Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » C’farë moshe është fëmija juaj? Atëhere ja kush është kafsha shtëpiake e duhur për ju:

C’farë moshe është fëmija juaj? Atëhere ja kush është kafsha shtëpiake e duhur për ju:

 

Po mendoheni që së shpejti të merrni një kafshë shtëpiake? Shumë mirë do të veproni dhe ne ju përgëzojmë për këtë gjë! Por sigurohuni që të merni kafshën e duhur që do të përshtatet më së miri më moshën që ka fëmija juaj.

 

Foshnjat:

baby dhe maceFëmijët e porsalindur, bebet, fëmijet e vegjël, ne e dimë se nuk mund të kujdesen për kafshët në familje. Kështu nëse ju e kishit një kafshë shtëpiake , apo nëse adoptuat një, menjëherë sapo lindi fëmija juaj;- sigurohu që të bësh prezantimin mes fëmijës dhe qenit apo maces shtëpiake ashtu sic duhet. Këshilla kryesore që ne ju japim; mos i lini asnjëherë pa mbikqyrje kur janë duke u njohur, apo luajtur me njëri-tjetrin, gradualisht rrite kohën që ata kalojnë me njëri tjetrin, gjithmonë nënmbikqyrjen tuaj.

 

 

 

 

todler dhe qenFëmijet nga mosha 1.5-3 vjec :

Në këtë moshë fëmijët janë kuriozë, do të tërheqin kafshën shtëpiake prej qimesh, gjymtyrësh, veshët, etj, është mosha kur kontakti vendoset duke prekur. Sigurohuni që kafsha që keni adoptuar të jetë në gjendjë të “durojë” këto prekje, në këtë mënyrë. Kur janë duke kaluar kohë së bashku ( gjithmonë nënvëmendjen tuaj) , sigurohuni që ta mësoni fëmijët tuaj se duhet të prekë kafshën shtëpiake sa më lehtë dhë butësisht. Gjithashtu duam të theksojmë se në këtë moshë është me rëndësi që fëmija duhet të mësoje që të mos prekë enët e ushqimit dhe ujit, apo kutinë me rërë për macet, pasi mund të jetë e kontaminuar. Nëse në shtëpinë tuaj keni peshq dekorativë, ju sugjerojmë që në këtë mshë ta mbani sa më larg fëmijen tuaj prej akuariumit dhe pajisjeve elektrike.

 

 

 

 

3-5 vjec;

Guinea PigsNë këtë moshë fëmija juaj ka mësuar rreth mënyrës dhe rregullave të kontaktit, gjithshtu ndjeshmëria e tyre ( fëmijëve) zhvillohet ndjeshëm. Ata duan të vënë re dhe komentojnë ( apo dhe imitojnë) shpesh c’do levizje apo veprim të kafshës shtëpiake që gjendet në familjen tuaj. Ekspertet për fëmijët e kësaj moshe rekomandojnë kafshë shtëpiake që janë lehtësisht të manovrueshme dhe që nuk nevojitet shumë punë. Pershembull ekspertet rekomandojnë një Guinea pig që ka qejf të mbahet dhe përkëdhelet prej dikujt, nuk kafshon ( lehtësisht nduk ) dhe shpesh me fërshëllimën e tyre lumturojnë tej masë fëmijën tuaj. Në këtë moshë fëmijës juaj mund ti mësohen disa përgjegjësi si psh mbushja e enëve të ujit dhe hedhja e ushqimit në enën përkatëse ( mos harroni sasia e ushqimit duhet përcaktuar nga ju).

 

 

 

5- 10 vjec:

golden fishNë këtë moshë fëmijët dëshirojnë të kuptojnë dhe spjegojnë gjithcka shohin. Psikologët mendojnë se shpesh kafshët e rralla, të vogla, që nuk kërkojnë punë dhë përkushtim të madh janë në qëndër të vëmendjes prej kësaj moshe. Përshembull peshqit e artë ( golden fish), apo zogj të ndryshëm dekorativë janë idealë. Ndërkohë që fëmija juaj pastron kafazin apo akuariumin, pastrimin dhe mbushjen e enëve të ushqimit sipas sasisë së caktuar, të mbikqyret për tu siguruar që po vepron sipas udhëzimeve përkatëse. Kjo është mosha ideale që fëmija të mësoje rreth higjenës, rëndësisë së pastrimit të ambjentit të kafshës duke i kushtuar rëndësi larjes së duarve pas kryerjes së punës. Janë rregulla që nëse mësohen sic duhet tani, do ti bëhën rutinë për gjithmonë.

 

 

 

qen i palareFëmijët nga mosha 10-13 vjec:

Fëmijët në adoleshencë të hershme , kanë një interes të madh ndaj kafshëve dhe një kapacitet të kënaqshëm për të marrë përgjegjësi. Në këtë moshë ata janë gati të kenë kafshë shtëpiake si qen, mace, lepuj dhe mund të kujdesen më së miri për to, të pastrojnë kutinë e rërës për macet, kafazet për lepujt apo papagaj, apo ti nxjerrin shëtitje në rast nevoje. Por edhe pse fëmijët në këtë moshë janë të besueshëm, sërisht është mirë të kontrollohen prej më të mëdhenjëve për tu siguruar se po veprojnë sic duhet. Në këtë moshë fëmijët mund të marrin dhe detyra për trajnimin e kafshëve shtëpiake, psh si ti mësojnë që të përdorin banjën në vendin e caktuar etj.

 

 

 

 

14-17 vjec:

Adoleshentët në këtë moshë janë gjithmonë tepër të zënë dhe është e vështirë për kafshët shtëpiake të tërheqin vëmendjen e tyre. Rekomandohet mbajtja e zogjëve dekorativë ose peshqëve të akuariumit. Adoleshentët janë të rritur tashmë dhe sigurisht mund t’ju besohet marrja e plotë e përgjegjësive nën udhëzimin dhe kujdesin e më të rriturve. Shpesh dëshira e tyre për të pasur një kafshë të ndryshme i shtyn ata për të birësuar disa qen, mace, papagaj (sidomos rracat e vecanta) .

Duam t’ju rikujtojmë prindërve se; këto kafshë do te ngelen tek ju në shtëpi, kur fëmijët tuaj të shkojnë në universitete .

Përgatiti materialim Mjek Veteriner Egli Ozuni.

Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë . Ripublikimi i këtij materiali pjesërisht apo i plotë është i ndaluar të botohet pa lejen e marrë nga redakisa e revistës”Veterinerët”. Ju lutemi në çdo rast citimi apo reference nga ky tekst, shënoni linkun përkatës në veterineret.com


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: