Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Figura të Shquara të Mjekësisë Veterinare Shqiptare » Shkolla e Mesme Veterinare (Shkodër )

Shkolla e Mesme Veterinare (Shkodër )

Nevoja për specialist të mesëm të kualifikuar për blegtorinë shqiptare është  theksuar në mënyrë të vecantë që në Kongresin e Lushnjës,në vitin 1920, ku u hartua një program për mënyrën e arsimimit të specialistëve në bujqësisë dhe blegtorisë. Vendi  ynë kishte shumë nevojë për teknikë të mesëm dhe të ulët veterinerë. Prandaj duke ndjerë këtë mungesë Dr.Bilal Golemi  që në fillim hapi kurset e para për Infermjerë Veterinarë dhe Policë Veterinarë, të cilët kanë dhënë një kontribut me vlerë në atë periudhë.

Një pjesë e këtyre teknikëve u specializua në Itali në fusha të ndryshme të prodhimit blegtoral për një periudhë një vjecare si :Myrteza Shaqiri,Sulejman Hana,Mehdi Zaho,Kol Kiri,Xhevdet Abedini,Vasil Ristani,Memisha Ziguri,Ali Kabili,Ferit Xhelali,Sotir Argjendari,etj.

Pas clirimit u hapën Teknikume Bujqësore dhe Teknikumi Veterinar (Shkolla e Mesme Veterinare) e cila në fillim qe në Tiranë. Më 1949 është hapur Teknikumi veterinar në Kamëz,në ish shkollën e Dakës.Në fakt shkolla quhej Shkolla e Mesme Bujqësore me katër degë ;dega e bujqësisë,e veterinarisë,e zooteknisë dhe e pyjeve.Në vitin 1950 dega e vetenarisë merr emrin Teknikumi Veterinar.Në fillim drejtorët e  shkollës kanë qenë Ali Myftyu dhe Dr.Myslim Selenica.Mandej transferohet në Shkodër,pranë stacionit të Studimeve Zooteknike Kiras i themeluar në vitin 1947. Kjo qendër shkencore do të shërbente për përgatitjen praktike të nxënësve. Në këtë stacion kanë punuar sipas viteve që nga themelimi,specialist të shquar si :A.Celo,V.Samimi,Z.Buliqi,M.Selenica,S.Shehu etj. Fillimisht shkolla u vendos në afërsi të stacionit. Kushtet në fillim ishin mjaftë të vështira.Për klasa u përdorën disa dhoma të ish shtëpive të bujqëve dhe për mensa  e fjetore disa godina të stacionit. Kështu qëndroi gjatë vitit 1955-1956, këtu dolën dhe ndihmës mjekët e parë veterinarë.Në vitin mësimor 1956-1957,shkolla trasferohet në qendër të qytetit të Shkodrës në “ KIshën e Fretërve”. Një vit më vonë vendoset Brenda stacionit dhe në vitin tjetër mësimor përfundoi së ndërtuari shkolla e re në afërsi të tij.

Shkolla e Mesme Veterinare Shkoder

Drejtori i parë i kësaj,shkolle ka qenë Lazër Mirdita, ndërsa mësues: P.Kiri,M.Mozali,G.Kamsi,D.Mirdita,V.Xhindi,T,Bylyku,E.Prifti.

Në lëndët e përgjithëshme: G.Ugashi,S.Knoja,P.Fundo,P.Shestani,M.Smaja,S.Tabaku,Q.Kaduku,A.Kraja,etj. Në konvikt;drejtor S.Haxhia,kujdestar Z.Kraja,R.Mambazi,Gj.Gjonaj.Në vitin mësimor 1959-1960,largohet L.Mirdita për specializim në B.Sovjetik,dhe emërohet drejtor I.Gradeci i cili vinte nga funksione të ndryshme në strukturat e shërbimit veterinar të rrethi.

Puna plot pasion i mësuesve, arriti që shpejt të ngrihen 12 kabinete me mjete të prodhuara në punishten e shkollës nga mjeshtrit duar artë si M.Mirashi,F.Bala,Xh.Sereqi (Logoreci),V.Gurashi.dhe M.Mozali i cili është i pari pionier i ballsamosjes, përparimit të organeve dhe metodave origjinale të konservimit dhe paraqitjes së tyre artistike. Ai ngriti punishten e mjeteve mësimore që ndihmoj për ngritjen e kabineteve të tilla si: i anatomisë, fiziologjisë, anatomisë patologjike, mekanikës dhe teknologjisë blegtorale, parasitologjisë,kirurgjisë etj. Krahas këtyre u ngriten klinika veterinare, farmacia,laborator, dhoma e mjekëve, salla e kirurgjisë, salla e mjekimive ordinere,salla e kafshëve të sëmura etj.

Në vitin 1955-1956 shkolla kishte gjithsej 178 nxënës,dhjetë vjet më vonë në vitin mësimor 1965-1966 numëri arriti në 870 nxënës. Mësuesit e shkollës ishin pa përjashtim bashkautorë tekstesh si : Anatomia dhe fiziologjia normale e kafshëve,L.Stajku,C.Jaku. Anatomia patologjike, S.kapsuzi. Kirurgjia, A.Lika, M.Bilali. Zooteknia e vecantë B.Dizdari, H.Kockici, S.Gjati.

Puna e palodhur e plot pasion e breza mësuesish e ngriti shkollën në një nivel të tillë që do ta kishin zili jo vetëm brenda por dhe jashtë vendit.

Materiali u përgatit nga kolegia Zamira Hoxha dhe është shkëputur nga libri “Pionerët e Veterinarisë“  i  Mjekut Veteriner Dr Agim Nelaj.


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: