Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Figura të Shquara të Mjekësisë Veterinare Shqiptare » Lindja dhe ecuria e Mjeksisë Veterinare ( 1900-1944) ( pjesa e parë)

Lindja dhe ecuria e Mjeksisë Veterinare ( 1900-1944) ( pjesa e parë)

Gjatë sundimit turk nuk ka ndonjë të dhënë për një shërbim veterinar të organizuar.Deri tani nga hulumtimet e bëra rezulton se mjeku i parë veterinar me origjine shqipëtare është Mehmet Aqif Ersoy,nga fshati Shushicë i Pejës , Kosovë  ( 1873-1936). Ai ka shërbyer gjatë luftës së parë botërore si  inspektor veterinar në treva të ndryshme shqipëtare.

Në shënimet e Dr,Jakov Milajt, gjejmë që kanë shërbyer dy pajtarë,të cilët kishin studiuar në Turqi ; njëri prej tyre është Ali  Ylviu  dhe tjetri është Nusret Sakua. I pari  ka banuar në Berat dhe tjetri në Shkodër.Boshllëkun e plotësonin xherahët , që me empirizmin dhe  me primitivitetin e tyre shfrytëzonin prapambetjen. padijen dhe besimin  fetar të njerëzve.Ndër xherahet me i përmenduri është Zhapa ,me origjine nga Labova e Zhapës që kryente operacione në disa vende të ballkanit.Hapat  e para për vetenarinë e organizuar janë hedhur në kohën e qeverisë të Princ  Vidit, ndonëse ajo e pati jetën e shkurtër.Shkrimet e para për sëmundjet e kafshëve,që janë botuar në periodekët e kohës,zënë fill me Ali Ylviun,i cili në revistën “Bagëti dhe Bujqësi “ ( ne ate kohe botohej në qytetin e Vlorës) e vitit 1921,ka botuar shkrimet e para.Lija e Dhenëve ,Kolera e Shpendëve.

Një ndër mjekët e parë të vetenarisë ka qënë dhe Sejfi Myrteza Vllamasi,i cili ka mbaruar shkollën e Lartë Veterinare në Stamboll  në vitin 1904. Pas dipllomimit caktohet në punë në Manastir.Në Shqipëri kthehet në 7 mars të vitit 1914.Gjatë luftës së parë botërore në Shqipëri kanë ardhur disa mjekë  veterinarë ushtarakë,të cilët nuk kanë dhënë ndonje kontribut të vecantë.Vetëm pas viti 1924,kohe kur kanë ardhur mjekë veterinerë italiane mund të flitet për një kontribut modest.

Mjekët e parë veterinarë janë shkolluar në Turqi si : Mehmet  Aqif, Sejfi Vllamasi, Bilala Golemi, Tare Libohova, Vasfi Samimi, Ali Ylviu,Nusret Sako dhe ndonjë tjetër.

Mjekët italinë që kanë shërbyer gjatë kësaj kohe në Shqipëri kanë qënë: Dr, Agostino Aldo, ka mbaruar studimet në Universitetin e Bolonjës në vitin 1912, ka punuar si veteriner i prefekturës Elbasan.

Dr,Rossi Giuseppe,ka mbaruar Universitetin Milano ne vitin 1926,ka punuar si veteriner i prefekturës Peshkopi.Dr.Grigorino Renato,ka punuar si veteriner në Shqipëri në vitin 1928. Dr,Focacio Giovani, ka kryer studimet në Universitetin e   Bolonjës.Ka pasur shërbime me rëndësi pranë Ministrise së Ekonomise Kombëtare Italiane,u caktua si veteriner i Tiranës dhe me Mateo Carpano,kanë  punuar si këshilltarë  teknik dhe nga viti 1937 deri ne 1941 ka shërbyer në laboratorin  bakteriologjik  si bakteriolog dhe parazitolog.

Dr.Pisaro  Nicola, ka përfunduar studimet në vitin 1927, në Universitetin e Napolit.Ka punuar si asistent professor në Universitetin e Milanos.Në Shqipëri punoi  në laboratorin Bakteriologjik veterinar me Dr,Bilal Golemin.

Në vitin 1928 u caktua dhe Dr,Vasfi Samimi,si veteriner i prefekturës së Vlorës,i  cili kishte mbaruar studimet në Stamboll në vitin 1926.Vendosja e ketyre veterinerëve në vende vakante me perpjekjet e Dr,Bilalit,krijuan strukturat e para veterinare të organizuara.

Vetenaria Shqipëtare ka ditën e saj te themelimit,që është 1 Mars i vitit 1928 dhe themeluesin e saj,shkencetarin e mirenjohur  Dr,Bilal Golemin.Në vitin 1927,krijohet Ministria e Bujqësisë,menjëherë në vitin 1928 me krijimin e shërbimit veterinar pranë kësaj ministrie ,filloi zgjidhja e disa problemeve veterinare  të ngutshme si : Ngritja e laboratorit të parë bakteriologjik veterinar në Tiranë,kontrolli i mishit dhe ushqimeve me origjine shtazore,kontrolli sanitar veterinare i importit-eksportit, hapja e disa klinikave veterinare dhe hartimi i ligjit “Mbi Shërbimin Veterinar”, i cili u dekretua më 23 Mars të vitit 1929.

Shkëputur nga libri  “Pionerët e veterinarisë “ te Dr Agim Nelaj

Solli për revistën “Mjekësia Veterinare Shqiptare “ MV Zamira Hoxha

Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e autorit .


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: