Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Trajnimi i qenit në kafaz

Trajnimi i qenit në kafaz

A mund ta mbaj qenin në kafaz?

foto ilustruese

 

 

Njerëzit duan të thonë gjëra të ndryshme me termin “trajnim kafazi”. Kafazi nuk i mëson qenit asnjë lloj gjëje. Vetëm një njeri inteligjent mundet. E keqpërdorur, një kafaz mund të bëhet një burg i ngushtë i keq. I përdorur siç duhet, koha në kafaz mund të ndihmojë qenushin tënd të mësojë që është e sigurtë të jetë vetëm për periudha të arësyeshme kohe, dhe që mbyllja nuk duhet patur frikë. Gjithashtu mund të mbajë qenushin tënd nga formimi i sjelljeve të padëshirueshme dhe forcimi i këtyre sjelljeve kur ju nuk mund ta mbikqyrni atë.

Por kur ju mund ta mbikqyrni qenushin tuaj, qenushi ka nevojë të jetë jashtë kafazit dhe nën sytë e tu vëzhgues. Qenushët kanë një dyzinë gjërash për të mësuar, dhe ata kanë nevojë të afrohen me ty. Gjithashtu kanë nevojë për ushtrime fizike. Kafazi duhet përdorur sa më pak të jetë e mundur.

Është plotësisht e mundur të rritet një këlysh siç duhet pa kafaz. Por është shumë e dëshirueshme t’i mësohet një qenushi të vogël të pushojë qetësisht në një kafaz, si siguri për situata të mëvonshme të mundshme, ku përfshihet një faze kafshimesh gjërash që vjen me setin e dytë të dhëmbëve. Zona të tjera mbyllje mund të funksionojnë për këtë trajnim, por spitali veterinar, dyqani i qethjes, udhëtimi, aktiviteti i limituar-mjekësor, dhe evakuimi emergjencës mund të kërkojnë mbyllje në kafaz. Kur një kafaz është i nevojshëm, ju nuk doni të keni më shumë stres se nga vetë situata.

Kështu që merrni një kafaz për qenushin tuaj dhe mësojeni të jetë i kënaquar aty. Por mos e mbipërdorni atë. “Qenushi në kuti” është kafshë mekanike, jo një krijesë e gjallë. Me raste do dëgjoni këshilla nga njerëz që do ju sugjerojnë ta mbani qenushint tuaj në kafaz gjatë gjithë kohës, përveç udhëtimeve për dalje. Mos bëni këtë. Do shkaktojë shumë më tepër problem nga çdo zgjidhë.

Nëse qenushi juaj ka aksidente në kafaz, ka tre arësye të mundshme. Një mund të jetë që ju po i kërkoni qenushit ta mbajë për më shumë kohë nga ç’mundet. Ju duhet të ndryshoni orarin. Ndryshe, instiktet e qenushit tuaj për të mbajtur zonën e shtratit të pastër do dëmtohen dhe ju do keni më shumë punë me trajnimin.

Një shkak tjetër i mundshëm është nëse qeni nuk ndihet mirë. Qenushët janë delikatë, dhe sistemet e tyre imunitare janë shumë të brishtë. Çojeni qenushin tuaj tek veterineri gjatë 24 deri 48 orëve të adoptimit, dhe gjithashtu çojeni menjëherë pas çdo shenje sëmundje, ku përfshihet diarea. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për qenushët e rracave të vogla. Ata kanë pak reservë fizike dhe kanë nevojë për ndihmë të shpejtë.

Gjithashtu çojeni qenin tuaj për gjithë kujdesin e rekomanduar, përfshirë dhe serine e vaksinimit. Intervali i vaksinimit ka ndryshuar për qentë e rritur, por intervali i qenushëve nuk ka. Qenushët kanë nevojë për këtë mbrojtje. Jetët e tyre të vogla varen nga kjo. Dhe qenushi ka nevojë për kontrolle veterinare gjithashtu. Ju nevojitet ekspertiza e veterinerit tuaj për qenushin.

Arsyeja e tretë pse qenushi mund të jetë duke lagur kafazin është që dikush ka bërë gabimin e parë, para se qenushi të vinte tek ti. Priteni këtë problem me qenushët e dyqaneve, strehimeve, dhe çdo lloj qenushi që ka jetur plotësisht në një kafaz. Ky qenush ka qënë shumë afër me mbeturinat e tij, dhe ka pësuar dëmtim mbi instiktin e mbajtjes së krevatit të pastër. Tani ju duhet ta ndihmoni.

Kurdo që qenushi juaj lag kafazin, nxirreni nga kafazi për pak dhe përdorni në metodë tjetër mbyllje. Dy opsione të mira janë gardhi portable i ushtrimit, ose një dhomë e vogël me portë për fëmijë.

Ju mund të blini gardhe me lartësi të ndryshme dhe me kapakë për ta. Nëse qeni kërcen mbi portën e bebeve, ju ju duhet të vendosni një të dytë mbi atë. Mos përdorni një derë të mbyllur për ta rrethuar qenushin tuaj. Kjo sjell më shumë zhurmë, si dhe me disa qenushë që zhvillojnë zakone si gërvishtja e derës së mbyllur. Qenushi ka nevojë të shohë jashtë zones së rrethimit, dhe ju duhet të jeni në gjëndje të shihni qenushin pa e zgjuar ose entuziasmuar.

Kini ujë pranë qenushit në çdo kohë. Ju mund të dëgjoni këshilla që t’i limitoni ujin, por kjo mund të ketë efektin e kundërt dhe rrezikojë shëndetin. Qentë kanë nevojë për ujë dhe më shumë se njerëzit, dhe ata s’mund të kërkojnë për të. Nëse ju kufizoni ujin, qeni juaj do mbushet kur të gjejë ujë dhe kjo do e bëjë trajnimin për shtëpi më të vështirë. Dhe rreziqet e shëndetit gjithashtu më të mëdha.

foto ilustruese

Kështu që kur fusni qenin në kafaz, bashkë me të fusni dhe ujin dhe lodrat e qenit. Nëse mund të fusni dhe stresa që qeni nuk do i hajë, vërini dhe ato. Dhe nëse ju i jepni ushqim në zonën e mbylljes(kafaz), jepini po në të njejtën anë.

Vendosni letra mbi gjithë dyshemenë e mbylljes derisa qeni juaj të fillojë të përqëndrohet në eleminimin në vetëm një anë. Ka shumë gjasa të jetë ana e kundërt nga ajo e ujit, lodrave , etj. por nëse nuk është, vendosini gjithë gjërat nga ana e kundërt e vendit të eleminimit, dhe letrën nga ana që qeni po përdor për nevojat. Nëse do përdorni kuti rëre, vendoseni aty.

Eventualisht ju mund të jeni në gjendje të përdorni përsëri kafazin. Ju mund ta testoni për 2 javë pasi qenushi ndalon gjithë eleminimin në zonën e mbylljes. Nëse qenushi eleminon kafazin përsëri, ndaloni përdorimin e tij për një periudhë të gjatë kohe përpara një prove tjetër.

Gjithmonë përdorni zonën e mbylljes dhe jo kafazin nëse ka ndonjë dyshim mbi kohëzgjatjen që do leni qenin tuaj pa mundësi për të kryer nevojat. Kjo heq shumë stres nga qeni juaj dhe mund të bëjë diferencën mes formimit të ankthit të ndarjes apo jo. Ky nuk është një problem që do doni të keni!

Nëse për ndonjë arësye ju nuk po e trajnoni qenushin tuaj të eleminojë jashtë, mbyllja në një zone të vogël me kutinë e rërës ose çfarëdo gjëje po përdorni, duhet zgjeruar gradualisht në ambjente më të mëdha. Kuptoni që nuk është faji i qenit nëse ka aksidente okazionale brënda shtëpisë. Kjo s’do ketë kurrë kuptim për qenin. Mos e ndëshko! Në rastin e aksidentit, reduktoni përmasat e zonës së mbylljes.

 

 

foto ilustruese

Por si veprohet në laboratoret kërkimore për mbajtjen e qenve në kafaz?

Ja si shkruan doktoresha Suzana Balog-Barolli rreth kushteve që duhen pë të plotësuar sipas ligjeve për mbajtjen e qenve në kafaze :

Përvojat shumë vjecare në fushat kërkimore si dhe në spitalet veterinare kanë treguar, se qentë mbahen në një kohë të kufizuar në kafaze.Mundësisht cdo ditë duhet që për 1-2 orë të jenë të lira për lëvizje.

Në varësi të lëvizjeve që kryejnë  siperfaqja e tyre duhet të jetë e madhe   qeni duhet të lëvizë apo kthehet lirshërm.Për këtë duhet që personeli i cili kujdeset për qentë, të shpenzojë një kohë të gjatë me to.Sipërfaqja e përgjithshme dhe lartësia minimale e kafazeve është shprehur në tabelën A duke u zbatuar ligji për mbrojtjen e kafshëve që përdoren per kërkime shkencore ( 18 Mars 1986 )

Siperfaqja që i duhet një qeni në kafaz është përcaktuar sipas lartësisë së shpinës.

Dyshemeja e kafazeve duhet te jete me vrima apo shufra metalike.

Gjërësia rregullohet simbas lëvizjes së mashave ( të cilat shërbejnë për zgjerimin apo zvogëlimin e kafazit) duke pare madhesine e qenit.

Lartësia e shpatullave të qenit Më e pakta masë e siperfaqes kafazit për ç’do qeni Më e pakta lartësi e kafazit  
   
( cm) (m²) (cm)  
30 0.75 60  
40 1, 00 80  
70 1.75 140  

Artikulli u përgatit nga Mjeke Veterinere Blerina Angoni dhe
Mjeke Veterinere Suzana Balog-Barolli.

Nuk lejohet ripublimi i këtij artikulli pa lejen e redakisë.


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: