Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Kafshët e fermave- Blegtoria » Kujdesi për kositjen e jonxhës në periudhë e vjeshtës

Kujdesi për kositjen e jonxhës në periudhë e vjeshtës

Kryesisht në zonat paramalore dhe malore, por edhe në zonat e ulëta bregdetare, periudha prej 4-6 javë përpara ngricave konsiderohet e rëndësishme në përgatitjen e jonxhës për dimërim, në mënyrë që të shmagen dëmtimet dhe livadhi të mbetet i fuqishëm gjatë dimrit dhe periudhës së vegjetacionit të ardhshëm.

Kositja vonë në vjeshtë mund të ketë si pasojë uljen e rezervave të karbohidratëve në rrënjë dhe në kurorë, të cilat janë të nevojshme për sigurimin e energjisë gjatë krijimit të rezistencës ndaj të ftohtit “kalitjes”, gjatë përiudhës së qetësisë dimërore të muajve të ftohtë të dimrit dhe gjatë shpërthimit ose zgjimit pranverorë.

Kositja vonë në vjeshtë mund të shkatojë gjithashtu ulje të qëndrushmërisë së bimëve dhe të mbijetesës së tyre gjatë dimrit dhe në numrin e sythave në kurorë, nga të cilët do të rezultojë vegjetacioni i parë në pranverë.

Në kositjet e vona sasia e pjesës mbitokësore e bimës që mbetet pas kositjes është e pakët dhe nuk ndikon në mënyrë të dukshme në mbajtjen e dëborave për të mbrojtur bimët gjatë dimrit.
Për të gjitha këto arsye që përmendëm më lart mund të themi se kositja në fund të vjeshtës në zonat e ftohta, ekspozon livadhin e jonxhës ndaj dëmtimeve të dimrit dhe influencon në tharjen e shumë bimëve me pasojë uljen e rendimentit në vitet pasardhëse.


Burimi informacionit: Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Fushë Krujë

Këtë e pëlqejnë %d blogues: