Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Aktori i mirënjohur kthen fermën në park bletësh

Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare:-

Ai, ju përkushtua bletëve në vitin 2014, ashtu si dhe shumë aktivistë të tjerë rreth gjithë botës që të dëshpëruar po përpiqen t’ju bien këmbanave të alarmit rreth rrezikut që na kanos me bletët që po shuhen dita-ditës.
Atëherë kur shumë aktivistë dhe njerëz të njohur shkruajnë dhe shpërndajnë peticione rreth rrezikut të përdorimit të pesticideve. Aktori amerikan bëri një hap para duke mos u mjaftuar me mbjellje lulesh dhe nënshkrime peticionesh, por duke kaluar në veprim të drejtpërdejtë, duke e shndërruar fermën e tij prej 50 hektarësh në një park për bletët.

Morgan-Freeman
Morgan Freeman (Morgan Frimen ), aktori i njohur amerikan në moshën 81 vjeçare ju përkushtohet bletëve!
Aktori, regjisori dhe filantropisti i njohur i ka shtuar dhe një tjetër titull emrit të tij: Bletrritës!

Morgan Freeman kthen fermën e tij me një sipërfaqe prej më shumë se 50,000 (50 mije) metrash katrorë, në një fermë për ruajtjen e bletëve.
I ftuar në një emision televiziv nga më të ndjekurit jo vetëm në Amerikë, me Xhimi Fellon (Jimmy Fallon/ The Tonight Show), Freeman foli dhe rreth bletëve si një hobi i tij .
Në këtë intervistë aktori i mirënjohur flet rreth motivimit të tij dhe arsyes përse ju përkushtua bletëve. Aty ai shprehet: …Ka një përpjekje të përbashkët për të sjellë bletët përsëri në planet… Ne nuk e kuptojmë se ato janë themeli, mendoj, për rritjen e planetit…”
Duket se ashtu si dhe shumë prej nesh që kanë parë filmat e tij, edhe bletët e pëlqejnë aktorin dhe mënyrën sesi i trajton ato. Morgan Freeman thotë se ai nuk vesh asnjëherë kostum mbrojtës dhe po ashtu nuk i ka ndodhur asnjëherë të pickohet prej bletëve.
Aktori shkruan se; për momentin ai ka vetëm 26 koshere dhe së qëllimi i tij nuk është të marrë mjaltin, por vetëm ti ushqeje dhe të sigurohet se bletët do ja dalin të mbijetojnë dhë të shumohen për të mirën e planetit tonë.

Shënim i redaksisë: Shpresojmë se së shpejti dhe në rajonin tonë bleta do të marrë vëmendjen e duhur. Shpresojmë se së shpejti do të vihen rregulla dhe në përdorimin e pesticideve që të mos kemi aq shumë dëme në bletë, të cilat janë kaq të dobishme për jetën e planetit tonë.

bletet

Burimi informacionit: Revista “Forbes” 20 Mars 2019.

Artikulli u soll nga revista Mjekësia Veterinare Shqiptare. Përdorimi i këtij artikulli lejohet vetëm duke u përmendur burimi i informacionit si dhe linku përkatës.