Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Informacione rreth pëllumbave » Kolumbiformët “Pellumbat dhe Guguçet”

Kolumbiformët “Pellumbat dhe Guguçet”

Biologjia: Taksonomia dhe përhapja gjeografike

pellumbaPëllumbat (pigeon) dhe gucuçet (dove)janë pjesë e rendit columbiformes. Ngjashmëritë e tyre anatomike me speciet e rendit të Charadriiformes janë të mëdha, por në ditët e sotme këto ngjashmëri konsiderohen si shëmbuj të një evolucioni konvergjent.

Termi pigeon , përgjithësisht përdoret për speciet e mëdha, ndërsa dove zakonisht përfaqëson varietetet e vogla.

pigeon1Anatomia: Pëllumbat janë këmbëshkurtër, trupmbushur, me bisht relativisht të gjatë, me kokë të vogël dhe qafë të shkurtër. Këta pëllumba janë të bukur, me ngjyra të zbehta ose të shndritshme që variojnë, por zakonisht edhe pse ngjyrat e ylberit mund të jenë një tipar ky rend shquhet për ngjyrat e errëta. Meshkujt janë disi më të mëdhenj. Shpesh, këmbët e tyre janë kanë ngjyrë të kuqe. Gishtat janë të vendosur në mënyrë të tillë që tre gishta janë përpara dhe një gisht, ai i madhi, tregon mbrapa. Edhe pse nuk shquhen për mprehtësinë e thonjëve dhe fortësinë e këmbëve të tyre, përplasja e krahëve të një pëllumbi femër është e aftë t’i shkaktojë një goditje të fortë një predatori të mundshëm. GugucePëllumbat e egër janë shpend me shumë pupla. Pjesa cervikale laterale, në nivel të venës jugulare, konsiderohet si zonë me pak pupula, por gjithësesi është e vështirë të vërehet v. jugulare nëse pupulat nuk shkulen. Pjesa që lejon vizualizimin e lëkurës dhe që është e preferuar për injeksionet intramuskulare është sternumi, kjo edhe falë gjerësisë së pjesës kraniale të tij. Fluturimi i parë është i fortë dhe ka një zhurmë karakteristike. Ndërrimi i puplave ndodh pas çiftëzimit dhe nuk ka asnjë lidhje me cilkin e çiftëzimit. Zogjtë e rinj mbushen me pupula që në muajt e parë të jetës duke u shndërruar kështu në adult. Gjithësesi, duke qënë se në këtë moshë akoma nuk mund të duket asnjë gjurmë e dimorfizmit seksual, vetëm seksimi kirurgjikal ose analiza e AND-së mund të çiftëzoj me të vërtetë zogjtë. Pleksusi vaskular-që zakonisht gjendet gjatë nekropsisë rreth lëkurës së qafës-nuk duhet konsideruar patologjik pasi funksionet e tij janë termorregullimi dhe paraqitja seksuale dhe territorial. Sqepi nuk është i fortë; maja e tij mund të jetë pak e kthyer. Gjuha është e sheshtë dhe fibroze dhe në disa specie mund të duken edhe rrudhat palatine. Pëllumbat posedojnë një bilobed crop të madh në bazën e qafës dhe të dy sekset prodhojnë një sekrecion me anë të të cilit ushqejnë të vëgjëlit gjatë ditëve të para të jetës. Fyti është i vogël dhe shumë muskular në speciet granivore dhe i madh e më pak muskular në speciet frutangrënëse. Fshikëza e tëmthit mungon. Masa fekalore (glasa) në të dy specie është kompakte, e bardhë dhe me prani të urateve. Keel është një kockë e gjatë e cila bën që distance midis ksifisternumit dhe kloakës të jetë relativisht e shkurtër. Masa muskulore pektorale e pëllumbave është e zhvilluar shumë mirë.

pellumba zogjKërkesat e veçanta të mbarështimit – Pëllumbat janë shpend mjaft rezistent pasi mbulesa e tyre e dendur me pupla i lejon ata të përballojnë ekstremet e temperaturave. Zogjtë e rinjt, të sapoçelur janë më pak tolerant ndja temperaturave të ulta dhe gjatë natës është mirë që ata të mbahen në ambjente të ngrohta. Vendet e thata, të cilat shërbejnë edhe për të hedhur ushqimin, mund të përdoren si “gracka” për kapjen e këtyrë shpendëve. Strukturat e mbyllura duhet të jenë të mirëventiluara në mënyrë që mundësitë e infeksioneve respiratore të minimizohen. Këto të fundit janë shumë të shpeshta në zogjtë e rinj. Në zonat e pa kufizuara me diell ndodh shpesh që zogjtë të “digjen” nga dielli. Ata zakonisht mblidhen krruspull, shtrinjë pjesën e brendëshme të paekspozuara të krahëve, ngrijnë puplat e pjesës së pasme të trupit dhe hapin bishtin.

Speciet strikte terrestiale kërkojnë terrene ranore me bar dhe guraleca.

Duhet të kihet parasysh pastrimi i vazhdueshëm i fekaleve.

Nuk lejohen ripublikime të këtij artikulli të plotë apo të pjeshme pa lejën e redaksisë.

Në rast referimi nga ky artikull, ju lutem përmendni burimin e informacionit!


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: