Fëmijët që vuajnë nga autizmi mund të ndihmohen nga prezenca e kafshëve shtëpiake në familje, më shumë sesa nga lodrat e shumëllojshme që mund të kenë në dispozicion!
Studime të shumta dhe të kryera nga grupe të ndryshme kërkuesish bëhen duke dashur të gjejnë sa më shumë ndihmë dhe lidhje të botës së jashtme me fëmijët që vuajnë nga autizmi!
Në një studim të bërë në vitin 2013 u sollën fakte dhe prova se kafshët shtëpiake mund të kenë një ndikim pozitiv më të madh në jetën e këtyre fëmijëve, në sjelljet e tyre dhe socializimin me botën që rrethon ata.
Hulumtimet e mëparshme kanë sjellë fakte se prezenca e një kafshe mund të stimulojë reagimin social mes njerëzish.
Në një studim të bërë se fundi (2018) nga Marguerite O’Haire, Doktore Shkencash, nga Universiteti Queensland në Australi, si dhe tri studiues të tjerë, vunë re se të gjithë të pranishmit në studim shfaqën më shumë sjellje pozitive dhe sjellje sociale të pranueshme si ; të folur, buzëqeshje dhe qeshje më të shpeshta, ishin më shumë bashkëbisedues (llafazanë), vendosnin kontakt me anën e shikimit( shihnin njerëzit e tjerë në sy), si dhe kontakte me të prekur. Veprime këto që ishin shumë herë më shumë të zhvilluara sesa tek fëmijët që kishin lodra të tjera.
Dr O’Haire thotë: “Prania e një kafshe mund të inkurajojë shoqërimin tek fëmijët me autizm dhe shokët e tyre”. “Tek fëmijët që ishin në shoqërinë e kafshëve; buzëqeshinin dhe qeshnin më shpesh. Në krahasim me fëmijet që ishin nën shoqërinë e lodrave, këta fëmijë bënë përparime të dukëshme në mënyrat e socializimit me moshatarët e tyre normale, duke tentuar bashkëbisedim, kontakt të drejtpëdrejtë me shikim, si dhe tentuan të bisedonin me njerzit e tyre të afërt. Këto përfitime ja bashkangjisim prezencës së kafshëve shtëpiake që ishin në këtë studim” -vazhdon doktoresha.
Në këtë studim u përfshinë 33 fëmijë të diagnostikuar me autizm (ASD) dhe 66 bashkëmoshatarë me zhvillim normal . Grupet e përbera nga një fëmijë autik (ASD) dhe 2 bashkëmoshatarët e tij, u regjistruan kur po luanin me lodra të ndryshme, si dhe kur luanin me 2 guinea pigs ( gini pig).
Studiuesit vunë re se fëmijët me probleme të autizmit shfaqnin sjellje sociale me efekte pozitive, kur ishin në shoqërinë e kafshëve, sesa kur luanin me lodra të tjera. Ata nuk qanin, dhe ishin më pak nevrikë.
Sic e dini autizmi është shumë i përhapur. Në U.S.A 50 fëmijë , 1 fëmijë është autik (ASD) sipas Qëndrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve.
Ky studim u botua së fundi në revistën PLOS ONE, një revistë ndërkombëtare, ku botohen studimet më të fundit nga fusha e kërkimeve shkencore.
Përgatiti artikullin Dr Atalvin Zhiva.
Ripublikimi i këtij materiali pjesërisht apo i plotë është i ndaluar të botohet pa lejën e marrë nga redaksia e revistës ”Mjekësia Veterinare Shqiptare”.
Ju lutemi në çdo rast citimi apo reference nga ky tekst, shënoni linkun përkatës në veterineret.com