë infeksion urinar.
Shumë kafshë mund dhë të mos shfaqin asnjë nga shënjat e mësipërme duke mos kuptuar që ato kane infeksion urinar, dhe dukeqënë se ato nuk mund te flasin analizat laboratorike janë mëse të nevojshme për të mësuar nëse kemi të bëjmë me infeksion.
Në disa raste si psh ne urinimin aksidental në ënde të tjera mund dhe të kemi të bëjmë më një sjellje ” të keqe ” për një arsye apo tjetër, por është shumë e rëndësishme të eleminojmë shkaktarët e problemeve mjekësore fillimisht ( sidomos tek qentë dhe macet e rritur).Problemet e rrugëve urinare shumë shpejt ( brenda disa orësh )mund të kthehen në një problem serioz që mund të rrezikojë dhe jetën e kafshës në rast se nuk bëhet ndërhyrja e duhur , si psh në rastet e një bllokimi urinar. Kushtimi i vëmendjes së duhur si dhe të vepruarit në kohë janë thelbësore.
JU LUTEMI BISEDONI ME MJEKUN VETERINER MENJEHERE NESE KAFSHA JUAJ KA NJE APO DISA NGA SHENJAT QE PERMENDEM ME LART.
KOHA ËSHTË FLORI DHE NESE NË NJË BLLOKIM TË RRUGEVE URINARE NUK NDERHYHETE NE KOHE , RREZIKOHET JETA E MIKUT TË FAMILJES.
Përgatiti pergjigjen Dr Atalvin Zhiva
Pershendetje,doja tu pyesja rreth kesaj teme.Kam nje pekinez 2 muaj e gjysem.Nuk mund te them se eshte mesuar tamam te qe te urinoj ne vendin e caktuar por kam gati 3 jav qe ekam mare dhe dy javet e para pothuajse po bindej sa her qe e nxirja te oborri urinonte direkt ndersa javen e fundit po e ben vend e pa vend e nxjer ne oborr dhe pres por nuk e ben me si me par dhe ka disa nga simtomat qe jan shkruajtur pak me lart.Se kam cuar per vizit se mendoja ngaqe eshte ne mosh te vogel dhe ska mbaruar se beri vaksinat akoma se kam mar shum seriozisht.Nqs ka dicka qe mund te ma sygjeroni ju lutem me thoni se eshte hera e pare qe mbajme nje kafshe shtepiake dhe skemi shum eksperience me ato ,ju faleminderit