Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Figura të Shquara të Mjekësisë Veterinare Shqiptare » Mjek Veterinerë që kanë dhënë kontribute dhe në fusha të tjera!

Mjek Veterinerë që kanë dhënë kontribute dhe në fusha të tjera!

Materialet që do të gjeni në këtë dritare kanë idenë për të treguar për jetën, shkrimin dhe kontributin që kanë dhënë personalitete të Mjekësisë Veterinare Shqiptare në fusha të tjera!
Këto artikuj janë përgatitur nga Dr Agim Nelaj dhe më poshtë po ju sjellim dhe parathënien e autorit!

—————————————————————————————

TË NDERUAR KOLEGË, STUDENTË,
MIQ TË MJEKËSISË VETERINARE SHQIPTARE!

Në historikun e mjekësisë veterinare, dhe jo vetëm, do të gjeni studime,shkrime , disa prej tyre unikale , të papërsëritshme nga përsonalitete të shquara, njerëz të mënçur, fisnikë, me kulturë të gjërë, intelektualë të përmasave të mëdha, korifej të diturisë e shkencës.
Ata nuk jetojnë më, por është një kapitull gjithnjë i hapur për të gjetur frymëzim për punë fisnike në shërbim të kombit. “Unë nuk i kam vënë vetes detyrë për të vazhduar jetëshkrime,studime dhe gjithëçka kanë bërë në fushën e mjekësisë veterinare, qëllimi im është tu bëj të ditur kontributin që kanë këta personalitete në fusha të tjera.
Pas një punë të gjatë dhe të mundimëshe nxitur si dhurat e frytëshme e pasionit profesional , hulumtimit të palodhur, por dhe kënaqësisë që të jep gërmimi nëpër arkiva,e vjeljes së dokumentave,fotografive,shkrimeve publicistike, e qëmtimit të mbresave,kujtimeve dhe impresioneve familjare dhe shoqërore kam arritur të evidentoj kontributet e tyre në fusha të tjera, krahas ushtrimit të profesionit të mjekut veteriner.
Kjo është dhuratë e përkujdesjes dhe dashurisë njerëzore,e respektit për punën e asaj plejade të shquar të mjekësisë veterinare shqiptare, që jo vetëm hodhi themelet e institucioneve shkencore dhe mësimore veterinare, por e përfaqësoj atë denjësisht brenda dhe jashtë atdheut, duke çarë rrugën për një vazhdimësi të sigurt të traditave më të mira, duke na lënë një pasuri të vyer në fusha me interes të veçantë në zhvillimin e lartësimin e kombit.Unë kam mundur të evidentoi që ata nëpërmjet studimeve dhe botimeve kanë ditur të ndërtojnë saktësisht ura lidhëse me konstitucionin shpirtëror dhe profesional të brezave deri në ditët tona.
Duke dhënë dhe një kontributin të papërsëritshëm, unikal në disa fusha.Pra gjithëçka të mirë që trashguam ,e ka kaluar me sukses provën e distancës kohore.Veprat që na kanë lënë, kanë një ndërthurje të përsosur midis asaj autentike shqiptare dhe harmonizimit me një mentalitet civil europian.Këta personalitete, korifej të shkencë,historisë, publicistikës etj, kanë një vënd të nderua në panteonin shqiptar të iluministëve.

Në vazhdim,materialet që do të botohen janë të fushave të ndryshme: historike, politike, publicictike, letrare, sportive etj.

Nga Dr Agim Nelaj

 

Këtë e pëlqejnë %d blogues: