Intervistë me Mjekun Veteriner që përdor bimën e Canabis Sativa për trajtime të ndryshme tek kafshët shtëpiake.
Në shumë shtete në USA, tashmë lejohet ligjërisht që të mund të blihet mariuhanë . Ajo është përdorur më parë vetëm me përshkrimin e një recete nga mjeku për trajtimin e dhimbjeve të ndryshme.
Sigurisht gjithmonë vihen në dukje dhe efektet anësore që vijnë nga përdorimi i saj, sidomos aty ku abuzohet.
Por a keni dëgjuar që ajo mund të përdoret dhe tek kafshët? Sigurisht për arsye mjekësore dhe jo nëpër festa dhe pub-e.
Sot do të sjellim një intervistë me doktor Doug Kramer, Mjek Veteriner i cili së bashku me një numër të tjerë veterinerësh ka future përdorimin e marijuanës tek qentë dhe macet. Marijuana apo e quajtur ndryshe me termin mjekësor THC (Tetrahydrocannabinol, elementi psikoaktiv që gjendet tek Cannabis) doktor Kramer spjegon se ka disa vite që po përdoret ne mjekesinë veterinarë prej tij dhe disa kolegëve të tjerë.
Por të ndjekim intervistën e plotë të bërë në një prej stacioneve të HBO:
Gazetarja: Dr Kramer si ju erdhi fillimisht kjo ide për trajtimin e qenushëve të sëmurë me marijuana?
Dr Kramer: Një kliente e imja, ajo është pak e çuditëshme, por shumë inteligjente e solli në vëmendjen time. Ajo kishte një qen që nuk ju përgjigjej si duhej trajtimeve kundër dhimbjeve, megjithë llojet e ndryshme qe i ishin provuar medikamente kunder dhimbjeve, steroide te ndryshme etj. E provuam dhe fatmirësisht patëm sukses duke jab ere me të lehtë jetën qenit të saj!
Gazetarja: Kam lexuar diku se dhe qenushja juaj e diagnostikuar me kancer, ka pasur një periudhe ku dhimbjet i kishte të mëdha dhe me të ju provuat gjithcka, po jo?
Dr Kramer: Kur ajo u diagnostikua me kancer, kaloi nëpër të gjitha terapitë tradicionale të mundëshme përfshi këtu dhe përdorimin e steroideve. Kur për mua u bë shumë e qartë se po afrohej fundi, dhe që nuk më kish ngelur asnjë mundësi tjetër, vendosa që në doza të vogla të provoja përdorimin e THC. Sigurisht nuk do të trajtohej sëmundja,ajo që unë po kërkoja ishte ta bëja më të lehtë jetën e saj, ti largoja sa më shumë dhimbje. Dhe pak ndryshim u vëre, ditën e parë ajo filloi të ecte nëpër shtëpi, gjë që nuk e kish bërë për disa javë. Sigurisht në fund të fundit, eutanazia ishte e pashmangëshme.
Gazetarja: Si mund të përdoret THC tek kafshët, apo kush është metodja juaj e preferuar?
Dr Kramer: Në formën e tretësirës se glicerinës, sipas mendimit është forma më e pranueshme e trajtimit, në këtë mënyrë dhe dozimi është shumë herë më i kontrollueshëm, pasi ka shumë rëndësi që dozat të jenë sipas normave të përshkruara nga Mjeku Veteriner. Gjithashtu kjo tretësirë ka shije të ëmbël dhe përzjet shumë mirë me gjalpin apo vajin, duke na dhënë mundësi në këtë mënyrë të përgatisim biskota për qen sipas dozës së përshkruar.
Gazetarja: A rekomandohet përdorimi i produkteve mjekësore me përmbajtje marijuane dhe tek kafshët e tjera?
Dr Kramer: Po, ne e përdorim tek macet për momentin (për mos thënë më shumë se tek qentë). Tek to përdoret si një stimulant për oreksin. Macet janë me naze, vecanërisht kur janë shumë të sëmura. Cdo lloj kafshe që ka receptorë që përgjigjen ndaj cannabinoidëve, do të reagojë në të njëjtën mënyrë. Studimet që janë kryer tregojnë se majmuni, derrat, pulat dhe minjtë, të gjithë i disponojnë këto receptorë.
Gazetarja: Kam dëgjuar për pronarë që ju fryjnë tymin e cigares së marijuanës, pranë fytyrës së kafshëve të tyre. Cmendin keni ndaj këtij veprimi?
Dr Kramer: Eshtë tepër e gabuar. Përvec se është një abuzim që ju bëhet kafshëve, Eshtë një zhvlersim I asaj cka kolegët e mij dhe une po përpiqemi të bëjmë. Gjithcka qe ne po përpiqemi lidhet dhe me faktin që të ndalohen këto abuzime, është një keqkuptim total I mënyrës së përdorimit te THC tek kafshët. Po ju them se kam dy arsye të forta që t’ju mbush mëndjen të mos veproni në këtë mënyrë: Arsyeja e parë ka të bëjë me problemet e shumta shëndetësore që vijnë nga ky veprim. Kanceri I mushkrive dhe I aparatit nazal kanë lidhje të drejtpërdrejtë me këtë veprim. Si dhe e dyta ka lidhje me dozimin; ju nuk dini se c’farë doze po përfiton qeni apo macja juaj duke I fryrë tym në fytyrën e tyre.
Burimi i informacionit: HBO
Përgatiti MV Egli Ozuni
Nuk lejohet përdorimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë apo autorit të shkrimit.
Ju lutemi në rast referimi përmendëni burimin që në këtë rast është veterineret.com
“Mos bëj copy-paste, por shkruaj dhe ti dicka”