Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Pyesni Mjekun Veteriner » Kush janë të mirat e konsumimit të produkteve blegtorale?

Kush janë të mirat e konsumimit të produkteve blegtorale?

Pershendetje, po ju drejtohem juve te mjekesise veterinare pasi desha disa informacione rreth rendesise qe ka konsumimi i qumeshtit dhe djathrave. Ju kam shkruar dhe disa revistave te mjekesise por nuk kam asnje pergjigje prej tyre. Ju lutem a mund te me shkruani cilat jane disa te mira qe vijne nga konsumi i qumeshtit. Ju faleminderit

produkte blegtoraleMund ta themi me siguri se produktet blegtorale janë pjesë e dietës ushqimore tek c’do familje shqiptare. Dieta ushqimore me përberjen e produkteve blegtorale është me rëndësi që të mos mungojë në tavolinat tona, për faktin se kanë vërtet vlera të mëdha shëndetësore.

 Ne të gjithë e dimë se kur konsumojmë produktet e qumështit trupi ynë merr vlera të tilla ushqimore si: proteina, kalcium, vitamina D dhe shumë vlera të tjera. Por duhet të themi se megjithëse qumështi është aq i rëndësishm në aktivitietin e jetë së çdo personi, megjithatë duhet të kihet kujdes në zgjedhjen dhe sasinë e konsumimit të nënprodukteve të tij.

Produktet blegtorale përvec se ja ofrojnë një vakt ushqimor të shijshëm, gjithashtu kanë një rëndësi të madhe dhe për shëndetin e zemrës suaj dhe ndihmojnë për të ulur nivelet e kolesterolit të keq, ndërsa të rrisë nivelet e kolesterolit të mirë. Zemra juaj do të jetë më e fortë, si dhe do të reduktohet niveli i lartë i presionit të gjakut që shkon në zemër, nëse ju konsumoni më shumë produkte të qumështit.

Duke konsumuar produkte të shëndetshme të qumështit, kockat tuaja do të jenë më të forta dhe më rezistente ndaj plakjes duke ju dhënë kështu mundësine që të jetoni një mënyrë jetese më të gjatë dhe më aktive se shumica e njerëzve.

 Duhet theksuar se produktet ushqimore janë një disavantazh për ju nëse trupi juaj nuk mund të tolerojë laktozën, atehere sugjerohet shmangia e qumështit dhe nënprodukteve të tij. Gjithashtu nënproduktet e qumështit mund të shkaktojnë disa reaksione alergjike në sinuset tuaja dhe prandaj dhe disa mjekë rekomandojnë që nëse jeni me grip, është mirë të mos konsumohen produktet blegtorale për të parandaluar pikërisht problemet e sinusit.

Sigurisht mjekësia humane mund t’ju ndihmojë me informacione më të plota dhe të detajuara rreth avantazheve dhe disavantazheve që kemi nga konsumimi i produkteve blegtorale.

Rubrika : “Pyesni mjekun veteriner”


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: