Ai quhet Banana Joe, është një qen i zi me fytyrë si të një majmuni. Ky është fitues i ; “Qeni më i mirë për vitin 2013”, nga një prej konkurseve për qen më të mëdhenj në botë të organizuar nga “Wesminster Kennel Club” në datën 11-12 Shkurt 2013. Banana Joe është një qen i rracës Affenpinscher, duke qënë kështu dhe qeni i parë i këtij lloji që fiton këtë konkurs! Gara nuk ishte e lehtë pasi morën pjesë jo pak por 2,721 qen të rracave, moshave dhe madhësive të ndryshme. Dhe shumica e pjesmarrësve kanë fituar konkurse të shumta në mbarë botën.
“Joe ( lexo Xho) ka fituar shumë konkurse të mëdha, por jo si ky këtu” thotë kujdestari dhe prezantuesi i tij Ernesto Lara, i cili prezantoi Joe përballë jurisë dhe spektatorëve të shumtë.
Joe është një qen i zgjuar dhe i dëgjueshëm. Gjatë konferencës për shtyp që jepen në të tilla raste , qëndroi urtë dhe palëvizur, me gjuhën e tij të nxjerrë jashtë dhe pa konsumuar shampanjën e fitores apo ndonjë pije tjetër.:)
Joe mori pjesë dhe vitin që shkoi por mundi të zinte vetëm vendin e dytë brenda grupit të qenve trup vegjël ( grupi Toy), por gjatë kësaj periudhe ai ka korrur vetëm fitore në gjithë botën, përfshirë dhe një konkurs të rëndësishëm për qen në Gjermani.
“Eshtë një qen, që kur prek trupin e tij dhe ndjen ato muskuj të denjtë për rracat e mëdha, nuk kishe si të mos votoje për të”-thotë një prej anëtarëve të jurise “është affenpinscher më i përkryer që kam parë ndonjëherë”vazhdon ai duke uruar për fitoren.
Banana Joe i cili pas 1 muaji do të mbushë 6 vjec do të kthehet në vendin e tij të lindjes, si dhe ku është stërvitur , në Hollandë, ku do të dalë në pension, ashtu sic veprojnë shumica e qenve pasi fitojnë konkursin e Westminster. Trofetë e shumta që ai ka fituar mbyllen me këtë fitore nga më të rëndësishmet e jetës së tij!
Në finale Banana Joe konkuroi me qen të zgjedhur nga grupe të ndryshme ku përmendim Matisse, qen gjahu e rracës Portugeze; Honor, një qen i rracës Bichon Frisé; Jewel, një American foxhound;
Swagger, qen i rracës Old English sheepdog i cili mori pëlqimin maksimal nga spektatorët e pranishëm duke e duartrokitur pa pushim sa herë paraqitej në fushën e konkurimit. ;Oakley, një qen gjahu i rracës German pointer; si dhe Adam, një qen i paraqitshëm rraca Fox Terrier me një fytyrë gjysëm të bardhë dhe gjysma tjetër e zezë!
Dhe tani për nder të fituesit si qeni më i mirë për vitin 2013 Banana Joe, do të paraqesim disa karatkeristika të rracës Affenpinscher:
Emri Affenpincher rrjedh nga gjermanishtja (mund ta përkëthejmë qen terrier si majmun) pasi kanë një fytrë dhe një natyrë si të një majmuni. Kjo rracë me qime të ashpra në Francë quhet “ Diablotin Moustachu” apo ndryshe “Djall i vogël me mustaqe”, kjo na spjegon më së miri natyrën e kesaj rrace, atë të një qeni trup vogël që mendon se është një “Luan”!
Parametrat: Një qen i qëndrueshëm, ngulmues dhe i patrembur.Parametrat e preferuar jane 24 cm X 29 cm. Gjatësia prej shpatullave deri tek fillimi i bishtit, përgjithësisht është e njëjtë me lartësinë, duke i dhënë kështu një pamje si “katrore” kësaj rrace. Femrat mund të jenë me trup më të gjatë.
Gëzofi: qime të dendura, të ashpra, të gjata rreth 2.5 cm në trup dhe gjoks( mund të jenë më të shkurtëra tek bishti dhë këmbët). Sa më i gjatë të jenë qerpikët dhe qimet në pjesën e kokës, aq më shumë duket se ngjan me majmunin. Nuk kërkon ndonjë qethje speciale dhe qimja nuk i bie lehtësisht.
Temperametri: Sjellja e përgjithëshme është një lojë, vigjilent dhe kureshtar, besnikëri dhe dashuri për të zotin dhe miqtë e tij. Kjo rracë është kryesisht e qetë por mund të ndryshojë në një qen të egër dhe luftarak kur sulmohet dhe ngacmohet. është i patrembur ndaj c’do agresori.
Qentë e rracës Affenpinscher, njihen që prej vitit 1600, por në atë periudhë ishin më të mëdhenj në trup dhe me ngjyra të ndryshme; gri, e zezë, dhe biles dhe të kuq. Gjoksi dhe këmbët e bardha ishin gjithashtu normale në këtë rracë. Këta qen ishin të njohur si qen Terrier që mbaheshin për të gjuajtur minj. Nga historitë që janë gjetur, dikush nga Lubeck, në Gjermani filloi ti rriste këtë rracë e cila me vonë mendohet se u kryqëzua me qen të rracës Shnauzer që ishin pak më të vegjël në trup duke dhënë pasardhës me ngjyrë të kuqërremtë dhe më të vegjël. Kjo përzjerje pesoi disa kryqëzime ku përfshihen kryqëzimet me German Pinscher , Silky Pinscher. Nga kryqëzimet që sapo përmendem ka mundësi të kenë rrjedhur disa qen me ngjyrë të zezë dhe kuqërremtë që hasim ditët e sotme. Në shekujt në vazhdim pati disa kryqëzime mes rracave të ndryshme. Në një dokument ku bazohemi për të dhënat e kësaj rrace, që daton me vitin 1928 thuhet se tek një rritës qen lindën 4 këlyshë të cilët ishin 3 të zinj dhe 1 i bardhë me ngjyrë të thonjëve të zeza si dhe hunda dhe mukozat e gojës ngjyrë të zeze gjithashtu. Pasardhësit e tyre ishin të gjithë të zinj.
Pas shumë kryqëzimesh dhe provash u arrit në rracën që ne njohim sot si qentë e rracës Affenpinscher .
Përgatiti materialin Mjek Veteriner Egli Ozuni.
Ripublikimi i këtij materiali pjesërisht apo i plotë është i ndaluar të botohet pa lejen e marrë nga redakisa e revistës”Veterinerët”. Ju lutemi në çdo rast citimi apo reference nga ky tekst, shënoni linkun përkatës në veterineret.com
Po ç’farë është ky prezantim për qen ; Westminster Kennel Club ?