Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Dermatologji » Shënjat klinike të sëmundjes së dermatozës nodulare dhe gjetjet postmortem -Foto ilustruese rreth rasteve klinike

Shënjat klinike të sëmundjes së dermatozës nodulare dhe gjetjet postmortem -Foto ilustruese rreth rasteve klinike

Mjekësia Veterinare Shqiptare ishtë ndër të parët që me anën e fotove dhe raportimeve të kolegëve sollën vëmendjen e duhur për përhapjen e dermatozës nodulare në rajonin tonë.
Askush nuk mund ta mohojë që kur strukturat vendore si në Shqipëri apo dhe në Kosovë, vazhdonin të mos pranonin prezencën e kësaj sëmundje (fatkeqësisht rastet janë disa), aq më keq kolegët që sillnin raste klinike (me foto dhe shënja klinike) kërcenoheshin që të mos i botonin këto raste.
Mediokrizëm dhe paaftësi ishte emri i këtyre veprimeve…

Gjithsesi e vërteta triumfoi duke bërë të mundur më në fund praninimin e faktit se Dermatoza Nodulare ishte prezente në Kosovë dhe në Shqipëri e Maqedoni.
Fatmirësisht filloi menjëherë marrja e masave parandaluese.
Më mirë vonë se kurrë.

Artikullin e botuar nga FAO (Organizata e Ushqimit dhe Agrikulturës) Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare do i sjellë për të gjithë të interesuarit në një set artikujsh në vazhdimësi…

Shënjat klinike të sëmundjes së dermatozës nodulare dhe gjetjet postmortem -Foto ilustruese rreth rasteve klinike

Periudha e inkubacionit në kafshët e infektuara eksperimentalisht varion nga katër deri në shtatë ditë, por në kafshët e infektuara natyralisht mund të jetë deri në pesë javë.

Shenjat klinike përfshijnë:

  • Rrjedhjet lakrimale dhe nazale – zakonisht vrojtohen të parat.

  • Nyjet limfatike subskapulare dhe parafemorale zmadhohen dhe janë lehtësisht të palpueshme.

  • Ethe të larta (> 40.5 °C) mund të vazhdojnë afërsisht një javë.

  • Rënie e papritur e prodhimit të qumështit.

  • Shfaqje të lezioneve nodulare të lëkurës shumë karakteristike, me diametër 10-50 mm: – Numri i lezioneve varion nga të pakëta në rastet e lehta , në lezione të shumta në kafshët e infektuara rëndë .

– Vendet e peferuara janë lëkura e kokës, qafës, perineumit, organeve gjenitale , gjëndra mamare  dhe gjymtyrët.

– Nodulat e thella përfshijnë të gjitha shtresat e lëkurës, indet nënlëkurore dhe ndonjëherë edhe muskujt poshtë tyre.

– Pllakat nekrotike në membranën mukoze të kavitetit oral dhe nazal shkaktojnë rrjedhje nazale purulente ose mukopurulente dhe pështymë të tepërt, që përmbajnë koncentrime të larta të virusit.

– Në mënyrë tipike, qëndra e lezioneve bëhet ulçerative dhe në majë të saj formohet një krustë.

– Nodulat në lëkurë mund të persistojnë për disa muaj.

  • Në disa raste, zhvillohen lezione të dhimbshme ulçerative në kornenë e njërit ose dy syve, duke çuar në verbim në rastet më të rënda.

  • Lezionet e lëkurës në këmbë dhe kyçe mund të çojnë në infeksione të thella të nënlëkurës të komplikuara me infeksione sekondare bakteriale dhe çalime.

  • Ndërlikime të zakonshme janë pneumonia e shkaktuar nga vetë virusi ose infeksionet sekondare bakteriale, si dhe mastiti.

  • Infeksionet subklinike janë të zakonshme në terren.

Kur theret një kafshë me lezione të shumta në lëkurës, lezionet nënlëkurore duken qartësisht pas rrjepjes së saj.

Në një ekzaminim postmortem, lezionet e ngjashme me ato të lijës mund të gjenden në të gjithë traktin digjestiv, traktin e frymëmarrjes dhe në sipërfaqen e pothuajse çdo organi të brendshëm.

Në vazhdimësi: Diagnoza diferenciale (foto dhe raste klinik)…

Burimi informacionit: FAO-