Si c’do vit në sallën Medison Square Garden në New York u mbajt prezantimi për qenin më të mirë.
Ky prezantim organizohet nga Westminster Dog Show dhe ka një vëmendje të paparë nga gjithë vendet e botës.
Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare, edhe kësaj here do të sjellë një përmbledhje të shkurtër të këtij takimi si dhe shkurtimisht një historik të rracës se qenit fitues.
Ky ishte takimi i 141 dhe e vecanta për këtë vit ishte se u lejua dhe pjesmarrja e maceve në një prezantim të vecantë (sigurisht jo në prezencën e qenve 🙂 .
Si përherë artikullin tonë do e nisim me një hyrje të shkurtër rreth Westminster Dog Show:
Westminster Kennel Club është një show që zgjat 2 ditë. Në këtë konkurs prezantohen të gjitha rracat e konfirmuara si të pastra apo dhe kombinimet (kryqëzimet) e njohura tashmë. Ky konkurs mbahet në muajin Shkurt të ç’do viti në New York. Në sallën me emër të njohur “Madison Square Garden”.
Shfaqja e parë është mbajtur në vitin 1877. Ky klub ka organizuar 141 takime deri tani (viti 2017) duke pasur prezantimin e 2,500 rracave qensh të paraqitura nga 179 rraca të pastra dhe variatete të ndryshme të njohura nga Klubi Amerikan që merret me shown e qenve.
Përformimi i parë i këtij prezantimi është mbajtur në 8 Maj 1877 dhe menjëherë u bë konskursi i dytë më i populluar në Shtetet e Bashkuara në atë kohë. Fillimisht ai filloi si një prezantim i qenve të gjahut , kryesisht Setters dhe Pointers.
Hera e parë e mbajtjes së këtij evenimenti ishte një sukses duke bërë prezantimin e 1200 qenve dhe duke e shndërruar atë nga 3 ditë që ishte vendosur të mbahej në 5 ditë prezantim.
Megjithë popullaritetin dhe sukesin qe ka ky show , për shkak të hapësirës së kufizuar ku mbahet , nuk lejohet pjesmarrja e më shumë se e 2,800 qenve.
Sot ky prezantim zhvillohet c’do muaj Shkurt dhe zgjat 2 dite dhe 2 net.
Disa të dhëna rreth këtij konkursi me famë botërore:
-
Rracat e qenve konkurojnë fillimisht brenda grupit të ndara në grupet si më poshtë: Sportive, Të gjahut, E punës, Terrier, Lodra, Rajtësit e tufave dhe të tjera.
-
Fillimisht qentë konkurojnë brenda për qeni më i mirë brenda rracës së tyre, më pas konkurojnë për qeni më i mirë sipas grupit që i përkasin dhe më pas për qeni më i mirë në këtë konkurs.
Pra tashmë dihet se përvec se është një prej konkurseve më të vjetër për qen, është po ashtu dhe më i madhi me pjesmarrje nga e gjithë bota.
Për vitin 2017 qeni fitues quhet Rumor dhe ajo i përket rracës German shepherd ( Pastori tedesk).
Rumor e ka marrë emrin e saj nga kënga e Adele “Rumor Has It” dhe është një qenushë që mori pjesë edhe vjet (2016) duke qënë në kyre të klasifikimit brenda rracave të pastra por që në garën përfundimtare humbi me pak diferencë duke ju rrëmbyer titulli nga qeni me emrin C.J (edhe ky i përket rracës Gjermane te German shorthaired pointer Lexo ketu rreth fituesit te vitit 2016).
Gjithsesi këtë vit Rumor arriti të fitonte garën si qeni më i mirë për vitin 2017.
Personi që prezantoi Rumor, Kent Boyles tregon se kishte vendosur që ta nxirrte në pension Rumor e cila tashmë është në moshën 5 vjecare.
Por besojmë se Mr Boyles është i lumtur që nuk veproi në këtë mënyrë pasi do të kishte neglur pa titull.
Rumor doli fituese po ashtu si dhe kënga e kënduar nga Adele që fitoi titullin Grammy.
Rumor pati si konkurentë në këtë garë qenin e rracës Norvegjeze e quajtur Duffy, qenin e rraces Pekingese i quajtur Chuckie, Poodle në miniaturë me emrin Aftin, Devlin një qen i rracës Boxer dhe Adrian i cili është i rracës Seter Irlandez.
Megjithë konkurencën e fortë qenushja me emrin Rumor arriti të fitojë këtë titull shumë të rëndësishëm në botën e garave me qen.
Tani për nder të fitueses po ju sjellim një përmbledhje rreth qenve të rracës German shepherd.
Rraca e qenve German shepherd është e njohur kudo në botë.
Në Shqipëri njihet dhe me emrin qen kufiri, apo qen policie (duke ju referuar se kjo rracë ka qënë gjithmonë në shërbim të forcave të rendit). Po ashtu një emër tjetër që përdoret është dhe emri Pastori tedesk.
Rraca e qenve German shepherd është e një rracë që ashtu sic kuptohet dhe nga emri e ka origjinën e saj nga Gjermania (në gjermanisht Deutscher Schäferhund). Kjo rracë daton rreth vitit 1899, pra sic shihet është një rracë e re.
German shepherd është qen pune dhe fillimisht është mbarështuar për ruajtjen e bagëtive.
Por me kalimin e viteve duke parë zgjuarsinë, shkathtësinë dhe forcën e këtij qeni, filloi të përdorej në shumë fusha të ndryshme ku përfshihen: kujdestar fëmijësh, për asistencë të njerëzve me aftësi të kufizuara, në
shërbim të forcave të rendit (polici, ushtri etj) biles German shepherd kanë luajtur jo pak filma si aktorë të mirëfilltë.
Përshkrimi i rracës German shepherd:
Janë qen me madhësi trupore që varion nga 60-65 cm për meshkutj dhe femrat 55-60 cm. Pesha e tyre është rreth 30-40 kg për meshkujt, kurse femrat kanë një peshë trupore prej 22-32 kg.
Karakteristika të tjera të kësaj rrace janë nofullat e zgjatura ( me pak formë drejtkëndore) si dhe hunda e zezë.
Veshët e ngritur janë një prej karakteristikave që bie më shumë në sy.
Kanë një qafë të gjatë, bishti i mbushur dhe leshator.
German shepherd kanë dy shtresa gëzofi. Qimet janë të dendura dhe paraqiten dy variantesh ose të gjata ose të shkurtëra.
Shumica e qenve të rracës German shepherd janë ose kafe dhe e zezë ose të kuqërremte dhe të zezë. Në raste të rralla mund të hasim qen që janë të gjithë të zinj, të bardhe apo dhe gri.
Qentë e rracës German shepherd janë shumë inteligjent dhe të guximshëm. Kjo i ka bërë ata të jenë tepër të famshëm në pohtuajse të gjithë rruzullin tokësor.
Nga studimet e bëra është parë se kjo rracë mund ta mësojë një komandë 95 % të rasteve pasi e kemi përsëritur vetëm 5 herë. Kjo inteligjencë e ndërthurur me guximin dhe forcën trupore ju ka dhënë qenve të rracës German shepherd vende pune nga më të besuarat dhe të vështirat sic është policia dhe ushtria.
Agresiviteti:
German shepherd e trajnuar mirë dhe me përgjegjësi janë shumë të besuar dhe të sigurt.
Por nëse kjo rracë është neglizhuar apo nuk merr trajnimin e duhur, mund të bëhët vërtet një problem jo i vogël.
Nësë kërkoni në internet do të gjeni se vetëm në Amerikë raportohen c’do vit 4.5 milion kafshime të ndodhura nga qentë e rracës German shepherd. Shumë prej këtyre kafshimeve janë me pasoja të rënda për personat e dëmtuar.
Për këdo që ka apo dëshiron të ketë një qen të rracës German shepherd duhet të kihet parasysh se kjo është një rracë pune që nuk mund te mbahet dhe jetojë si qen apartamenti duke ndenjur para TV gjithë ditën, por ka nevoje të dalë shëtitje si dhe SA ME SHUME USHTRIME FIZIKE QE TE JETE E MUNDUR!
Kini parasysh se sjelljet e një qeni të c’faredo rrace që të jetë, varen nga përkushtimi dhe përgjegjesia juaj.
Përgatiti MV Egli Ozuni
Nuk lejohet përdorimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë ose autorit të shkrimit.
Në rast referimi ju lutemi përmendeni burimin e informacionit që është Mjekësia Veterinare Shqiptare