Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Ketoza e lopëve

lope me ketozeKetoza në kafshët ripërtypëse shkaktohet nga çrregullimi i metabolizmit të karbohidrateve, lipideve, proteinave, etj.

Ketoza ndeshet më tepër në lopë me prodhimtari të lartë qumështi, të ushqyera mirë por jo me balancin e duhur ushqimor, dhe bëjnë jetë stallore. Rrallë ajo vërehet edhe në lopë që mbahen në kullotë.

Ketoza është një çrregullim kompleks dhe paraqitet gjatë ditëve të para 10 deri 40 ditë pas pjelljes. Tri javët e para pas pjelljes është periudha me kritike. Gjatë kësaj periudhe lopët qumështore kanë vështirësi në mobilizimin e mjaftueshëm të lëndëve ushqyese për prodhim të lartë të qumështit. Zakonisht lopët kanë bilanc negativ të energjisë sepse prodhimi i lartë i qumështit tejkalon sasinë e lëndëve ushqyese dhe si pasojë shfrytëzohen rezervat trupore.

Simptomat

Ketoza klinikisht karakterizohet me mungesë oreksi, dobësim i lopës, në disa raste ka kapsllëk me një erë të veçantë, acetoni të frymarrjes.. Herë pas here lopa humb baraspeshimin si pasojë e dobësimit të përgjithshme. Prodhimi i qumështit është i ultë me humbje të peshës trupore.

testi ketosesTesti më i mirë  diagnostik është  kontrollimi i acetonit në urinë, qumësht ose gjak. Nëse testi i urinës është negativ përjashton ketozën. Testi i qumështit ose gjakut përfaqëson një veprim me të përpiktë në shkallen e ketozës.

Shkaqet

Një lopë vuan nga ketoza kur shkalla e sheqerit në gjak është e ultë dhe niveli i ketoneve të larta. Kur sheqeri ne gjak është i ulët, trupi tenton ta kompensojë mobilizimin e yndyrës duke i marrë këto rezerva nga rezervat trupore. Me pak fjalë, mobilizimi i rritjes së sasisë së yndyrës nuk është në normë të njëjtë me prodhimin e ketoneve në mëlçi dhe kjo lidhet me zvogëlimin e glukozës në gjak. Simptomat klinike  të ketozes me siguri shkaktohen nga efektet toksike të shkalles së lartë të ketoneve në gjak. Incidenti i ketozes  është me i larët ne lopët që  kanë mbipeshe gjatë fazës se vone të laktacionit dhe periudhës  se tharjes. Intensiteti i ketozes varet nga aftësia e mëlçisë për të thithur  acidet yndyrore të lira të mobilizuara nga yndyrat trupore.  Sa me gjatë qe është sëmundja prezentë është më vështire të shërohet për shkak të ndryshimeve në mëlçi.

Mjekimi

serum IVNë lopët e prekura mjekimi mund të përdoret për ngritjen e shkalles së sheqerit në gjak, si dhënie orale të propilen glikolit, dhe nëse është e nevojshme dhënie intravenoze të glukozës dhe injektimi intramuskular i glukokortikoideve. Propilen glikoli ka përparësi si burim i jashtëm i glukozës dhe mund të shtohet gradualisht dhe vazhdon deri sa lopa të shërohet. 

Parandalimi

Në përgjithësi, lopët duhet të kenë peshën trupore të dëshirueshme gjatë fazës së tharjes dhe jo shumë  të trasha para pjelljes. Gjatë periudhës së tharjes lopët duhet  ushqyer me energji të ulët në racion për të parandaluar parezën e qumështit dhe  me sasi të dëshirueshme të mineraleve dhe vitaminave për mbajtjen e shëndetit të lopës.

Pas pjelljes, lopa duhet te ketë ne dispozicion ushqim voluminoz kualitativ sipas dëshirës, po ashtu racioni nuk duhet të ndryshojë menjëherë. Racioni duhet të jetë mirë balancuar sipas kërkesave që  ka lopa në fillimin e laktacionit. Dhënia e ushqimit të koncentruar duhet të jetë graduale dhe të arrihet maksimumi në javën e 2 pas pjelljes. Gjithashtu duhet monitoruar një herë në javë shkallën e ketoneve në urinë dhe qumësht për të zbuluar lopët e rrezikuara nga prekja e ketozes.

Burimi informacionit:Logoe IADK


Na shkruani