Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » 4 Prill Dita Botërore e Kafshëve të Pastreha

4 Prill Dita Botërore e Kafshëve të Pastreha

Advertisements

Në botë mendohet të jenë rreth 600.000.000 kafshë të pastreha.
4 Prilli është zgjedhur dita për të ndërgjegjësuar opinionin publik në mbarë botën.
Macet dhe qentë janë kafshë që me plot gojë mund të themi se e meritojnë një banesë, një familje. Por jo të gjitha kafshët e kanë këtë privilegj.
Të shumtë i shohim rrugëve të qyteteve tona qentë dhe macet e pastreha që jetojnë në kushte tepër të këqija.
Të paushqyer, shpesh vuajnë nga sëmundje të ndryshme, në të ftohtë dhe në të nxehtë pa pasur ndihmën e askujt. Dhe ajo që është më e keqja këtyre kafshëve të pastreha ju duhet të përballen me përbuzjet, abuzimet dhe keqtrajtimet e njerëzve violentë dhe të sëmurë psiqikë.
Por të gjithë NE njerëzit, kemi mundësi të bëjmë dicka!

Advertisements
Këtë e pëlqejnë %d blogues: