Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » TELEGRAF » Demi gjigand nuk mund të transportohet në thertore

Demi gjigand nuk mund të transportohet në thertore

Telegraf nga Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare:

-Australi-

I pamundur të transportohet në thertore:

Me brirë jo shumë të gjatë, por me trup gjigandesk që lehtësisht dallohet në mesin e një tufe lopesh dhe viçash me madhësi normale.

Bëhet fjalë për demin e quajtur Knickers që mban rekordin si gjedhi me i madh në Australi.

Siç do ta shihni dhe në foto apo videon e mëposhtme madhësia e këtij demi nuk kalon pa u vënë re.

Knickers është një dem i rracës Holstein Friesia por që është shumë herë më e madhe se lopët dhe demat e rracës së tij.

Knicers është 7 vjeçar dhe peshon plot 1.4 Ton. Me një lartësi 194 cm (pothuajse 2 metra i lartë) duke u bërë kësht kështu demi më i madh në Australi.

Pronari i tij thotë se ai e bleu fillimisht atë për të drejtuar kopenë me lopet dhe viçat e tjerë në fermën e tij (pak a shumë si dashi që prin kopenë) me një cmim prej 450 eurosh (konvertimi nga dollare Australian), por tani megjithëse ka tentuar disa herë ta shesë, kompanitë e blerjes së gjedhit për konsum i kanë spjeguar se duke pasur parasysh madhësine e tij, transportimi është një problem. Kështu që në pamundësi për ta shitur tani pronari i fermës ka vendosur ta mbajë Knickers në fermën e tij deri në fund të jetës..

Sqarim i redaksisë së MVSH për lexuesit shqiptarë: Po flasim për në Australi ku ka norma të caktuara për transportim e kafshëve si dhe nuk mund të bëhet therja në lëndinën prapa stallës, por vetëm në thertore të përcaktuara sipas ligjit.

Sipas librit te rekordeve Gines (Guinness) gjedhi më i madh në botë është një dem i rracës Chianina I quajtur Bellina më një lartësi prej 202 cm (mbi 2 metër).

Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

 

 

 

Këtë e pëlqejnë %d blogues: