Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » Pyesni Mjekun Veteriner » Shpesh na pyesin; Doktor…? » Qeni im është shtatzënë, kush është lloji i ushqimit më i përshtatshëm që duhet ti jap?

Qeni im është shtatzënë, kush është lloji i ushqimit më i përshtatshëm që duhet ti jap?

qen per lindje

Une kam nje qen Pastor Belg.

Pasi lexova nje artikull tek revista juaj (“Shtatzania tek qeni”), mendoj se ajo eshte shtatzane.

A mundem ta di se cfare lloji ushqimi duhet ti jap?

 

 

 

 

Pergjigjet Dr Atalvin Zhiva:

Përshëndetje dhe ju faleminderit pasi keni bërë një pyetje më vend! Sigurisht, po ashtu si dhe njerëzit, c’farëdo lloj kafshe të jetë, ushqimi gjatë muajve të shtatzanisë dhe pas lindjes është gjëja më kryesore dhe e rëndësishme. Qeni juaj nëse është shtatzanë (është shumë herë më mirë kur dimë datat e sakta) do të ketë nevojë për një rritje graduale të cilësisë së ushqimit. Një ushqim i gatshëm, formula e të cilit është e aprovuar për rritje ( psh lloji i ushqimit që përdoret për këlyshët në rritje), është ushqimi i duhur dhe i domosdoshëm gjatë muajve që nëna do të ushqejë me gji të vegjëlit e saj. Periudha e shtatzanisë është ideale për të ndryshuar gradualisht ushqimin e qenit në dietën e re.
Rreth javës së 3-të të shtatzanisë , mund të vëmë re shënja të përzjera tek disa qen, kush më shumë dhe kush më pak, zakonisht qentë që janë shtatzënë kanë përzjerje (kryesisht në mëngjes) njësoj si dhe gratë shtatzëna, po ashtu mund të veme re humbje të oreksit, marrje mëndsh etj.
Kjo mund të zgjasë rreth 1 javë dhe qenit tuaj menjëherë pas kësaj periudhe duhet ti kthehet oreksi. Nëse humbja e orkesit dhe shënja të tjera (psh lethargji e përgjithëshme) zgjasin më shumë se një javë, ka mundësi të kemi ndonjë problem tjetër, prandaj ju këshilloj ta coni qenin tuaj tek mjeku veteriner.
Suplementet e kalciumit gjatë kësaj periudhe janë një ide e mirë. Nëse ju e keni qenin tuaj në një dietë ushqimore cilësore, kjo nuk do të jetë e nevojshme. Kini parasysh se përgjatë të ushqyerit me gji që nëna i bën këlyshëve të saj, kalciumi i prodhuar nga trupi mund të mos jetë mjaftueshëm, aq më tepër kur ushqimi që ju përdorni nuk ka sasinë e duhur të kalciumit, kjo mund ta përkeqësoje situatën, aq më shumë në qentë që lindin shumë këlyshë dhe prodhojnë sasi të shumtë qumështi. Në këto raste do të kemi nevojë për të shtuar në dijetën e nënës kalciumin e nevojshëm ( mund ta gjeni në formë tabletash).
Rreth ditës së 30-të të shtatzanisë, qeni juaj duhet të cohet tek mjeku veteriner për një egzaminim të përgjithsëm si dhe për të vërtetuar shtatzaninë.

Pergatiti pergjigjen
Dr Atalvin Zhiva

Nuk lejohet perdorimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë ose autorit.

Në rast referimi nga ky artikull duhet të përmendni burimin e informacionit veterineret.com


Na shkruani