Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Kolapsi i bletëve-CCD (pjesa e dytë)

Nga Dr.Agim Nelaj

Pyetja është:pse jemi duke parë bletë me cikël jetësor të shkurtuar? Flitet për bletët e dimrit dhe jo vetëm.

Cila është fjala e fundit e laboratori USDA? Lideri i saj ,Pettis shkruan:…”idea jonë është se bletët kanë pësuar një goditje të rëndë.Stresuesi i parë dhe kryesor është dieta e varfër…. Bletën po e dëmtojnë ata që dikur ishin miq të saj. Në një botë ideale, bleta është një superorganism i pavdekshme që mund të përshtaten me çdo gjë që nëna natyrë sjell në rrugën e saj. Por, në botën reale e fillimit të shekullit të 21-të, familjet e bletëve janë dobësuar, shpesh vdesin brenda një viti dhe janë të zhytur në aftësinë e tyre për të përshtatur lëndëve kimike, ndotjes së biosferës, sëmundjeve, luhatjeve sezonale të motit dhe burimeve të ushqimit jo të besueshme.Ndërkohë do të ishte mirë,që bletët të mos kishin nevojë për ti ushqyer

Si duhet të veproni?

Çlironi familjen e bletës nga ”ngërçi shqetësues,”si rrjedhoj e ndërhyrjeve të shpeshta(mjekuese), me vend e pa vend gjatë pranverës dhe veres( 100ditë ).

-Eviton praktikën e deritanishme të përdorimit të barnave veterinare që perdoren prej nje kohe te gjate,qe rrjedhin nga kimikate.

.-Përdorimi i lendeve organike është e ardhmja e mbareshtrimit dhe mbrojtjes se jetes se bleteve.

Bletaria organike përpiqet të menaxhoi ato sisteme,që me ndërhyrje minimale dhe praktika të shëndetshme të mbrojë mjedisin dhe ruajë diversitetin.Ajo nuk lejon përdorimin substancave sintetike.

Bletaria organike në vëndin tonë është qeverisur deri tani pa standarde organike.!

Flitet per “Rezikun relative”: Si duhet kuptuar?

Raporti i fatit të sëmundjes që zhvillohet në popullatën e një familjeje, e cila është ekspozuar ndaj një faktori, e krahasuar me një familje të ngjashme, të paekspozuar ndaj të njëjtit faktor.

Dr. Dennis Van Engelsdorp dhe studiues të tjerë: përcaktuan “rrezikun relativ” të disa faktorëve që lidhen shpesh me humbjen e bletëve. Një faktor me rrezik të lartë relativ nuk do të thotë se shkakton kolaps. Por se është i lidhur me një incidencë të lartë të rënies (për shembull moti i ftohtë, bart një rrezik të lartë relativ për vdekshmëri të bleteve, edhe pse është vërtetuar se X- semundje është shkak domosdoshmërisht direkt përgjegjës për vdekjen e bletëve.).

Acide dhe vajra esencial organike,

Mjeku / alkimist Paracelsius paralajmëroi se; helmimi është pasojë e sasisë, jo e substancës(lëndës). Kërkohet respektimi rigoroz i udhëzimeve. “Thembra e Akilit” e Varroas,duket se në të arthmen e afërt, do të jenë këto acide:.

Acid oksalik (Oxivar),Acid formik,Acid laktik,Acid acetik,Acid citik.Vajra esencial Mente,lemon,eukalipt,rozmarie,dafin,trumze, levandoetj -Më i përdorshëm është acidi oksalik. Është një nga acidet organike që përdoret gjërësisht në Europë për kontrollin e Varroas.Ka një efikasitet mjaft të lartë në trajtimin e familjeve që nuk kanë pjellje.

Acide oxalik

-Acidi oxalic nuk vepron në pjellje ndaj larvave të varroas. Temperatura e ajrit duhet të jetë +3°C deri +10°C, d.m.th. bletët duhet të jenë grumbulluara në lemsh (grumbull), si dhe lagështia e ajrit të jetë e lartë.Në këto kushte efikasiteti i acidit oksalik është mbi 90%-95%.

-Përdoret Acidi oxalik midis 95 dhe 100 % i pastër. Për të pregatitur një litër përzierje duhet; 35 gram acid oksalik (kristale të dihydratuara) të tretura në sherbet sheqeri nje liter i vaket, 1 me1.

-Në çdo kornizë të plotë blete, përdoret 5 ml ,për kornizat me 60%, 3 ml.

-Acidi ka nevojë për ujë të ngrohtë. Temperatura e ujit nuk duhet ti kalojë 37gradë C.,

-Sheqeri dhe acid oksalik në tempertaura më të larta, formojnë një lëndë toksike për bletët (hydroxymethylfurfural (HMF)

Koha më e përshtatëshme për përdorimin e acidit oxalik është vjeshta e vonë dhe dimëri.

-Gjithësesi, acid oksalik dëmton pjelljet e hapura.Kjo është më shumë se një arsye për të bërë trajtim, kur ka shumë pak pjellje

Acid citric.

-Për kontrollin e varroas përdoret gjërësisht lëng limoni .

-Studimet kanë përcaktuar efektin e lëng limonit, për kontrollin e Varroa,desktruktori (Anderson dhe Trueman). J

-Janë provuar pesë përqendrime(10%, 25%, 50%, 75% dhe 100%) lëng limoni me shurup sheqeri 1: 1 .

Rezultatet treguan se, përqindja e paksimit të varroas ishte respektivisht 32.514%, 40.577%, 82.88%, 84.411% dhe 86.613%, Përdorimi i mundshëm i lëng limoni është një alternativë për trajtime rutinë.

-Përdorimi e mban invazionin varroa nën” pragun dëmprurës” dhe në” pragun ekonomik”. Leng limoni ka aciditetit mesatarisht 2,5 (2,3 për 4,0 pH)

Përdoret acidi citrik 5g në një litër shurup sheqeri 1:1 .Pas përdorimit vrehen shumë varroa që kanë rënë dhe jetojnë, duhet detyrimisht të vendosen penguese që të mos riabilitohen. Bienen Wohl

Në vënde me bletari të zhvilluar, për shumë vite perdoret kjo pregatitje që përmban: Acid oxalic,Acid citrik,Vaj esenciale,Propolisi. Ka mëse 10 vjet që përdoret në europën qëndrore kundër varroas.Përbërësit e saj janë të padëmshme për bletët.Kjo lëndë është shumë e lehtë për t’u përdorur. Për të siguruar që bletët të kenë një fillim të mirë në pranverë është sugjeruar për të përdorur gjatë muajitNentor- dhjetor, në varësi të motit. .Që nga 8 korrik 2014 Bienen Wohl është i autorizuar si bar veterinare sipas ligjit veterinar të drogës të BE-së në Austri. Përbërësit origjinal Bienen Wohl: sherbet sheqeri ( 1: 1) , 3.5% acid oxalic, 1% acid citric, alkoole, vajra esenciale.

-Para përdorimit bletët duhet të ushqehen. Për çdo një litër i hidhet 100ml( 10%) uthull molle.Kjo ka veprim të dyfishtë ;ndaj varroas dhe sëmundjeve mykotike.

-Koha përshtatëshme për trajtim është periudha Nëntor-Janar.Trajtimi i Varroas në interval kohor prej 7 ditësh me 30ml. Temperatura e ambientit më mirë 8-10 ° C .

Popullsia varroa duhet të mbahet gjatë gjithë vitit nën pragun ekonomik dhe e kontrolluar.

Vazhdon…

Artikulli u përgatit nga Dr.Agim Nelaj
Teksti nuk lejohet të përdoret pa lejë të redaksisë të Revistës Mjekësia Veterinare Shqiptare apo autorit të shkrimit.
Ju lutemi në rast referimi duhet të përmendet autori, burimi i informacionit dhe linku përkatës.

 

Këtë e pëlqejnë %d blogues: