Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » Rekordet e kafshëve në Guinness për vitin 2013

Rekordet e kafshëve në Guinness për vitin 2013

guinnessPara pak kohësh nga faqja zyrtare e librit Guinness ( libri për rekordet botërore), u botuan fotografitë me të dhënat përkatëse të disa prej kafshëve që janë të shënuar në këtë libër për rekorde të ndryshme për vitin 2013.

Po ju njohim me to pa humbur kohë:

SavannahSavannahNjohjen e parë po e bëjmë me macen më të lartë në botë, ajo nuk jeton më, por gjithsesi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë për “Macja më e lartë në botë”. Bëhet fjalë për Trouble ( Telashe). Një mace e rrallë e rracës “Mace Savane” ( Savannah Cat), kryqëzim mes rracës Afrikane Serval dhe Maces shtëpiake ( Domestik feline). Ajo vdiq në moshën 4 vjecare (Gusht 2012) , por vazhdon të mbajë vëndin rekord si macja me e lartë e regjistruar ndonjëherë me një lartësi prej 42.2 cm.

—————————————————————————————————————————————————–

StewiestewPo vazhdojmë sërisht me macet duke përmendur macokun më të gjatë në botë: Ai është Stewart Gilligan me një gjatësi ( nga hunda tek bishti) prej 123 cm. Një macok i rracës Maine Coon i cili gjithashtu është i regjistruar si “mace terapie” duke shpenzuar një pjesë të mirë të kohës së tij nën shoqërinë e njerëzve në nevojë.

—————————————————————————————————————————————————–

zeusGD2zeusGDPo a e dini se kush është qeni më i gjatë në botë ( që jeton akoma sipas informatave që kemi:)?

Ai është Zeus, një qen i rracës Great Dane që jeton në Amerikë ( Michigan) me një gjatësi :

Lartësia 1 metër e 6 cm(106 cm) nga putrat deri tek supet dhe gjatësia 2 meter e 23 cm (223 cm)nga hunda tek bishti.

Pronarja e tij na tregon se; -Shpesh kur e nxjerr shëtitje njerëzi me pyesin “ Ky është një qen apo një Poni ( Kalë)”?

—————————————————————————————————————————————————–

bigjackH2bigjackHDhe duke vazhduar serinë me kafshët më të larta nuk mund të rrimë pa përmendur dhe Big Jake (Xheku i Madh), një kalë hamshor ( e meriton të quhet super hamshor) i cili është i lartë plot 2 metër e 7 cm ( 207 cm) i lartë dhe e gjithë kjo lartësi është matur pa llogaritur patkonjtë e tij. Një mrekulli e vërtetë!

—————————————————————————————————————————————————–

Oklahoma Sam DOklahoma Sam D2Kur flasim për kuajt nuk mund të rrimë pa permendur dhe kushërinjtë e tyre: Gomerët (e mbani mend kur kemi sjellë një artikull rreth tyre, sesa të zgjuar ishin?). Pra do të flasim për gomarin më të lartë në botë. Ai jeton ne California dhe është i lartë 1 metër e 54 cm ( 154 cm) duke marrë titullin si “Gomari më i lartë i regjistruar” .

—————————————————————————————————————————————————–

medusa snakemedusa.snakeTë sigurt se askush nuk mund ta gjejë, mund të pyesni një shok:

Sa mendon se është i gjatë gjarpëri më i gjatë në botë ( sipas librit Guinness)?

Askujt nuk do i shkojë mendja dhe të thotë: 7 metër e 62 cm ( 762 cm). Apo jo? E pra ky gjarpër i rracës ( e c’farë tjetër) Python i quajtur Medusa është regjistruar si gjarpëri më i gjatë që i mbajtur në kushte të mbyllura, njihet deri më sot ( nuk mund ta themi me plot gojë se nuk i dihet cfarë mund të ndodhen në pyjet e Amerikës Latine).

—————————————————————————————————————————————————–

Mirë atëhere po e lemë gjatësinë dhe lartësinë për të kaluar tek pesha:

ralph lepurralphDhe nuk po flasim për peshën e një derrkuci, por të një … lepuri. Po të një lepurushi që peshon =25 kg . Pronarja e tij na tregon si ai konsumon rreth 75 euro në ditë ushqim.

Kujdes ju mëndjet e këqia: është lepur për qejf ( “pet” si qeni dhe macja, kafshë shtëpiake) dhe jo për tu ngrënë.

—————————————————————————————————————————————————–

channel i vjeterEFG1671A e dini kush është qeni më i vjetër në botë që jeton akoma? Ajo është Chanel e cila në Maj të këtij viti(2013) mbushi 21 vjec ( dhe me pasaportë të dokumentuar) që sipas tabelës sonë do të thotë aq sa një njeri 147 vjecar. Ajo zuri vendin e një qeni tjetër të quajtur Butch që vdiq në moshën 28 vjecare ( që sërisht sipas tabelës sonë do të thotë sa një njeri 196 vjecar). Mirë paska rrojtur apo jo?

A të ndryshojmë disi bisedë? Do të flasim për më të vegjëlit tashmë.

cowPo e fillojmë me lopën më të vogël në botë. Ajo është jo më e madhe sesa një dele.

Kjo lopë e moshës 11 vjecare, është regjistruar në Angli që prej vitit 2011 dhe vazhdon dhe për këtë vit të jetë e regjistruar si lopa më e vogël në botë, me një lartësi prej vetëm 83 cm.

Mos na pyesni si litra qumësh jep, se nuk e dimë.

—————————————————————————————————————————————————–

Fizz girl mace e shkurterKjo mace e rracës Munchkin falë një mutacioni gjenetik, është regjistruar si macja më e vogël në botë. E lartë vetëm 15 cm dhe me një peshë prej 1.8 kg, kjo mace (me emrin Fizz Girl) ngelet në krye të klasifikimit si macja me e vogël në botë që prej vitit 2012.

—————————————————————————————————————————————————–

Lucy1E si mund të lemë pa përmendur Lucy ( Lusi), këtë qenushe të lezetshme të rracës Yorki, ajo është vetëm 1.1 kg. E rritur tashme plotësisht, nuk pritet ndonjë ndryshim i madh në peshën e saj duke e siguruar për kushedi dhe sa vjet vendin e parë si “Qeni më i vogël në botë”.

Na ndiqni në artikuj të tjerë, me kuriozitete të tjera.

Ju faleminderit për kohën që shpenzuat me ne.

Në rast se vidhni këtë artikull (të plotë apo pjesërisht), ju lutem përmendeni autorin e tij!

Mjek Veteriner Egli Ozuni.

Ky artikul lejohet të publikohet vetëm me lejën e redaksisë së revistës “Veterinerët”.

Burimi i informacionit: Faqja zyrtare e librit të rekordeve Guinness


Na shkruani