Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Rraca e lopëve Limuzin

Rraca Limuzin është aq e vjetër sa dhe vetë kontinenti europian. Vizatimet e gjetura në shpella tregojnë se kjo rracë ka jetuar më shumë se para 20 mijë vitesh. Është rracë franceze e mbarështuar për mish. Kjo rracë e ka marrë emrin sipas provincës Limuzin në pjesën jugure dhe qëndrore të Francës. Është krijuar në vise mjaft të varfra me ushqim. Terren e zonës ku rritej kjo rracë janë të varfra dhe kanë mungesë të theksuar kullotash. Limuzin paraqitet një rracë e fortë e cila shfrytëzohet edhe për punë. Mund të kalojë tërë vitin jashtë stalle, vetëm në kullosë. Është rracë mjaftë e madhe, me lartësi mesatare të xhidavisë rreth 138 cm te femrat dhe rreth 143 cm te damat. Masa trupore e gjedhëve është 500-850 kg, e demave rreth 1100 kg dhe me rreze të mishit 60-68%.
Kjo racë ka ngjyrë gruri në të kuqe, apo të verdhë të mbylltë në ngjyrë kafe, me “syza” me shkëlqim rreth syve. Kokën e ka të shkurtër me ballë të gjerë, ka brirë mesatar (ose pa brirë), qafën e ka të shkurtër, shpatullatmirë lidhen me kafazin e kraharorit, trupin e ka të thellë e të gjatë, me shpinë mjaftë të gjatë, këmbët relativisht të shkurtra, të forta dhe me eshtra të drejtë. Veti mjaftë me rëndësi e kësaj race është sasia e lartë e mishit cilësor në çfarëdo moshe të jetës. Shikuar në përgjithësi, rraca Limuzinë karakterizohet me prodhimtari të lartë të mishit cilësor.
Prodhimtarinë e qumështit e ka të ulët dhe mjafton vetëm sa për ta ushqyer viçin. Gjatë laktacionit prodhon 1.500-2.000 kg qumësht me 4% yndyrë.
Karakteristik rracore është lindja (pjellja) me vështirësi e viçit, me masë mesatare rreth 40 kg.
Është eksportuar në mjaft vende të ndryshme të botës përfshi dhe rajonin tonë.

Përgatiti Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare
Në rast publikimi apo referimi të këtij artikulli, ju lutemi të përmendet burimi informacionit.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: